Deputeti i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Burim Ramadani, ka “goditur ashpër” deputetët e Lëvizjes Vetëvendosje gjatë fjalës së tij në seancën e Kuvendit të Kosovës.
Ramadani deklaroi se ligjvënësit e mazhorancës nuk gëzojnë liri mendimi apo veprimi brenda subjektit të tyre politik.
Përmes një deklarate me tone ironizuese, ai u shpreh se deputetët e pushtetit s’kanë të drejtë as të flasin e as të mendojnë vetë, duke bërë thirrje, siç tha ai, “të lutemi për lirinë e tyre”.
“Duhet të lutemi për lirinë e deputetëve të Vetëvendosjes! Ata nuk kanë të drejtë as të mendojnë, as të shprehen dhe nuk kanë guxim as të veprojnë!”, ka thënë Ramadani.













