Veriu.info
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Veriu
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Veriu

Pushteti nuk tregon se ku janë institucionet tjera paralele të Serbisë në Kosovë që kanë mbetur pa u mbyllur

23/10/2024 - 16:23
në Kryesore, Lajme
A A
Pushteti nuk tregon se ku janë institucionet tjera paralele të Serbisë në Kosovë që kanë mbetur pa u mbyllur
Shpërndaje në FacebookShpërndaje në Whatsapp

Disa komuna paralele të Serbisë në Kosovë u mbyllën gjatë këtij viti, por akoma ka të atilla që janë të hapura. Sot ministri i MAPL’së, Elbert Krasniqi, nuk tregoi se ndodhen institucionet paralele serbe që funksionojnë ende në Kosovë.

Në janar të këtij viti katër komuna paralele serbe u mbyllën në Dragash. Pas disa ditësh njëjtë u veprua edhe në Pejë, Istog e Klinë. Ndërsa në fund të gushtit u mbyllën edhe pesë institucione paralele të Serbisë në Veri. Ministri i Administrimit të Pushtetit Lokal, Elbert Krasniqi, pati bërë të ditur se bëhet fjalë për: Qarkun e Mitrovicës së Kosovës, Komunën paralele të Mitrovicës, Komunën paralele të Zveçanit, Komunën paralele të Zubin Potokut dhe Komunën paralele të Leposaviqit. E javën e kaluar u mbyll edhe komuna e Skenderajt në Veri.

Mbylljen e komunave paralele e pat kritikuar ambasada e SHBA’së duke thënë se është “e shqetësuar dhe e zhgënjyer”, ndërsa ambasadori gjerman dhe ai francez thanë se vendimi ishte “i pakoordinuar dhe i njëanshëm”.

Gazeta Express i ka dërguar pyetje MAPL’së që të kuptojë se cilat komuna paralele janë ende aktive, por nga Ministria kanë thënë që t’i drejtohemi Ministrisë së Punëve të Brendshme. Nga Ministria e Xhelal Sveçlës, Express nuk ka pranuar përgjigje deri më tani.

Mirëpo, sot në një konferencë për media, ministri i MAPL’së, Elbert Krasniqi tha se nuk i bëjnë publicitet se cilat do të mbyllen dhe kur, por dha zotimin se të gjitha do të mbyllen.

“Jo vetëm institucionet e sigurisë kanë informacione mbi aktivitetet e ndryshme të duplifikimit të institucioneve, por edhe mediat kanë lirinë, mundësinë dhe logjistikën që – shteti tash me sigurinë në veri – të bëjnë edhe kësi raportime që janë shumë të rëndësishme. Nuk kam çka të shtoj pos që nuk ka në Kosovë hapësirë për asnjë institucion paralel të shtetit. Ato do të mbyllen që të gjitha. Tash mund të kemi diskutime pse është mbyllur kjo dhe jo ajo, por krejt çka dua të them është se ato do të mbyllen. Para disa ditëve unë kam pranuar nga një media edhe kërkesën që t’i bëjë publike cilat janë, ku janë dhe kur do të mbyllen. Sigurisht që nuk do të shkojmë kështu me një publicitet se ku janë dhe kur do të mbyllen, por të gjitha do të mbyllen dhe atë shumë shpejtë”, tha Krasniqi.

Krasniqi kishte paralajmëruar mbylljen e komunës paralele në Graçanicë

Më 18 shtator, ministri Krasniqi, në një intervistë në “Frontal” të T7, ka paralajmëruar mbylljen e komunës paralele të Prishtinës me seli në Graçanicë.

Ai tha se nuk ka vend për institucione të Serbisë në Kosovë.

Krasniqi kishte paralajmëruar mbylljen e një zyre paralele të Skënderajt, e cila u mbyll javën e kaluar.

“Nëse sot do ta zhvillonim këtë bisedë dhe temë do të ishte mbyllja e zyrës në Graçanicë, ju do të thonit pse s’po mbyllen në Veri. Nuk ka vend për institucione të Serbisë në Kosovës. Nuk e di me datë se kur do të mbyllet. S’dua të banalizoj, por një zyrë paralele është edhe në Skenderaj, edhe ajo do të mbyllet”, ka thënë ai.

Krasniqi shtoi se në Kosovë “nuk mund të ekzistojë” asnjë komunë paralele.

“Pas Prizrenit, Dragashit, Klinës, Istogut, radha ka ardhë në Mitrovicë. Të gjitha do të mbyllen. S’do të mund të ekzistojë në Kosovë asnjë komunë paralele”, ka thënë ministri Krasniqi.

Në përvjetorin e parë të sulmit terrorist në Banjskë, ministri i Punëve të Brendshme, Xhelal Sveçla, tha se të gjitha institucionet ilegale që operojnë në Kosovë “në një kohë apo tjetër, do ta kenë fatin e njëjtë, sikur ato që tashmë janë mbyllur”.

“Është çështje e përgatitjeve operacionale të institucioneve të Republikës së Kosovës”, tha Sveçla në një intervistë për Radion Evropa e Lirë.

Shëndetësia dhe arsimi do të trajtohen në mënyrë specifike

Ministri Sveçla kur u pyet për deklaratën e kolegut të tij, ministrit Nenad Rashiq, se mbyllja e institucioneve arsimore dhe shëndetësore është çështje kohe, tha se sipas Pakos së Ahtisaarit, komuniteti serb përmes qeverisjeve komunale ka një autonomi më të gjerë në arsim dhe shëndetësi.

“Sipas Pakos së Ahtisaarit, komuniteti serb në këto dy sfera, përmes qeverisjeve komunale, ka një autonomi më të gjerë. Do të thotë, shëndetësia dhe arsimi kanë disa të drejta shtesë, disa privilegje, të cilat ne nuk jemi të interesuar që t’i prekim, sepse janë edhe në ligj. Andaj, në këto fusha do të jemi më të kujdesshëm, në kuptimin e përcaktimit të saktë të veprimtarisë së tyre brendapërbrenda ligjeve të Kosovës. Më herët, unë po flisja për komuna paralele, për shërbime, që nuk parashihet të ofrohen nga askush tjetër, përveç institucioneve legjitime të Republikës së Kosovës”, tha ai.

Sveçla tha se shëndetësia dhe arsimi do të trajtohen në mënyrë specifike ndaras nga mbyllja e institucioneve të tjera.

“Jo, nuk po them [se do të vazhdojnë të funksionojnë] nën sistemin e Serbisë. Po them që këto dy shërbime apo këto dy fusha kanë situatë specifike dhe do të trajtohen në mënyrë specifike, ndaras nga mbyllja e institucioneve të tjera, të cilat janë tashmë në proces”, tha ai.

Sveçla nuk dha detaje se si do të operojnë këto institucione, por tha se Ministria e Shëndetësisë i ka komunikimet e nevojshme me sistemin shëndetësor që punon në këto komuna. Sipas tij ajo që nevojitet është koordinimi i shtuar mes dy palëve që gjithçka të futet në bazën e ligjshmërisë.

Sipas tij e njëjta duhet të jetë edhe me sistemin arsimor.

“Të gjitha këto gjëra janë të parapara me ligj. Krejt çfarë do të bëjmë, është të kërkojmë që ligjet e Kosovës të zbatohen me përpikëri. Ministria e Shëndetësisë tashmë i ka komunikimet e nevojshme me sistemin shëndetësor, i cili punon në këto komuna. Unë besoj se krejt çfarë nevojitet, është një koordinim i shtuar mes të dyja palëve, në mënyrë që çdo gjë të futet në bazën e ligjshmërisë. E njëjta gjë do të duhej të ishte edhe me sistemin arsimor”, tha Sveçla.

JU REKOMANDOJMË

Kërcënon Rama: Listë e zezë për protestuesit e dhunshëm, do t’u ndalohet hyrja në BE

Rama në lamtumirën për Nanon: “Sa të paskan dashur mor burrë i dheut, edhe ata që të kallën në burg”
19/10/2026 - 19:57

Studentët që ushtrojnë dhunë ndaj pjesëtarëve të policisë mund të përballen me humbjen e bursave, arsimit falas dhe mbështetjes tjetër financiare nga shteti. Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama,...

Më shumëDetails

Gazetari i A2 CNN goditet me plumb gome gjatë protestës në Tiranë

Gazetari i A2 CNN goditet me plumb gome gjatë protestës në Tiranë
19/10/2026 - 19:49

Gazetari i A2 CNN, Armand Bajrami, është goditur në shpatull nga një plumb gome, ndërsa po raportonte për përplasjet mes protestuesve dhe policisë në bulevardin “Dëshmorët e Kombit”....

Më shumëDetails

Gashi: Kurti e luajti lojën në mënyrë brilante, PDK-ja do të ishte në situatë të vështirë po të refuzonte Shiroka-Pulën

Djegia e zyrave në IML, avokati Gashi: Është kryer nga kriminelë të sofistikuar
19/10/2026 - 19:43

Avokati Tomë Gashi ka vlerësuar se kryeministri Albin Kurti e ka menaxhuar “në mënyrë brilante” procesin e zgjedhjes së presidentes së Kosovës, Justina Shiroka-Pula. Duke folur në FIVE...

Më shumëDetails

Skandal në ordinancën “AL-DENT V” në Skenderaj: Pacienti gëlltit gjilpërën gjatë trajtimit stomatologjik

Skandal në ordinancën “AL-DENT V” në Skenderaj: Pacienti gëlltit gjilpërën gjatë trajtimit stomatologjik
19/10/2026 - 19:15

Një ngjarje skandaloze ka ndodhur në ambulancën e stomatologjisë “AL – Dent V” në Skenderaj, ku gjatë procedurës së trajtimit të dhëmbit pacienti e ka gëlltitur gjilpërën endodontike....

Më shumëDetails

Tensionohet situata në Tiranë: Policia hedh gaz lotsjellës, sulmohet me molotov Ministria e Brendshme

Tensionohet situata në Tiranë: Policia hedh gaz lotsjellës, sulmohet me molotov Ministria e Brendshme
19/10/2026 - 19:07

Situata në protestën që po zhvillohet në qendër të Tiranës është tensionuar, teksa policia ka hedhur gaz lotsjellës, ndërsa godina e Ministrisë së Brendshme është sulmuar me molotovë.Tensionet...

Më shumëDetails

Synimet për kryeministër, Përparim Rama: Kam menduar se do të bashkëpunoj me njerëz normalë, jo me psikopatë

“Ata dështuan, drejtësia fitoi”, Rama konfirmon pushimin e hetimeve ndaj tre zyrtarëve komunal për keqpërdorim të detyrës zyrtare
19/10/2026 - 18:52

"Nëse po e shoh që problemi qenka në nivel qendror, atëherë aty keni me më pas edhe mu, aty kam me luftu”, deklaroi Rama. Kryetari i Prishtinës, Përparim...

Më shumëDetails

Më të lexuarat në 24 orët e fundit

  • Arrestimi për kontrabandim të barnave të falsifikuara: Ky është personi që u vu në pranga mbrëmë në Fushë Kosovë

    Arrestimi për kontrabandim të barnave të falsifikuara: Ky është personi që u vu në pranga mbrëmë në Fushë Kosovë

    488 Shpërndaje
    Shpërndaje 195 Tweet 122
  • Hapet afati për subvencionimin e energjisë elektrike për familjet e cenueshme

    141 Shpërndaje
    Shpërndaje 56 Tweet 35
  • Pas ankesës së pacientit për rezultatet e analizave, Inspektorati zbulon një “mal” me antibiotikë të skaduar në poliklinikën “Elita Plus”

    145 Shpërndaje
    Shpërndaje 58 Tweet 36
  • Vazhdon konflikti i Elshanëve dhe Kelmendëve, therje me thika sot në qendër të Pejës

    148 Shpërndaje
    Shpërndaje 59 Tweet 37
  • Ia qëllon me pushkë qenin që po ruante bagëtitë në Skenderaj – Policia bastis shtëpinë e fqinjit, gjen armë artizanale e 25 fishekë

    97 Shpërndaje
    Shpërndaje 39 Tweet 24

Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.

Privacy Policy

© 2023 Veriu.info

Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum

© Veriu.info

Veriu.info përdor cookies. Duke vijuar me hapjen e kësaj faqe, ju bini dakord me kushtet për përdorimin e cookies. Më shumë