Veriu.info
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Veriu
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Veriu

Qelaj: Politikat sociale nuk janë prioritet i qeverisjeve lokale

08/11/2024 - 14:03
në Lajme
A A
Qelaj: Politikat sociale nuk janë prioritet i qeverisjeve lokale
Shpërndaje në FacebookShpërndaje në Whatsapp

Institucioni i Avokatit të Popullit ka organizuar një tryezë lidhur me të gjeturat pas takimeve të mbajtura në disa komuna të Kosovës lidhur me gjendjen e të drejtave të njeriut dhe lirive themelore, me theks të veçantë të drejtave të komuniteteve.

Avokati i Popullit, Naim Qelaj ka thënë se është fakt që komunat janë autoriteti që ballafaqohet me problemet përditshme dhe praktike të jetesës.Po ashtu, ai shtoi se fakt është edhe ajo që pavarësisht politikave të mira të qeverive lokale, sipas tij shpesh mungojnë kapacitetet për të mbuluar të gjitha nevojat e qytetarëve dhe se është i domosdoshëm bashkëpunimi dhe koordinimi me pushtetin qendror.

“Është fakt se komunat janë autoriteti që ballafaqohet me problemet e përditshme dhe praktike të jetës së qytetarëve dhe nga puna e qeverisjes lokale është e varur marrja e shërbimeve të domosdoshme që ndikojnë në mirëqenien dhe jetën e qytetarëve. Siç është fakt edhe ajo se pavarësisht politikave të mira të qeverive lokale shpesh mungojnë kapacitetet për të mbuluar të gjitha nevojat e qytetareve, prandaj edhe është e domosdoshme bashkëpunimi dhe koordinimi me pushtetin qendror. Ndërtimi i politikave që janë në përputhje me nevojat e komunave dhe trajtimi jo diskriminues duke vendosur prioritet që mbështesin secilën komunë dhe qytetarët e tyre”, ka thënë Qelaj.

Ai tha se është e qartë se politikat sociale akoma nuk kanë arritur të jenë prioritet i qeverisjeve lokale duke mbisunduar politikat zhvillimore në infrastrukturë, e që edhe përkundër investimeve në shumë raste nuk kanë plotësuar nevojat elementare dhe jetike, si furnizim me ujë të pijes, kanalizimit të ujërave të zeza.

“Me këtë rast më shumë rëndësi, është më i theksuar fakti që edhe përkundër thirrjeve publike deri sot qeveria nuk e ka vendosur në agjendë legjislative Ligjin për financimin e pushtetit lokal, ku do të parashiheshin edhe granatet specifike për çështje sociale”, ka thënë Qalaj. Ndërkaq edhe Cornelia Taylor, UD Shefe e Misionit të OSBE- së në Kosovë, ka thënë se e mbështesin dialogun mes institucionit të Avokatit të Popullit dhe mundësin për të mbrojtur të drejtat e e Njeriut. “Ne e dimë që ngritja e ankesave sinjalizon besimin në institucionin e Avokatit të Popullit dhe mundësinë tuaj për të mbrojtur të Drejtat e Njeriut, por progresi i vërtetë kërkon jo vetëm dialog por kërkon veprime vendimtare për të zbatuar rekomandimet tuaja dhe mendoj se është një raport i gjerë e i gjatë për këtë”, ka thënë ajo.

Ministri për komunitete dhe kthim, Nenad Rashiq tha se komunat e vogla nuk kanë kapacitet qe t’i ushtrojnë këto kompetenca që në nivel të tyre sidomos në gjithë përfshirjen sociale, e që sipas tij janë shumë komplekse dhe përfshijnë një numër të madh shërbimesh.

“Kam nxjerr përfundimin se komunat e vogla nuk kanë kapacitete që t’i ushtrojnë kompetencat në nivel të tyre, sidomos në gjithë përfshirjen sociale ose shërbime sociale. Shërbimet sociale janë shumë komplekse dhe përfshijnë një numër të madh shërbimesh të cilat komunat nuk kanë kapacitete, kështu që ne kemi punuar që t’i ndihmojmë nga institucionet qendrore që të arrijnë një nivel më të lartë dhe do duhej të kenë një propozim të asaj qe kemi quajtur grant specifik ose të posaçëm që do duhej të ndahej nga qeveria”, tha Rashiq./eo/

JU REKOMANDOJMË

Zhvillime të reja për vrasjen me sëpatë në Pejë, ndalohet edhe bashkëshorti i viktimës, Jeton Sylaj

Zhvillime të reja për vrasjen me sëpatë në Pejë, ndalohet edhe bashkëshorti i viktimës, Jeton Sylaj
25/10/2026 - 23:24

Zhvillime të reja janë shënuar në rastin e vrasjes së rëndë që tronditi sonte në mbrëmje fshatin Vitomiricë të Pejës, ku 49-vjeçarja Arlinda Sylaj Zekaj u gjet e...

Më shumëDetails

Çudit deputeti i VV-së: Humbjet e Vuçiqit filluan me ardhjen e Kurtit

Çudit deputeti i VV-së: Humbjet e Vuçiqit filluan me ardhjen e Kurtit
25/10/2026 - 23:09

Deputeti i Lëvizjes Vetëvendosje, Adnan Rrustemi, ka reaguar pasi Aleksandar Vuçiq pranoi humbjen në zgjedhjet parlamentare në Serbi, e ku fituese doli “Lista e Studentëve”. Rrustemi përmes një...

Më shumëDetails

Deçanasi e vret në Vitomericë kunatën e tij

Deçanasi e vret në Vitomericë kunatën e tij
25/10/2026 - 22:59

Një ngjarje e rëndë dyshohet se ka ndodhur në Vitomericë të Pejës, ku një burrë dyshohet se ka vrarë kunatën e tij. Sipas informacioneve të siguruara nga IndeksOnline,...

Më shumëDetails

Nga propaganda e Millosheviqit te pushteti autoritar 14-vjeçar: Historia politike e Aleksandar Vuçiqit

Nga propaganda e Millosheviqit te pushteti autoritar 14-vjeçar: Historia politike e Aleksandar Vuçiqit
25/10/2026 - 22:49

Pas 14 vjetësh dominimi në politikën serbe, Aleksandar Vuçiq ka pranuar humbjen në zgjedhjet e jashtëzakonshme parlamentare të 25 tetorit, duke paralajmëruar fundin e një epoke politike që...

Më shumëDetails

Festë në Beograd pas disfatës së Vuçiqit: Qytetarë në rrugë

Festë në Beograd pas disfatës së Vuçiqit: Qytetarë në rrugë
25/10/2026 - 22:22

Qindra qytetarë janë mbledhur në qendër të Beogradit për të festuar, pas publikimit të projeksioneve të para që tregojnë fitoren bindëse të Listës Studentore ndaj Aleksandar Vuçiqit. Në...

Më shumëDetails

Visar Mehmeti pritet të bëhet deputeti i dytë shqiptar në Parlamentin e Serbisë

Visar Mehmeti pritet të bëhet deputeti i dytë shqiptar në Parlamentin e Serbisë
25/10/2026 - 22:06

“Koalicioni Shqiptar” është drejt sigurimit të dy mandateve në zgjedhjet parlamentare në Serbi. Sipas rezultateve dhe përllogaritjeve preliminare, Shaip Kamberi pritet të sigurojë mandatin e deputetit, ndërsa Visar...

Më shumëDetails

Më të lexuarat në 24 orët e fundit

  • Breshëri të shtënash nga një Opel pa targa në Hajvali, gjenden gëzhoja e municion – këta janë dy të dyshuarit që po kërkohen nga Policia

    Breshëri të shtënash nga një Opel pa targa në Hajvali, gjenden gëzhoja e municion – këta janë dy të dyshuarit që po kërkohen nga Policia

    169 Shpërndaje
    Shpërndaje 68 Tweet 42
  • Deçanasi e vret në Vitomericë kunatën e tij

    113 Shpërndaje
    Shpërndaje 45 Tweet 28
  • Mbrojtje juridike profesionale për punëtorët e KEK-ut: SPEK nënshkruan marrëveshje me zyrën e avokatisë Feka & Partners

    196 Shpërndaje
    Shpërndaje 78 Tweet 49
  • Mbyllet votimi në Serbi, Vuçiq: Nëse humbasim, do ta njohim rezultatin

    91 Shpërndaje
    Shpërndaje 36 Tweet 23
  • Zhvillime të reja për vrasjen me sëpatë në Pejë, ndalohet edhe bashkëshorti i viktimës, Jeton Sylaj

    85 Shpërndaje
    Shpërndaje 34 Tweet 21

Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.

Privacy Policy

© 2023 Veriu.info

Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum

© Veriu.info

Veriu.info përdor cookies. Duke vijuar me hapjen e kësaj faqe, ju bini dakord me kushtet për përdorimin e cookies. Më shumë