Barcelona në 10 ndeshjet e fundit në të gjitha garat nuk ka bilanc pozitiv, pasi ka regjistruar katër fitore, katër humbje dhe dy barazime.
Barça ka humbur çdo ndeshje në shtëpi që nga shfaqja e maskotës së tyre të re “CAT” në klub, shkruan gazetari sportiv, Fabrizio Romano, transmeton Klankosova.tv.
Ekipi katalunas në dy ndeshjet e fundit i ka regjistruar dy humbje, ku njërën e ka nga Leganesi, nga e cila pranoi gol në minutën e 5-të dhe nuk arriti të bënte ndryshim rezultati deri në fund.
Kurse humbjen e fundit e ka nga rivali Atletico Madrid, ku pavarësisht se ishin duke fituar, madrilenët e kthyen rezultatin krejt në fund, duke e marrë kreun e tabelës në La Liga.
Aktualisht vendin e parë në La Liga e ka Atletico Madridi me 41 pikë, vendin e dytë e ka Real Madridi me 40, ndërsa Barcelona në vendin e tretë me 38 sosh.