Veriu.info
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Veriu
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Veriu

Qorrolli: Përgjegjësia për mosmiratimin e buxhetit bie plotësisht mbi Qeverinë!

25/11/2025 - 18:09
në Ekonomi, Lajme
A A
Qorrolli: Përgjegjësia për mosmiratimin e buxhetit bie plotësisht mbi Qeverinë!
Shpërndaje në FacebookShpërndaje në Whatsapp

Njohësi i ekonomisë, Adem Qorrolli, ka folur në lidhje me situatën e krijuar në vend nga mos-votimi i buxhetit.

Qorolli tha se përgjegjesia kryesore për këtë bie mbi Qeverinë.

Sipas tij, Qeveria aktuale ka krijuar pengesat administrative dhe politike duke shkaktuar vonesa të panevojshme në procesin e buxhetimit.

Ai tha se Qeveria jo vetëm që nuk ka ndërmarrë veprimet e domosdoshme për të siguruar funksionimin normal të institucioneve lokale por ka ushtruar presion të drejtpërdrejtë mbi to përmes mekanizmave të cilët në thelb kufizojnë autonominë komunale.

“Përgjegjësia për mosmiratimin e buxhetit bie plotësisht mbi Qeverinë. Ajo shihet si aktori kryesor që ka krijuar pengesat administrative dhe politike, duke shkaktuar vonesa të panevojshme në procesin e buxhetimit”.

“Në këtë optikë, veprimet e Qeverisë interpretohen si përpjekje për të centralizuar pushtetin dhe për ta vendosur procesin buxhetor nën kontroll të plotë politik”. deklaroi Qorrolli për “Gazeta Blic”.

Tutje Qorrolli shtoi se Qeveria mban përgjegjësi për keqmenaxhimin e procesit buxhetor, krijimin e pasigurisë financiare për komunat, ushtrimin e presionit mbi funksionimin demokratik dhe shfrytëzimin e buxhetit si mjet politik në vend të mekanizmit zhvillimor.

“Vonesa në alokimin e fondeve, kufizimi i mjeteve të nevojshme dhe kushtëzimi i procedurave perceptohen si mjete për të ushtruar ndikim mbi komunat dhe për t’i bërë ato më të varura dhe më të nënshtruara ndaj vendimeve të ekzekutivit qendror”.

Njohësi i ekonomisë renditi edhe masat urgjente të cilat duhet ndërmarrë për të kaluar vendi  këtë krizë.

“Heqja e presionit politik mbi proceset buxhetore,miratimi i menjëhershëm i buxhetit për komunat, transparencë dhe pavarësi në procedurat buxhetore, dialog institucional i rregullt për zgjidhjen e mosmarrëveshjeve, mbikëqyrje efektive për të shmangur përdorimin politik të buxhetit” përfundoi Qorrolli për GazetaBlic.

JU REKOMANDOJMË

E dhimbshme: ‘Babanë s’e kam parë kurrë’, rrëfimi i Flakës pas identifikimit të mbetjeve mortore të Fatmir Fazlijës

E dhimbshme: ‘Babanë s’e kam parë kurrë’, rrëfimi i Flakës pas identifikimit të mbetjeve mortore të Fatmir Fazlijës
04/11/2026 - 13:23

Flaka Fazlija, e bija e doktorit të luftës, Fatmir Fazlija, ka rrëfyer në Klan Kosova për babanë e saj, një ditë pasi u gjetën mbetje mortore të tij,...

Më shumëDetails

Macron uron presidenten Shiroka Pula, kërkon përparim në dialogun Kosovë-Serbi

Macron uron presidenten Shiroka Pula, kërkon përparim në dialogun Kosovë-Serbi
04/11/2026 - 13:20

Presidentja e Kosovës, Justina Shiroka Pula, ka marrë letër urimi nga presidenti i Francës, Emmanuel Macron, me rastin e marrjes së detyrës. Në njoftim shtohet se, në letrën...

Më shumëDetails

Dikur e sulmonte për rastin Dehari, sot Vetëvendosje e avancon Luan Kekën në një pozitë të lartë në Polici

Dikur e sulmonte për rastin Dehari, sot Vetëvendosje e avancon Luan Kekën në një pozitë të lartë në Polici
04/11/2026 - 12:32

Lëvizja Vetëvendosje, e cila para dhjetë vjetësh kishte ngritur akuza dhe dyshime ndaj Luan Kekës lidhur me hetimet për rastin e Astrit Deharit, tashmë, në kohën kur është...

Më shumëDetails

Drafti i BE që paralajmëroi mungesën e përparimit në Kosovë, sot nga Brukseli del raporti i plotë

Drafti i BE që paralajmëroi mungesën e përparimit në Kosovë, sot nga Brukseli del raporti i plotë
04/11/2026 - 12:08

Zyra e Bashkimit Evropian në Kosovë ka njoftuar se Komisioni Evropian do ta publikojë sot Pakon Vjetore të Zgjerimit, në kuadër të së cilës përfshihet edhe Raporti për...

Më shumëDetails

AUV me në krye Venera Çerkinin me ‘mision’ propagandues kundër bizneseve? Del se “Haxhijaha” vet kishte kërkuar kthimin e ushqimit për kafshë në Serbi

AUV me në krye Venera Çerkinin me ‘mision’ propagandues kundër bizneseve? Del se “Haxhijaha” vet kishte kërkuar kthimin e ushqimit për kafshë në Serbi
04/11/2026 - 11:46

Agjencia e Ushqimit dhe Veterinarisë se Kosovës (AUVK) është autoriteti me i lartë për Ushqim dhe Veterinari, i cili është përgjegjës që të mbrojë jetën dhe shëndetin e...

Më shumëDetails

Tronditëse në “Prishtina Mall”, burri dyshohet se rrahu 7-vjeçarin në këndin e lojërave, ja si u zbulua rasti

Tronditëse në “Prishtina Mall”, burri dyshohet se rrahu 7-vjeçarin në këndin e lojërave, ja si u zbulua rasti
04/11/2026 - 11:13

Një incident i rëndë ka ndodhur në këndin e lojërave në qendrën tregtare “Prishtina Mall”, ku një burrë dyshohet se ka sulmuar fizikisht një fëmijë vetëm 7-vjeçar. Ngjarja...

Më shumëDetails

Më të lexuarat në 24 orët e fundit

  • Inskenoi vjedhjen e mbi 100 mijë eurove, ky është pronari i depove të armëve që u arrestua nga policia

    Inskenoi vjedhjen e mbi 100 mijë eurove, ky është pronari i depove të armëve që u arrestua nga policia

    114 Shpërndaje
    Shpërndaje 46 Tweet 29
  • Gazetarja e njohur: Një ministër më propozoi marrëdhënie treshe në hotel

    105 Shpërndaje
    Shpërndaje 42 Tweet 26
  • Beteja për pronën e shtrenjtë ku mbesa i hodhi në gjyq Ethem Çekun me vëllëzër | Dokumenti i kontestuar për falsifikim shkon në Forenzikë

    104 Shpërndaje
    Shpërndaje 42 Tweet 26
  • Këta janë pesë të arrestuarit për trafikimin e 37 kilogramëve të lëndëve narkotike në Kosovë (Emrat)

    100 Shpërndaje
    Shpërndaje 40 Tweet 25
  • Deklarimi i Demirit në Polici: Dy trupat i gjeta në dhomë, s’jam fajtor

    122 Shpërndaje
    Shpërndaje 49 Tweet 31

Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.

Privacy Policy

© 2023 Veriu.info

Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum

© Veriu.info

Veriu.info përdor cookies. Duke vijuar me hapjen e kësaj faqe, ju bini dakord me kushtet për përdorimin e cookies. Më shumë