Veriu.info
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Veriu
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Veriu

Rama kujton Kushtetutën e Kaçanikut: Në shtetin e lirë të Kosovës, po shtyhen kufijtë e rendit kushtetues

07/09/2026 - 07:59
në Kryesore, Lajme
A A
Rama: Qeveria Kurti po i kushton qytetarëve me jetë, pas lajmit tragjik dje, sot gjenden miliona për heqjen e dheut në autostradë
Shpërndaje në FacebookShpërndaje në Whatsapp

Kryetari i Prishtinës, Përparim Rama, ka përkujtuar 7 Shtatorin, datën kur më 1990 u miratua Kushtetuta e Kaçanikut, duke e cilësuar atë si një prej akteve më të guximshme dhe më largpamëse të historisë politike të Kosovës.

Rama përmes një postimi në Facebook, ka thënë se, në një kohë kur Kosovës iu hoq autonomia dhe institucionet e saj u vunë nën presion, shqiptarët zgjodhën të ndërtonin një rend juridik dhe institucional.

“7 Shtator 1990 kur Kosova, edhe nën okupim, zgjodhi me vepru si shtet”, ka shkruar Rama.

Sipas tij, gjenerata e vitit 1990 e kishte të qartë se liria nuk duhej vetëm të kërkohej, por edhe të ndërtohej përmes institucioneve dhe një rendi kushtetues.
“E ajo gjeneratë e dinte se Kushtetuta është kufiri i pushtetit. Është mbrojtja e qytetarit. Është marrëveshja se askush nuk është mbi shtetin”, ka deklaruar Rama.

Kreu i Prishtinës e ka lidhur këtë përvjetor edhe me zhvillimet politike aktuale, duke kritikuar kryeministrin në detyrë, Albin Kurti.

“E pikërisht këtu qëndron ironia e dhimbshme e këtij 7 Shtatori. Në vitin 1990, nën represion, shqiptarët rrezikonin veten për ta krijuar një rend kushtetues. Në vitin 2026, në shtetin e lirë të Kosovës, Albin Kurti vazhdimisht shkel Kushtetutën dhe me plotë vetëdije i shtyn kufijtë e rendit kushtetues!”, ka shkruar Rama.

Rama ka theksuar se shteti dhe rendi kushtetues i Kosovës janë ndërtuar përmes sakrificës dhe guximit të një gjenerate.

“Shteti u ndërtua me sakrificë. Kushtetuta u shkrua me guxim dhe asnjë pushtet nuk ka të drejtë me i përdhosë! Lavdi vizionit, guximit dhe përgjegjësisë shtetërore të atyre që më 7 shtator 1990 i dhanë Kosovës Kushtetutën e Kaçanikut”, ka përfunduar Rama.

JU REKOMANDOJMË

është i dyshuari për sulmin ndaj kapitenit Besart Ahmeti në prani të bashkëshortes dhe dy fëmijëve

Dy të dyshuarit për sulmin ndaj kapitenit Besart Ahmeti janë djemtë e një zyrtari policor
07/09/2026 - 08:59

Detaje të reja janë siguruar nga Sinjali lidhur me incidentin e djeshëm, ku kapiteni i Policisë së Kosovës, Besart Ahmeti, dyshohet se është sulmuar fizikisht nga dy persona...

Më shumëDetails

Fatmir Sheholli del sot para gjykatës

Fatmir Sheholli del sot para gjykatës
07/09/2026 - 08:41

Gjatë ditës së sotme duke filluar nga ora 09:30, në Gjykatën Themelore në Prishtinë pritet të nisë seanca fillestare ndaj Fatmir Shehollit, i cili akuzohet për veprat penale...

Më shumëDetails

Zgjerohet rasti i sulmit ndaj kapitenit Besart Ahmeti – Ky është pjesëtari i NJRSh-së që dyshohet për keqtrajtim të njërit prej të shoqëruarve

Dy të dyshuarit për sulmin ndaj kapitenit Besart Ahmeti janë djemtë e një zyrtari policor
07/09/2026 - 08:21

Rasti i sulmit ndaj kapitenit të Policisë së Kosovës, Besart Ahmeti, pas incidentit te Prishtina Mall, ka marrë një kthesë tjetër. Përveç hetimeve ndaj dy personave që dyshohen...

Më shumëDetails

Familja e Laurent Krasniqit me mesazh prekës: Humbja e tij s’ka qenë e lehtë…

Familja e Laurent Krasniqit me mesazh prekës: Humbja e tij s’ka qenë e lehtë…
07/09/2026 - 08:10

Xheraldina Krasniqi, motra e ish-banorit të Big Brother VIP Kosova, Laurent Krasniqit, i cili humbi jetën pak ditë më parë në një aksident trafiku, ka bërë një postim...

Më shumëDetails

Martohet vajza e Bedri Hamzës, kryetari i PDK-së e uron me fjalë të veçanta

Martohet vajza e Bedri Hamzës, kryetari i PDK-së e uron me fjalë të veçanta
06/09/2026 - 23:03

Doruntina, vajza e kryetarit të PDK-së Bedri Hamza është martuar me Florentin. Për këtë ka shkruar Bedri Hamza, duke uruar vajzën e tij për martesën. “Një ditë e...

Më shumëDetails

Në Gllogjan ndizet “Zjarri i Lirisë” – Dukagjini përcjell mesazhin: Çlirimtarët nuk janë vetëm

Në Gllogjan ndizet “Zjarri i Lirisë” – Dukagjini përcjell mesazhin: Çlirimtarët nuk janë vetëm
06/09/2026 - 22:42

Në Gllogjan, në zemër të Zonës Operative të Dukagjinit, është ndezur sonte “Zjarri i Lirisë”, duke përcjellë edhe nga kjo zonë historike mesazhin e fuqishëm të mbështetjes për...

Më shumëDetails

Më të lexuarat në 24 orët e fundit

  • Zgjerohet rasti i sulmit ndaj kapitenit Besart Ahmeti – pjesëtari i NJRSh-së dyshohet se ushtroi dhunë ndaj njërit prej të shoqëruarve

    Zgjerohet rasti i sulmit ndaj kapitenit Besart Ahmeti – pjesëtari i NJRSh-së dyshohet se ushtroi dhunë ndaj njërit prej të shoqëruarve

    136 Shpërndaje
    Shpërndaje 54 Tweet 34
  • Hoti në mbështetje të dy deputetëve të LDK-së, poston fotot e tyre me mbishkrim!

    116 Shpërndaje
    Shpërndaje 46 Tweet 29
  • Dy të dyshuarit për sulmin ndaj kapitenit Besart Ahmeti janë djemtë e një zyrtari policor

    109 Shpërndaje
    Shpërndaje 44 Tweet 27
  • Vajza e Bedri Hamzës i jep fund beqarisë, martohet me biznesmenin Florent Lushtaku

    94 Shpërndaje
    Shpërndaje 38 Tweet 24
  • Pushteti në Skenderaj “i uritur” për dreka e darka – për 6 muaj i shpenzon mbi 22 mijë euro në restaurantin e djalit të ish-kandidates për deputete të PDK-së

    92 Shpërndaje
    Shpërndaje 37 Tweet 23

Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.

Privacy Policy

© 2023 Veriu.info

Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum

© Veriu.info

Veriu.info përdor cookies. Duke vijuar me hapjen e kësaj faqe, ju bini dakord me kushtet për përdorimin e cookies. Më shumë