Qeveria në detyrë e Republikës së Kosovës ka njoftuar se ka mbajtur mbledhje elektronike.
Në mbledhje qeveria ka marrë vendim që të ndajë mbi 2 milionë euro për RTK-në.
“Miratuar kërkesën për alokimin e ndarjeve buxhetore në shumë prej 2,240,000 € (dy milionë e dyqind e dyzet mijë euro) për Radio Televizionin e Kosovës”.
Po ashtu Qeveria Miratuar kërkesën e Agjencisë Kosovare të Privatizimit për kthimin e fondeve në shumën prej 48,216.57 € (dyzetetetë mijë e dyqindegjashtëmbëdhjetë euro e pesëdhjetë e shtatë centë), të transferuara në Buxhetin e Republikës së Kosovës, për Ndërmarrjen Shoqërore NSH. “Magjistrala”.













