Një qytetar i ka reaguar ashpër kryetarit të komunës së Vushtrrisë, Ferit Idrizit, në lidhje me problemin e kanalizimit që siç thotë ai tash e 3 vjet ka kërkuar zgjidhje por nuk e ka gjetur, shkruan Veriu.info.
Qytetari ka kritikuar kryetarin Ferit Idrizin se ka 3 vite që ka kërkuar zgjidhje për problemin e kanalizimit në shtëpinë e tij, që siç thotë po i hyn brenda në shtëpi.
Ai ka thënë që për tre vite ka kërkuar zgjidhje në komunën e Vushtrrisë, por se i njëjti nuk është marrë parasysh.
Këtë kritikë e ka dhënë direkt në postimit e kryetarit Idrizi i cili ka njoftuar fillimin e rrënimit të zhveshtoreve të vjetra në stadiumin e këtij qyteti.
Më poshtë mund të shihni komentin e qytetarit:













