Veriu.info
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Veriu
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Veriu

Rama: Kemi interesim për projekte nga investitorë të huaj, nga Qeveria kërkojmë vetëm të mos bëhet bllokuese

22/09/2024 - 15:45
në Lajme
A A
Rama i reagon Pecit për “bllokimin” e ndërtimit të objektit të Ministrisë: Dokumentacioni është i pakompletuar, i mungon dokumenti i matjeve gjeodezike
Shpërndaje në FacebookShpërndaje në Whatsapp

Kryetari i Komunës së Prishtinës, Përparim Rama, ka kërkuar nga Qeveria që të mos jetë “bllokuese” në investimet e kryeqytetit, por mbështetëse dhe bashkëpunuese.

Rama ka thënë se për kryeqytetin buxheti është i limituar, duke shtuar se projektet e mëdha në Prishtinë kanë kosto të lartë dhe për këtë ka kërkuar partneritet publiko-privat.

“E dini që buxheti është i limituar për kryeqytetin, pra kemi një numër të madh të kërkesave të qytetarëve për shërbimet ndaj qytetit, por kemi edhe mundësi të tjera. Kryeqyteti për fat të mirë ka edhe mundësi të tjera për të krijuar bashkinvestime me investitorët. Në janar kemi prezantuar projektet kyçe që i duhen kryeqytetit si krijime të parkingjeve nëntokësore, Stacioni i Autobusëve, krijimin e Qendrës për Arte dhe Teknologji, Tregun e Vjetër, Unaza e Kryeqytetit, Fshati Olimpik. Këto janë projekte të mëdha multi-milionëshe dhe për këtë arsye neve na duhet një partneritet me sektorin privat”, ka thënë Rama për EO.

Rama ka potencuar se ka interesim prej investitorëve të huaj në kryeqytet për të investuar me projekt-propozime. Ai kërkon që niveli qendror të mos jetë “bllokues, por të jenë bashkëpunues për të mirën e qytetarëve”.

“Kemi interes prej investitorëve seriozë nga Zvicra dhe vende të ndryshme, por edhe investitor vendës për projekte madhore të cilat janë të gatshëm me investu me projekt-propozime. Është një moment monumental për kryeqytetin për transformimin e mirëfilltë të kryeqytetit. Niveli qendror vetëm të mos jenë bllokues aq kërkojmë nga prej tyre, të jenë bashkëpunues sepse kjo është për të mirën edhe të nivelit lokal dhe atë qendror, pra për vendin tonë. Nuk bëjmë ndarje këtu niveli qendror dhe lokal duhet të jetë bashkë pranë të gjitha këtyre projekteve e dini që niveli qendror nuk e ka parë të arsyeshme me i investuar në Unazën e Kryeqytetit, ka investuar diku tjetër”, kërkoi ai.

Sipas tij, Prishtina duhet të trajtohet më mirë, “50 për qind të taksave të gjithë vendit paguhen prej bizneseve edhe qytetarëve të kryeqytetit”.

“Mendoj që është kyçe, jetike për kryeqytetin për me pasur investime në kryeqytet sepse kryeqyteti është motori kryesor për zhvillimin e krejt vendit. 50 për qind të taksave të gjithë vendit paguhen prej bizneseve edhe qytetarëve të kryeqytetit, për këtë arsye edhe kryeqyteti duhet të trajtohet në një mënyrë tjetër jo ashtu siç trajtohet për momentin për fat të keq, pra dytësor apo tretësor nga Qeveria”, shtoi kryetari.

Rama ka kërkuar nga Qeveria që të reflektojë dhe t’i bashkëngjitet këtij zhvillimi transformues në kryeqytet.

“E lus Qeverinë që të reflektojë dhe ti bashkëngjitet këtij zhvillimi transformues që po ndodh në kryeqytet i cili normal që ka mundësi që më vonë të shpërndahet në të gjithë vendin. Patjetër që duhet më shumë buxhet, nëse kryeqyteti i jep 50 për qind niveli qendror atëherë niveli qendror gjithsesi se duhet të jap më shumë kryeqytetit. Po shohim se ka interes nga investitorët vendor por edhe ata të jashtëm për projektet kyçe dhe strategjike të cilët do të transformojnë dhe do të na bënë gati për të ardhmen, sidomos për Lojëra Mesdhetare 2030”, shtoi Rama, teksa konfirmoi kandidaturën edhe për një mandat në krye të Kryeqytetit.

“Patjetër që po, kam thënë që më duhen dy terme për me transformuar Prishtinën, gjithsesi do të jem edhe në një mandat katërvjeçar në kryeqytet”, përfundoi Rama.

JU REKOMANDOJMË

Plani i Trumpit zemëron Evropën: Uashingtoni u dërgon miliona dollarë mediave të krahut të djathtë

Plani i Trumpit zemëron Evropën: Uashingtoni u dërgon miliona dollarë mediave të krahut të djathtë
01/09/2026 - 08:45

Administrata e Presidentit të SHBA-së, Donald Trump, planifikon të ndajë 4 milionë dollarë për të forcuar mediat e krahut të djathtë në Evropë, pjesë e një pakete më...

Më shumëDetails

Kjo është gjendja e fundit në pikat kufitare të Kosovës

20 minuta pritje për të dalë nga Kosova
01/09/2026 - 08:30

Sipas të dhënave të fundit për fluksin në pikat e kalimit kufitar, qarkullimi i automjeteve po zhvillohet pa vonesa të mëdha Në shumicën e pikave kufitare, hyrjet dhe...

Më shumëDetails

Gjendet e mitura që ishte raportuar e zhdukur në Pejë – Policia e gjen duke shëtitur në qytet

U nis për në shkollë e nuk u kthye më, babai njofton se i është zhdukur vajza 12 vjeçare
01/09/2026 - 08:19

E mitura R.H., 15-vjeçare, e cila ishte raportuar e zhdukur në Pejë, është gjetur sot pas angazhimit të hetuesve policorë. Sipas informacioneve të Sinjalit, rasti lidhet me zhdukjen...

Më shumëDetails

Deputetët e PDK-së dhe Aleancës bllokojnë sërish hyrjen e Qeverisë

Deputetët e PDK-së dhe Aleancës bllokojnë sërish hyrjen e Qeverisë
01/09/2026 - 08:08

Deputetët e PDK-së dhe Aleancës, kanë bllokuar edhe sot hyrjen e Qeverisë. Ditën e sotme i janë bashkuar asamblistë dhe aktivistë nga Anamorava. Ata në orët e mëngjesit...

Më shumëDetails

Kandidati për president u gjet, por marrëveshja LVV-LDK përplaset me kundërshtime

Kandidati për president u gjet, por marrëveshja LVV-LDK përplaset me kundërshtime
01/09/2026 - 08:01

Lëvizja Vetëvendosje (LVV) dhe Lidhja Demokratike e Kosovës (LDK) kanë arritur marrëveshje që profesori dhe diplomati Bekim Sejdiu të jetë kandidat për President të Republikës së Kosovës. Marrëveshja...

Më shumëDetails

Beha: Gjyqtari që kërkoi të shqyrtohej lirimi i Thaçit nuk u përfshi më në panelet për krerët e UÇK-së

Beha: Gjyqtari që kërkoi të shqyrtohej lirimi i Thaçit nuk u përfshi më në panelet për krerët e UÇK-së
31/08/2026 - 22:45

Gazetari Besian Beha ka ngritur pikëpyetje lidhur me përbërjen e paneleve gjyqësore që kanë vendosur për vazhdimin e paraburgimit të ish-krerëve të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës në Hagë....

Më shumëDetails

Më të lexuarat në 24 orët e fundit

  • Ekskluzive: Arrestohet 4 persona në Mitrovicë nën dyshimin për dallavere me testin e patent shoferëve

    Ekskluzive: Arrestohet 4 persona në Mitrovicë nën dyshimin për dallavere me testin e patent shoferëve

    154 Shpërndaje
    Shpërndaje 62 Tweet 39
  • Hoti del me sqarim, tregon pse nuk e voton Bekim Sejdiun për president

    114 Shpërndaje
    Shpërndaje 46 Tweet 29
  • Policia konfirmon raportimin e Veriu.info: Janë arrestuar 4 persona në Mitrovicë për dallavere me testin për patentë shofer

    104 Shpërndaje
    Shpërndaje 42 Tweet 26
  • Bekë Berisha për kandidatin për President: Duhet me qenë shumë i poshtër meqë janë pajtuar për të

    97 Shpërndaje
    Shpërndaje 39 Tweet 24
  • “Kjo është…”, momenti kur Mihrija kupton se do të bëhet gjyshe (video)

    91 Shpërndaje
    Shpërndaje 36 Tweet 23

Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.

Privacy Policy

© 2023 Veriu.info

Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum

© Veriu.info

Veriu.info përdor cookies. Duke vijuar me hapjen e kësaj faqe, ju bini dakord me kushtet për përdorimin e cookies. Më shumë