Veriu.info
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Veriu
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Veriu

Rama: Urime partisë fituese, shpresojmë që qeveria e re ta ketë Prishtinën ndër prioritetet kryesore në agjendën qeverisëse

10/02/2025 - 18:59
në Kryesore, Lajme
A A
Rama: Urime partisë fituese, shpresojmë që qeveria e re ta ketë Prishtinën ndër prioritetet kryesore në agjendën qeverisëse
Shpërndaje në FacebookShpërndaje në Whatsapp

Kryetari i komunës së Prishtinë, Përparim Rama, ka reaguar për herë të parë pas përfundimit të zgjedhjeve të 9 shkurtit.

Rama, përmes një postimi në facebook është shprehur se Prishtina edhe një herë dëshmoi se është zemra e demokracisë sonë si gjatë fushatës zgjedhore, ashtu edhe në ditën e zgjedhjeve.

“Sot, pas përfundimit të një procesi zgjedhor të rëndësishëm për të ardhmen e vendit tonë, dua t’ju shpreh mirënjohjen më të thellë për qytetarinë e jashtëzakonshme, maturinë demokratike dhe pjesëmarrjen tuaj aktive. Prishtina edhe një herë dëshmoi se është zemra e demokracisë sonë – si gjatë fushatës zgjedhore, ashtu edhe në ditën e zgjedhjeve”, ka shkruar Rama.

Ai i uroj fitoren VV-së, dhe shpresonë që shumë shpejt të formohet qeveria e re dhe që Prishtina të jetë një ndër prioritetet kryesore në agjendën qeverisëse.

“Urime partisë fituese. Shpresojmë që shumë shpejt të formohet qeveria e re dhe që Prishtina të jetë një ndër prioritetet kryesore në agjendën qeverisëse. Kryeqyteti nuk është vetëm një qendër urbane, por zemra e funksionimit të shtetit, motori i zhvillimit ekonomik dhe imazhi ynë në botë. Rrjedhimisht, ai kërkon një program të qartë qeverisës, investime strategjike dhe një qasje të menduar mirë për ta kthyer Prishtinën në një model të zhvillimit modern e europian. Si institucion, do të jemi të hapur për bashkëpunim, me synimin që kryeqyteti ynë të marrë vendin që i takon në hartën e zhvillimit kombëtar”, tha Rama.

Ndërsa ka shprehur mirënjohje të madhe për Lumir Abdixhikun dhe LDK-në për një fushatë model, të ndërtuar mbi parimet e kulturës politike, vizionit dhe unitetit.

“Dua të shpreh mirënjohjen e madhe për Lumir Abdixhiku dhe Lidhja Demokratike e Kosovës për një fushatë model, të ndërtuar mbi parimet e kulturës politike, vizionit dhe unitetit. LDK, nën drejtimin e tij, ka treguar se debati politik duhet të zhvillohet mbi bazën e ideve dhe alternativave konkrete, duke forcuar besimin në një të ardhme më të ndritur për Kosovën.Në këtë frymë, një mirënjohje e veçantë shkon për angazhimin e LDK-së për Prishtinën – jo vetëm si kryeqyteti i Kosovës, por si qendra e zhvillimit ekonomik, politik dhe kulturor të Republikës sonë. Një Prishtinë moderne, funksionale dhe e urbanizuar me vizion është çelësi për një Kosovë të fortë dhe konkurruese në rajon”, ka shkruar tutje Rama.

JU REKOMANDOJMË

Brenda postimeve denigruese të “Lule Gjelit”: Çdo ngjarje kthehej në dezinformatë dhe fushatë linçuese

Brenda postimeve denigruese të “Lule Gjelit”: Çdo ngjarje kthehej në dezinformatë dhe fushatë linçuese
26/07/2026 - 01:43

Emri ishte veç maskë prej germash. Pas tij, për vite me radhë, u orkestrua fushatë e egër dezinformimi dhe denigrimi kundër njerëzve me emër, familje, reputacion dhe peshë...

Më shumëDetails

Nafta prek 1.72 euro për litër, qytetarët ankohen

Nafta prek 1.72 euro për litër, qytetarët ankohen
25/07/2026 - 22:54

Çmimi i naftës ka pësuar rritjen më të madhe që nga muaji maj, duke arritur në 1.72 euro nga 1.69 euro sa ishte dje. Sipas njoftimit të Ministrisë,...

Më shumëDetails

Esat Shala i bindur për personin në video se është Shahin Bush: Kemi folë me fqinjët, e ka vërtetu edhe shteti

Esat Shala i bindur për personin në video se është Shahin Bush: Kemi folë me fqinjët, e ka vërtetu edhe shteti
25/07/2026 - 22:35

Esat Shala, i njohur për arkivimin e materialeve që lidhen me luftën në Kosovë, ka folur për media pas intervistimit të tij nga Policia. Kjo pasi që Shahin...

Më shumëDetails

Mbingarkesa e klinikave në QKUK, kërkohet referim më i drejtë

Mbingarkesa e klinikave në QKUK, kërkohet referim më i drejtë
25/07/2026 - 22:31

Përveç personave të lënduar në aksidente, Qendra Emergjente në QKUK vazhdon të përballet me fluks të madh pacientësh, ndërsa drejtuesit e saj apelojnë që qytetarët fillimisht t`u drejtohen...

Më shumëDetails

Vëllai e disa miq të ngushtë garantues për Thaçin në rast se arratiset

Procesi i dytë në Hagë ndaj Thaçit, shtyhet fillimi i gjykimit për 27 shkurt
25/07/2026 - 22:11

Mbrojtja e Hashim Thaçit i është përgjigjur Prokurorisë së Hagës rreth argumentimit të këtyre të fundit se paraburgimi mbetet masë proporcionale për ish-presidentin e Kosovës. Mbrojtja e Thaçit...

Më shumëDetails

Dita e 56 e protestës, qytetarët mblidhen poshtë zyrës së Ramës: Të hënën do jemi para Parlamentit!

Dita e 56 e protestës, qytetarët mblidhen poshtë zyrës së Ramës: Të hënën do jemi para Parlamentit!
25/07/2026 - 21:58

Dita e sotme shënon protestën e 56-të në Bulevard. Protestuesit janë mbledhur edhe këtë mbrëmje poshtë zyrës së Edi Ramës, me thirrjet për dorëheqje dhe qeveri teknike. Ata...

Më shumëDetails

Më të lexuarat në 24 orët e fundit

  • Sonte meçi i madh i boksit Prenga – Joshua, pritet të nis në këtë orë

    Sonte meçi i madh i boksit Prenga – Joshua, pritet të nis në këtë orë

    175 Shpërndaje
    Shpërndaje 70 Tweet 44
  • Miliona në lojë! Ja sa pritet të fitojë Kristian Prenga në duelin me Anthony Joshuan

    115 Shpërndaje
    Shpërndaje 46 Tweet 29
  • ‘Fluturon’ çmimi i naftës në Kosovës, edhe sot rritje e ndjeshme

    109 Shpërndaje
    Shpërndaje 44 Tweet 27
  • Laboratori “Alfa Lab” i Leutrim Hazirit u kap me shërbime të palicencuara dhe staf të paregjistruar, por gjobitet me vetëm 1 mijë euro

    96 Shpërndaje
    Shpërndaje 38 Tweet 24
  • Kajtazi nxjerr shkrimin e gazetës amerikane për “Lule Gjelin”: Është Albin Kurti në tastierë, llumi i arratisur nga vendi i tij

    95 Shpërndaje
    Shpërndaje 38 Tweet 24

Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.

Privacy Policy

© 2023 Veriu.info

Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum

© Veriu.info

Veriu.info përdor cookies. Duke vijuar me hapjen e kësaj faqe, ju bini dakord me kushtet për përdorimin e cookies. Më shumë