Veriu.info
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Veriu
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Veriu

Qeveria do t’ua subvencionojë përsëri energjinë familjeve të cenueshme me të ardhura nën 150 euro për anëtar

05/09/2023 - 12:59
në Lajme
A A
Qeveria do t’ua subvencionojë përsëri energjinë familjeve të cenueshme me të ardhura nën 150 euro për anëtar
Shpërndaje në FacebookShpërndaje në Whatsapp

Programi për Mbrojtjen e Konsumatorëve të Cenueshëm të Energjisë Elektrike, i cili u prezantua të martën në qeveri, do t’i ndihmojë familjet e cenueshme duke ua subvencionuar faturat e energjisë.

Ky program është i dizajnuar për familjet kosovare me të ardhura mesatare nën 150 euro për anëtar të familjes.

Subvencionimi do të bëhet përmes formës së aplikimit, ndërsa programi do të zgjasë 1 vjet.

Sipas kryeministrit Albin Kurti, programi do të ketë rendësi të madhe për këto familje.

Ai ka treguar se programi parasheh subvencionim e faturave të energjisë për familjet të cilat kanë të ardhura mesatare nën 150 euro për anëtar të familjes, ndërsa do të zbatohet nga Ministria e Financave, Punës dhe Transfereve.

Kurti, po ashtu tha se fokus të veçantë në këtë program do të kenë grupe të caktuara të shoqërisë, si personat me aftësi të kufizuar, prindërit vetë-ushqyes dhe pensionistët që jetojnë vetëm.“Sot jemi mbedhur këtu që ta prezantojmë edhe një program të rëndësishëm, atë të Mbrojtjes së Konsumatorëve të Cenueshëm. Programi që po e prezantojmë sot, që do të zbatohet nga Ministria e Financave, Punës dhe Transfereve, ka në fokus subvencionim e faturës së energjisë elektrike për familjet të cilat kualifikohen si konsumatorë të cenueshëm të energjisë elektrike”.

“Fokus të veçantë në këtë program do të kenë grupe të caktuara të shoqërisë, si personat me aftësi të kufizuar, prindërit vetë-ushqyes dhe pensionistët që jetojnë vetëm. Programi për Mbrojtjen e Konsumatorëve të Cenueshëm është program një vjeçar i cili fokusohet në subvencionimin e faturave të energjisë elektrike për konsumatorët e cenueshëm, të hyrat mesatare mujore të të cilëve janë nënë 150 euro për anëtar të familjes”, tha ai.

Ndërsa, ministri i Financave, Hekuran Murati, ka treguar se për këtë program tanimë është hapur forma e aplikimit, por se së shpejti ministria do të dalë me njoftime se si të plotësohet ky formular.

“Programi parasheh t’i ndihmojë të gjitha familjet të cilat mesatarisht kanë më pak se 150 të ardhura mujore për anëtar të familjes. Pra, nëse një familje ka katër anëtar parashihet që nëse ka më pak se 600 euro të ardhura mujore mesatare mund të kualifikohet për programin dhe shuma e subvencionimit pastaj do të varët varësisht më pak sesa pragu i nevojshëm që merr. Për këtë do të hapet edhe forma e aplikimit që është gati, por që gjatë ditëve në vijim do të dalim me njoftime si Ministri për formularin e aplikimit, ku të gjithë do ta kenë mundësinë që të aplikojnë”, ka thënë Murati.

Shefi i bashkëpunimit në zyrën e BE-së, Alessandro Bianciardi, tha se BE-ja është e zotuar se do ta ndihmojë Kosovën për energjinë e se deri tani 200 mijë shtëpi kanë përfituar nga subvencionimi për konsumimin e energjisë.

“Ju e dini qe BE është e zotuar që t’i ndihmojë qytetarët në Ballkanin Perëndimor që ta përballojnë krizën me energjinë. 200 mijë shtëpi kanë përfituar nga subvencionimi për konsumimin e energjisë”.

“BE mbetet e zotuar që ta ndihmojë Kosovën në fushën e energjisë. Presim me padurim që të kemi një përkrahje dhe të kemi energjinë më të kapshme”, tha ai.

Po ashtu edhe menaxheri i Bankës Botërore në Kosovë, Massimiliano Paolucci, tha se Banka Botërore do ta përkrahë Kosovëm, jo vetëm për energji, por për të gjitha fushat. “Energjia e shtrydh buxhetin e Kosovës meqenëse situata është shumë e keqe për ata që jetojnë në varfëri sepse shpenzojnë shumë për ushqime e gjera të tjera. Presim që nga programi i lansuar sot të përfitojnë ata që nuk mund ta përballojnë inflacionin”.

“Masat e subvencionimit duhet që të analizohen shumë mirë. S’ka dyshim që do të përfitojnë më së shumti ata që kanë nevojë. Këto masa kërkojnë resurse të mjaftueshëm dhe nëse nuk janë të menaxhuara në mënyrë efikase . Banka Botërorë i përkrah të gjitha reformat në Kosovë. Banka Botërore do ta përkrahë Kosovën në shumë fusha dhe të ketë”, tha ai.

JU REKOMANDOJMË

Plani i Trumpit zemëron Evropën: Uashingtoni u dërgon miliona dollarë mediave të krahut të djathtë

Plani i Trumpit zemëron Evropën: Uashingtoni u dërgon miliona dollarë mediave të krahut të djathtë
01/09/2026 - 08:45

Administrata e Presidentit të SHBA-së, Donald Trump, planifikon të ndajë 4 milionë dollarë për të forcuar mediat e krahut të djathtë në Evropë, pjesë e një pakete më...

Më shumëDetails

Kjo është gjendja e fundit në pikat kufitare të Kosovës

20 minuta pritje për të dalë nga Kosova
01/09/2026 - 08:30

Sipas të dhënave të fundit për fluksin në pikat e kalimit kufitar, qarkullimi i automjeteve po zhvillohet pa vonesa të mëdha Në shumicën e pikave kufitare, hyrjet dhe...

Më shumëDetails

Gjendet e mitura që ishte raportuar e zhdukur në Pejë – Policia e gjen duke shëtitur në qytet

U nis për në shkollë e nuk u kthye më, babai njofton se i është zhdukur vajza 12 vjeçare
01/09/2026 - 08:19

E mitura R.H., 15-vjeçare, e cila ishte raportuar e zhdukur në Pejë, është gjetur sot pas angazhimit të hetuesve policorë. Sipas informacioneve të Sinjalit, rasti lidhet me zhdukjen...

Më shumëDetails

Deputetët e PDK-së dhe Aleancës bllokojnë sërish hyrjen e Qeverisë

Deputetët e PDK-së dhe Aleancës bllokojnë sërish hyrjen e Qeverisë
01/09/2026 - 08:08

Deputetët e PDK-së dhe Aleancës, kanë bllokuar edhe sot hyrjen e Qeverisë. Ditën e sotme i janë bashkuar asamblistë dhe aktivistë nga Anamorava. Ata në orët e mëngjesit...

Më shumëDetails

Kandidati për president u gjet, por marrëveshja LVV-LDK përplaset me kundërshtime

Kandidati për president u gjet, por marrëveshja LVV-LDK përplaset me kundërshtime
01/09/2026 - 08:01

Lëvizja Vetëvendosje (LVV) dhe Lidhja Demokratike e Kosovës (LDK) kanë arritur marrëveshje që profesori dhe diplomati Bekim Sejdiu të jetë kandidat për President të Republikës së Kosovës. Marrëveshja...

Më shumëDetails

Beha: Gjyqtari që kërkoi të shqyrtohej lirimi i Thaçit nuk u përfshi më në panelet për krerët e UÇK-së

Beha: Gjyqtari që kërkoi të shqyrtohej lirimi i Thaçit nuk u përfshi më në panelet për krerët e UÇK-së
31/08/2026 - 22:45

Gazetari Besian Beha ka ngritur pikëpyetje lidhur me përbërjen e paneleve gjyqësore që kanë vendosur për vazhdimin e paraburgimit të ish-krerëve të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës në Hagë....

Më shumëDetails

Më të lexuarat në 24 orët e fundit

  • Ekskluzive: Arrestohet 4 persona në Mitrovicë nën dyshimin për dallavere me testin e patent shoferëve

    Ekskluzive: Arrestohet 4 persona në Mitrovicë nën dyshimin për dallavere me testin e patent shoferëve

    154 Shpërndaje
    Shpërndaje 62 Tweet 39
  • Hoti del me sqarim, tregon pse nuk e voton Bekim Sejdiun për president

    114 Shpërndaje
    Shpërndaje 46 Tweet 29
  • Policia konfirmon raportimin e Veriu.info: Janë arrestuar 4 persona në Mitrovicë për dallavere me testin për patentë shofer

    104 Shpërndaje
    Shpërndaje 42 Tweet 26
  • Bekë Berisha për kandidatin për President: Duhet me qenë shumë i poshtër meqë janë pajtuar për të

    97 Shpërndaje
    Shpërndaje 39 Tweet 24
  • “Kjo është…”, momenti kur Mihrija kupton se do të bëhet gjyshe (video)

    91 Shpërndaje
    Shpërndaje 36 Tweet 23

Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.

Privacy Policy

© 2023 Veriu.info

Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum

© Veriu.info

Veriu.info përdor cookies. Duke vijuar me hapjen e kësaj faqe, ju bini dakord me kushtet për përdorimin e cookies. Më shumë