Veriu.info
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Veriu
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Veriu

Ramadani paralajmëron kallëzim penal ndaj U.D. Presidentes: Shkeli ligjin për Auditorin e Përgjithshëm

02/10/2026 - 17:02
në Lajme
A A
Ramadani: Faktin që zyrtarë shtetërorë shkuan në Serbi menjëherë pas Banjskës as s’po tentojnë ta mohojnë
Shpërndaje në FacebookShpërndaje në Whatsapp

Deputeti i Aleancës, Burim Ramadani, ka reaguar lidhur me propozimin për (ri)emërimin e Vlora Spancës në pozitën e Auditores së Përgjithshme të Kosovës, duke e cilësuar atë si të kundërligjshëm.

Ramadani pretendon se propozimi përmban shkelje të Ligjit nr. 05/L-055 për Auditorin e Përgjithshëm, duke ngritur çështje lidhur me procedurën e ndjekur dhe kriteret ligjore për emërim.

Sipas tij, ligji nuk parasheh vazhdim automatik të mandatit dhe çdo emërim duhet t’i paraprijë një proces i hapur, i paanshëm dhe transparent i përzgjedhjes dhe intervistimit, i administruar nga komisioni përzgjedhës i caktuar nga Presidenti i Kosovës.

“Ligji nuk lejon vazhdim automatik të mandatit. Çdo emërim kërkon që propozimi të bëhet pas një procesi të hapur, të paanshëm dhe transparent të përzgjedhjes dhe intervistimit”, ka deklaruar Ramadani.

Deputeti ka ngritur gjithashtu dyshime lidhur me përmbushjen e kritereve ligjore nga kandidatja, duke iu referuar, siç thotë ai, informatave të sinjalizuesve të mbrojtur me ligj për një hetim penal të mundshëm ndaj saj.

Ramadani ka bërë të ditur se për verifikimin e këtyre pretendimeve u është drejtuar zyrtarisht Prokurorisë Speciale të Republikës së Kosovës dhe Prokurorisë Themelore në Prishtinë.

Ai ka ngritur edhe çështjen e kompetencave të U.D. Presidentes, duke argumentuar se propozimi për Auditoren e Përgjithshme nuk mund të bëhet pa u zhvilluar paraprakisht procedura e hapur e përzgjedhjes dhe intervistimit.

“Propozimit i paraprin procesi, ndërsa vendimmarrja i takon Kuvendit”, ka thënë Ramadani.

Sipas tij, konkursi i fundit për pozitën e Auditorit të Përgjithshëm është shpallur më 14 prill 2021.

Ramadani i ka bërë thirrje Kuvendit të Kosovës që ta refuzojë propozimin dhe të kërkojë zhvillimin e një procedure të hapur në përputhje me ligjin.

Në fund, deputeti i Aleancës ka paralajmëruar edhe ndërmarrjen e veprimeve penale ndaj U.D. Presidentes.

“Do të paraqes kallëzim penal ndaj U.D. Presidentes për shkelje ligjore, për shkak të dyshimit të bazuar se ka kryer veprën penale ‘Keqpërdorim i pozitës apo autoritetit zyrtar’ nga neni 414 i Kodit Penal të Republikës së Kosovës”, ka deklaruar Ramadani.

JU REKOMANDOJMË

Diaspora në Lozanë proteston në mbështetje të ish-krerëve të UÇK-së

Diaspora në Lozanë proteston në mbështetje të ish-krerëve të UÇK-së
02/10/2026 - 16:59

Lozana e Zvicrës do të jetë nikoqire e një tubimi mbështetës për ish-krerët e UÇK-së tashmë të dënuar nga shkalla e parë e Gjykatës Speciale, i cili do...

Më shumëDetails

Hamza mbërrin në Qeveri, pritet takimi me Kurtin

Hamza mbërrin në Qeveri, pritet takimi me Kurtin
02/10/2026 - 16:55

Kryetari i PDK-së, Bedri Hamza, ka mbërritur para pak çastesh në ndërtesën e Qeverisë, ku pritet të zhvillojë takim me kryeministrin Albin Kurti. Në fokus të diskutimeve pritet...

Më shumëDetails

“Keqmenaxhim, jokompetencë dhe mungesë performance” – KPK del me komunikatë pas largimit të Isufajt nga Specialja

“Keqmenaxhim, jokompetencë dhe mungesë performance” – KPK del me komunikatë pas largimit të Isufajt nga Specialja
02/10/2026 - 16:51

Këshilli Prokurorial i Kosovës (KPK) ka vendosur ta largojë Blerim Isufajn nga pozita e Kryeprokurorit të Prokurorisë Speciale të Republikës së Kosovës. Vendimi është marrë të premten, më...

Më shumëDetails

Zhvillimet rreth Speciales e Presidentit, Konjufca shihet duke hyrë në Qeveri para takimit Kurti-Hamza

Zhvillimet rreth Speciales e Presidentit, Konjufca shihet duke hyrë në Qeveri para takimit Kurti-Hamza
02/10/2026 - 16:42

Kryeministri Albin Kurti dhe kryetari i PDK’së Bedri Hamza do të takohen sot nga ora 16:30, ka marrë vesh Gazeta Express. Pak para se të nisë ky takim...

Më shumëDetails

Shkarkohet Isufaj, KPK-ja cakton zëvendësuesin e tij

Shkarkohet Isufaj, KPK-ja cakton zëvendësuesin e tij
02/10/2026 - 16:39

Dren Paca është caktuar ushtrues i detyrës së Kryeprokurorit të Prokurorisë Speciale. Drejtuesi i ri i kësaj prokurorie e zëvendëson të shkarkuarin nga pozita të premten, Blerim Isufajn,...

Më shumëDetails

KPK shkarkon kryeprokurorin, Blerim Isufaj

KPK shkarkon kryeprokurorin, Blerim Isufaj
02/10/2026 - 16:25

Këshilli Prokurorial i Kosovës ka marrë vendim për shkarkimin e kryeprokurorit të Prokurorisë Speciale të Republikës së Kosovës, Blerim Isufaj. Vendimi për shkarkimin e Isufajt është marrë me...

Më shumëDetails

Më të lexuarat në 24 orët e fundit

  • Nga Eli Fara tek Monika Lubonja, 17 gra raportohet të jenë filmuar nga kompozitori Adrian Hila – dalin disa pamje

    Nga Eli Fara tek Monika Lubonja, 17 gra raportohet të jenë filmuar nga kompozitori Adrian Hila – dalin disa pamje

    1518 Shpërndaje
    Shpërndaje 607 Tweet 380
  • Pamje të reja: Adi Hila e dinte për kamerën, momenti kur zbulohet

    397 Shpërndaje
    Shpërndaje 159 Tweet 99
  • Aktore dhe këngëtare zhdukin fotot në studion e Ad Hilës, në videot intime edhe moderatorë dhe biznesmenë

    379 Shpërndaje
    Shpërndaje 152 Tweet 95
  • Skandali i Adrian Hilës, gazetari lëshon deklaratën e fortë: Dy prej grave kanë tentuar t’i …

    460 Shpërndaje
    Shpërndaje 184 Tweet 115
  • Misteri pas videove të Adrian Hilës me personazhet e njohur të botës së showbiz-it

    286 Shpërndaje
    Shpërndaje 114 Tweet 72

Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.

Privacy Policy

© 2023 Veriu.info

Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum

© Veriu.info

Veriu.info përdor cookies. Duke vijuar me hapjen e kësaj faqe, ju bini dakord me kushtet për përdorimin e cookies. Më shumë