Veriu.info
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Veriu
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Veriu

Qeveria mban mbledhje natën, merr disa vendime

06/10/2026 - 22:43
në Kryesore, Lajme
A A
Qeveria mban mbledhje natën, merr disa vendime
Shpërndaje në FacebookShpërndaje në Whatsapp

Qeveria e Kosovës ka zhvilluar mbledhje elektronike mbrëmjen e së martës, në të cilën ka miratuar një sërë projektligjesh, programesh dhe vendimesh.

Në këtë mbledhje është miratuar Programi i Projektligjeve të Qeverisë për vitet 2026–2028, si dhe Projektligji për Regjistrimin e Bujqësisë, i cili përcakton mënyrën e organizimit dhe zbatimit të regjistrimit të bujqësisë në Kosovë, përfshirë mbledhjen, përpunimin, ruajtjen dhe publikimin e të dhënave statistikore.

Qeveria ka miratuar edhe vendimin për themelimin e Komisionit Qendror për vlerësimin e dëmeve të shkaktuara nga fatkeqësitë natyrore dhe fatkeqësi të tjera, në kuadër të Agjencisë së Menaxhimit Emergjent.

Po ashtu, është themeluar Komisioni për përzgjedhjen e tre kandidatëve për anëtarë të jashtëm të Bordit të Pavarur për Masat e Përkohshme për Produktet Themelore, në raste të veçanta të destabilizimit të tregut.

Në mbledhje është miratuar edhe Koncept-dokumenti për Fushën e Akreditimit, i cili synon zhvillimin e infrastrukturës së cilësisë dhe përafrimin e legjislacionit me kërkesat e Bashkimit Evropian në fushën e akreditimit.

Qeveria ka marrë vendim edhe për rialokimin e mjeteve në Ministrinë e Infrastrukturës dhe Transportit, në kuadër të projekteve të bashkëfinancimit me kuvendet komunale.

Ndër vendimet e tjera është edhe miratimi i Programit për Mbrojtjen e Konsumatorëve të Cenueshëm të Energjisë Elektrike në Kosovë për vitet 2026–2027, si dhe Programit Vjetor 2026 për Rezervat Shtetërore të Mallrave.

Në mbledhje është miratuar edhe Projektligji për Efiçiencë të Energjisë, i cili përcakton masat dhe objektivat për rritjen e efiçiencës, kursimin e energjisë, sigurinë energjetike, mbrojtjen e mjedisit dhe luftimin e varfërisë energjetike.

Në fund, Qeveria ka miratuar kërkesën e Komisionit të Pavarur për Miniera dhe Minerale për konfirmimin e interesit të përgjithshëm publik në ushtrimin e aktiviteteve përkatëse nga ndërmarrja publike “Trepça” Sh.A.

JU REKOMANDOJMË

“Justina nuk është kontaktu nga LVV, as nuk është në dijeni për asgjë”

“Justina nuk është kontaktu nga LVV, as nuk është në dijeni për asgjë”
06/10/2026 - 22:34

Justina Shiroka-Pula është emri i propozuar nga kryeministri Albin Kurti për postin e presidentit të vendit. Mirëpo, burime të sigurta të Klan Kosova bëjnë me dije se e...

Më shumëDetails

“Shvercer politik, luan Playstation” , “As UÇK, as VV e as LDK”- Valon Syla me fjalë të ashpra për Abdixhikun

Syla: Për Kurtin – UÇK-ja e mirë është vetëm e vdekur, ndërsa të gjallët e kësaj lufte janë kriminelë dhe armiq politikë
06/10/2026 - 22:29

Gazetari Valon Syla ka reaguar ashpër ndaj kryetarit të LDK-së, Lumir Abdixhiku, pas deklaratës së këtij të fundit se “UÇK-ja është edhe gjaku” i LDK-së dhe se partia...

Më shumëDetails

Kurti pyetet se a ka biseduar me Justina Shiroka-Pulën pasi e propozoi për presidente

Kurti pyetet se a ka biseduar me Justina Shiroka-Pulën pasi e propozoi për presidente
06/10/2026 - 22:24

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti ka shprehur gatishmëri për të votuar ish-ministren Justina Shiroka-Pula për presidnete. Kurti është pyetur nga gazetarët se a ka biseduar paraprakisht me kryetaren...

Më shumëDetails

Kurti del me propozim të ri për Hamzen, propozon Justina Shiroka-Pula për presidente

Kurti del me propozim të ri për Hamzen, propozon Justina Shiroka-Pula për presidente
06/10/2026 - 22:18

Vetëm pak orë pas skadimit të mandatit për zgjedhjen e persidentit kryeministri Albin Kurti doli me një propozim të ri për kryetarin e PDK-së Bedri Hamza. Ai tha...

Më shumëDetails

Juristi Faton Fetahu sqaron se çka arrihet me ndryshimet e Ligjit për Specialen

Mustafa për Gjykatën Speciale: Ishim të bindur që diheshin njerëzit me emër, jo të çoheshin atje – kanë mbetur vetëm, pa përkujdesje
06/10/2026 - 22:11

Juristi Faton Fatahu tha se “baza e ndryshimeve të juridiksionit të Dhomave të Specializuara, ndër tjera janë edhe dy paragrafë të Gjykatës Kushtetuese atje”, referuar paragrafëve që paraprakisht...

Më shumëDetails

Kelmendi: Sipas burimeve, një seancë është thirrur për në orën 23:00

A do të zgjidhë vendimi i Gjykatës ngërçin politik? Cakolli: Nuk ka më hapësirë për justifikime politike dhe as për sjellje bllokuese
06/10/2026 - 21:48

Gazetari dhe autori i emisionit Rubikon në Klan Kosova, Adriatik Kelmendi, ka bërë të ditur se, sipas burimeve, në orën 23:00 është thirrur një seancë e Kuvendit të...

Më shumëDetails

Më të lexuarat në 24 orët e fundit

  • Auto Draft

    Thellohet skandali i videove intime: Adi Hila kryen marrëdhënie edhe me meshkuj, ja kush është këngëtari i ri korçar (Pamje +18)

    1033 Shpërndaje
    Shpërndaje 413 Tweet 258
  • Pamje ekskluzive: Sheshi i mbuluar me gjakë nga plagët e nipit të Hashim Thaçit, u rrah brutalisht nga policia – doktor Donjet Bislimi i dha ndihmë në vendngjarje

    148 Shpërndaje
    Shpërndaje 59 Tweet 37
  • 200 video intime? Adi Hila nuk ‘kursente’ as burrat,- kush është ish ‘ministri’ me dy meshkuj, një kryebashkiak dhe biznesmenia bjonde që rrihet me shkop?

    197 Shpërndaje
    Shpërndaje 79 Tweet 49
  • Vjen reagimi i menjëhershëm i Muratit pasi Bekim Sejdiu tha se u tërhoq nga gara për president

    91 Shpërndaje
    Shpërndaje 36 Tweet 23
  • LAJMI I FUNDIT: Gjykata Speciale refuzon një tjetër propozim të mbrojtjes

    89 Shpërndaje
    Shpërndaje 36 Tweet 22

Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.

Privacy Policy

© 2023 Veriu.info

Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum

© Veriu.info

Veriu.info përdor cookies. Duke vijuar me hapjen e kësaj faqe, ju bini dakord me kushtet për përdorimin e cookies. Më shumë