Kandidati për deputet nga radhët e AAK-së, Burim Ramadani ka deklaruar se Qeverinë Kurti e ka penguar, siç tha ai, vetëm vetja dhe inatet.
Mbrëmë, në “Edicionin Special” në Klan Kosova Ramadani tha se shtetit është bllokuar për një kohë të gjatë, për shkak se sipas tij, Lëvizja Vetëvendosje medoemos dëshiron të qëndrojë në pushtet, transmeton Klankosova.tv.
“Unë mendoj që kanë inate ndaj njerëzve dhe prandaj nuk investojnë. Vërehet që nuk është inat vetëm ndaj individëve të caktuar, njerëzve, rajoneve të tjera, por edhe ndaj vetë shtetit”, u shpreh ai.
Ndër të tjera, Ramadani theksoi se kryeministri në detyrë, Albin Kurti shpërndan pako milionëshe në kohë zgjedhjeve.














