Veriu.info
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Veriu
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Veriu

“Qeveria e Kosovës refuzon projekte e zgjidhje me karakter territorial”

12/11/2024 - 16:25
në Lajme
A A
“Qeveria e Kosovës refuzon projekte e zgjidhje me karakter territorial”
Shpërndaje në FacebookShpërndaje në Whatsapp

Për Qeverinë e Kosovës, shkëmbimi i territoreve me Serbinë, si mundësi për zgjidhjen e mosmarrëveshjeve, nuk duhet të vihet në diskutim.

Ajo thotë se ka qenë dhe është kundër idesë së tillë.

“Qeveria e Kosovës refuzon projekte e zgjidhje me karakter territorial”, thotë zëdhënësi Përparim Kryeziu për Radion Evropa e Lirë.

Ideja u riaktualizua javën e kaluar, kur kandidatja për komisionare të Zgjerimit të Bashkimit Evropian, Marta Kos, u deklarua kundër saj.

“Komisioni Evropian dhe unë, nëse konfirmohem, nuk do t’i ndjekim këto tendenca”, tha Kos në një seancë dëgjimore në Parlamentin Evropian.

Po atë javë, zgjedhjet presidenciale në SHBA i fitoi ish-presidenti republikan, Donald Trump, i cili do ta marrë mandatin nga janari i vitit të ardhshëm.

Në administratën e parë të Trumpit, nga viti 2017 deri më 2021, ka pasur disa zyrtarë, si këshilltari i atëhershëm për siguri kombëtare, John Bolton, që nuk e kanë përjashtuar opsionin e “korrigjimeve territoriale” mes Kosovës dhe Serbisë.

“Ne nuk do të jemi pengesë dhe nuk mendoj se dikush në Evropë do të qëndrojë në mes, nëse dy palët në konflikt arrijnë një marrëveshje të kënaqshme”, ka thënë Bolton në gusht të vitit 2018.

Po atë muaj, edhe vetë presidenti i atëhershëm i Kosovës, Hashim Thaçi, ka shpalosur në një forum në Austri idenë e tij për korrigjimin e kufijve me Serbinë.

Ngjashëm, edhe presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq, ka folur për ndarje ndërmjet serbëve dhe shqiptarëve.

Ndonëse asnjëri nuk ka ofruar propozime konkrete, është përfolur që veriu i Kosovës, i banuar me shumicë serbe, të shkëmbehej me jugun e Serbisë, ku jeton popullatë shqiptare.

Këto ide, si në Kosovë, ashtu edhe në Serbi kanë hasur në reagime për dhe kundër.

Edhe aleatët kryesorë të Kosovës në Evropë, Britania dhe Gjermania, kanë thënë se thirrjet për ndryshim të kufijve të Ballkanit mund të sjellin destabilizim.

Këtë qëndrim ka sot Qeveria e Kosovës, e cila thotë se përpjekja eventuale për ndarje të Kosovës, nën petkun e shkëmbimit territorial, “nuk është projekt paqësor dhe ndez konflikt të gjerë e të gjatë në Ballkan”.

“Vetëm spekulime”

Për James Ker-Lindsayn, profesor në Shkollën Ekonomike të Londrës, përmendja e idesë për shkëmbimin e territoreve tani, bazohet vetëm në spekulime dhe asgjë konkrete.

“Kjo ishte në agjendë më herët [në administratën e parë të Trumpit]. Mendoj se nuk ka asnjë justifikim se po flitet diçka [rreth kësaj teme]”, thotë Ker-Lindsay për Radion Evropa e Lirë.

“Mendoj se shumëçka do të varet se kush do të jetë në krye të ekipit të tij për politikë të jashtme dhe nëse ata do të jenë të interesuar për Ballkanin”, shton ai.

Trump, sipas tij, është i interesuar “vetëm aty ku mendon se mund të arrijë marrëveshje që mund ta bëjnë të duket mirë”.

“Dhe, nëse mendon se Ballkani nuk i ofron diçka të tillë dhe nuk e ka askënd përreth që i thotë se mund të bëjmë diçka në Ballkan, ai nuk do të brengoset”, thotë Ker-Lindsay.

Aleksandar Popov, drejtues i Qendrës joqeveritare për Rajonalizëm në Novi Sad të Serbisë, thotë se nuk e di se kush është duke e iniciuar tashti idenë e shkëmbimit të territoreve.

Ai thotë se Vuçiqit do t’i konvenonte rikthimi i kësaj ideje në diskutim, por, sipas tij, ajo nuk përkon më me realitetin në terren.

“Shumëçka ka ndryshuar. Pushteti i Kosovës ka arritur që institucionet serbe që funksiononin atje – përveç shëndetësisë dhe arsimit – t’i shuajë tërësisht. Kështu që mendoj se kjo ide është e vdekur. Kushdo qoftë nga SHBA-ja, nga administrata e saj, që e analizon këtë situatë, do ta kuptojë që, para së gjithash, Prishtina nuk do ta pranojë”, thotë Popov.

Radio Evropa e Lirë kontaktoi Presidencën dhe Qeverinë e Serbisë për të kërkuar komente rreth këtyre ideve, por prej asnjërit institucion nuk mori përgjigje.

David Kanin, profesor i Studimeve Evropiane në Universitetin Johns Hopkins në Uashington, thotë se gjasat e rikthimit të idesë së shkëmbimit të territoreve në diçka konkrete, tash për tash, janë të vogla.

“Shkëmbimi i territoreve nuk do të rikthehet në të njëjtën mënyrë si përpara, sepse aktorët kanë ndryshuar – së paku njëri prej tyre. Marrëveshja është folur në kuadër të një pajtimi mes Thaçit dhe Vuçiqit, të cilët i kanë besuar njëri-tjetrit”, thotë Kanin, duke aluduar në deklaratat e Thaçit dhe Vuçiqit më 2018.

Sipas Kaninit, mes kryeministrit aktual të Kosovës, Albin Kurti, dhe Vuçiqit, nuk ka bashkëpunim të tillë.

Kosova dhe Serbia, me ndërmjetësimin e BE-së, janë në negociata për normalizimin e marrëdhënieve qysh në vitin 2011.

Ato kanë arritur dhjetëra marrëveshje, por shumë prej tyre mbeten pa u zbatuar dhe për këtë palët fajësojnë njëra-tjetrën për mungesë angazhimi.

Kurti dhe Vuçiq nuk janë takuar qysh në shtator të vitit 2023.

BE-ja, në anën tjetër, ua ka bërë me dije se rruga e tyre drejt integrimit evropian, varet ekskluzivisht nga normalizimi i marrëdhënieve.

Kandidatja për shefe të politikës së jashtme të BE-së, Kaja Kallas, tha të martën se “Ballkani Perëndimor është rajon shumë i rëndësishëm” dhe se do të punojë që zgjerimi i BE-së të bëhet realitet. /REL/

JU REKOMANDOJMË

Një ditë para zgjedhjeve në Serbi, Kurti thirrje shqiptarëve të Luginës: Votoni numrin 17, Koalicionin Shqiptar

Një ditë para zgjedhjeve në Serbi, Kurti thirrje shqiptarëve të Luginës: Votoni numrin 17, Koalicionin Shqiptar
24/10/2026 - 19:58

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, u ka bërë thirrje të gjithë qytetarëve me të drejtë vote nga Presheva, Bujanoci dhe Medvegja që nesër të dalin masivisht në zgjedhje...

Më shumëDetails

Kujdes shoferë, Sllovenia vendos radarë të rinj në autostrada, gjobat marramendëse

Kujdes shoferë, Sllovenia vendos radarë të rinj në autostrada, gjobat marramendëse
24/10/2026 - 19:43

Sistemi i ri i kamerave është vendosur në katër segmente të autostradave dhe llogarit shpejtësinë mesatare të automjeteve, duke mos lejuar shmangien e kontrollit përmes ngadalësimit vetëm pranë...

Më shumëDetails

Nëntë të dyshuarit për mashtrim përmes call center-ave iu caktohet një muaj paraburgim

Nëntë të dyshuarit për mashtrim përmes call center-ave iu caktohet një muaj paraburgim
24/10/2026 - 19:14

Gjykata Themelore në Prishtinë ka caktuar nga një muaj paraburgim për nëntë të dyshuarit për mashtrim dhe mashtrim kompjuterik, të cilët dyshohet se kanë vepruar përmes qendrave të...

Më shumëDetails

Të shtëna në një aheng familjar në Batllavë, arrestohen dy persona, sekuestrohen tri armë e municion

Një burrë e qëllon me armë zjarri një tjetër në Pejë – i lënduari në spital, i dyshuari shkon vetë në polici
24/10/2026 - 19:01

Policia e Kosovës, ka njoftuar për ndalimin e dy personave, lidhur me një rast të të shtënave me armë në një aheng familjar në Batllavë. Policia ka njoftuar...

Më shumëDetails

Haxhiu u bën thirrje shqiptarëve të Luginës të votojnë për “Koalicionin Shqiptar”

Haxhiu u bën thirrje protestuesve për qetësi: UÇK-në dhe as çlirimtarët nuk i mbrojmë me dhunë
24/10/2026 - 18:54

Kryetarja e Kuvendit të Republikës së Kosovës, Albulena Haxhiu, u ka bërë thirrje shqiptarëve të Preshevës, Medvegjës dhe Bujanocit që në zgjedhjet e nesërme të dalin në votime...

Më shumëDetails

Tiranë: Molotovë dhe fishekzjarre në sheshin “Skënderbej”

Tiranë: Molotovë dhe fishekzjarre në sheshin “Skënderbej”
24/10/2026 - 17:56

Situata në sheshin “Skënderbej” në Tiranë vijon të jetë e tensionuar, ku nuk kanë munguar hedhja e bombave molotov dhe fishekzjarrëve. Ndërkohë, zona është mbuluar nga një “mjegull”...

Më shumëDetails

Më të lexuarat në 24 orët e fundit

  • Skandal në “Otokirurgjia” të Dr. Emina Ramku Mekollit: Zbulohet se ofronte shërbime kirurgjike të palicencuara

    Skandal në “Otokirurgjia” të Dr. Emina Ramku Mekollit: Zbulohet se ofronte shërbime kirurgjike të palicencuara

    123 Shpërndaje
    Shpërndaje 49 Tweet 31
  • Mbrojtje juridike profesionale për punëtorët e KEK-ut: SPEK nënshkruan marrëveshje me zyrën e avokatisë Feka & Partners

    167 Shpërndaje
    Shpërndaje 67 Tweet 42
  • “ISA” Sh.P.K. po ndërton banesat e ëndrrave në zemër të Skenderajt

    91 Shpërndaje
    Shpërndaje 36 Tweet 23
  • Specialja flet pasi vajza e Jakup Krasniqit alarmoi për gjendjen e tij dhe refuzimin për t’u mjekuar në qelinë e Hagës

    87 Shpërndaje
    Shpërndaje 35 Tweet 22
  • “Si e komentoni kthimin e Ligjit për Specialen në Kuvend?”, Kurti: Urime…

    83 Shpërndaje
    Shpërndaje 33 Tweet 21

Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.

Privacy Policy

© 2023 Veriu.info

Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum

© Veriu.info

Veriu.info përdor cookies. Duke vijuar me hapjen e kësaj faqe, ju bini dakord me kushtet për përdorimin e cookies. Më shumë