Veriu.info
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Veriu
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Veriu

Raportet Kurti-Rama/ Çitaku: Marrëdhëniet me Shqipërinë janë shumë më të thella, kryeministrat shkojnë e vijnë

13/06/2024 - 08:43
në Lajme
A A
Raportet Kurti-Rama/ Çitaku: Marrëdhëniet me Shqipërinë janë shumë më të thella, kryeministrat shkojnë e vijnë
Shpërndaje në FacebookShpërndaje në Whatsapp

Sekretarja e Përgjithshme e PDK-së, Vlora Çitaku, në një intervistë për Gazeta Blic, ka folur për mos pritjen në takim nga kryeministri Albin Kurti, të kryeministrit të Shqipërisë, Edi Rama, gjatë vizitës së tij në Kosovë.

Ajo vlerëson se raporti mes Kosovës e Shqipërisë janë më të thella dhe më të forta se sa raportet mes dy kryeministrave.

“Unë mendoj që raportet mes Kosovës e Shqipërisë janë shumë më të thella, më të mëdha, sesa mes dy kryeministrave apo mes dy qeverive. Mjafton të shkoni në Vlorë, në Durrës, në Shëngjin dhe aty e shihni se sa e madhe është prezenca e Kosovës në Shqipëri, ngjashëm edhe Shqipëria në Kosovë. Raporti me Shqipërinë nuk është i zakonshëm, Shqipëria nuk është vetëm edhe një shtet fqinj i Kosovës. Raporti me të është i jashtëzakonshëm, i thellë, shpirtëror dhe politika në vend se të ecë në hap me sentimentin qytetar dhe popullo, fatkeqësisht po vendos barriera”, thotë ajo.

Sipas Çitakut, Kurti ka arritur t’i rrënojë raportet e Kosovës me SHBA-të e BE-në dhe shtetet fqinje ku ka shqiptarë.

“Thënë të drejtën, kryeministri Kurti ka arritur t’i rrënojë raportet e Kosovës jo vetëm me SHBA-të dhe BE-në, por kemi parë ndërhyrje flagrante të tij në politikën e brendshme bë Shqipëri. Ju rikujtoj se Kurti ka garuar me një listë në zgjedhjet parlamentare në Shqipëri. Njëjtë kemi parë një ndërhyrje brutale edhe në Maqedoninë e Veriut, edhe në Preshevë, pa e vetmja mjeshtri e kryeministrit Kurti është përçarja e shqiptarëve, në rajon dhe më gjerë”, vlerëson ajo.

Çitaku shton se çdo lloj mosmarrëveshje mes të dy kryeministrave është më e vogël se marrëdhënia mes dy shteteve.

Unë besoj se çfarëdo lloj keqkuptimi, mosmarrëveshje mes dy kryeministrave është shumë më e vogël se çdo sesa thellësia e raporteve mes popullit shqiptar në Kosovë dhe Shqipëri. Është normale që me kryeministrin Rama nga 100 tema të mos pajtohemi me 1. Mirëpo unë kam qenë dëshmitare e shumë rasteve kur kryeministri Rama e ka mbrojtur Kosovën, e ka mbrojtur luftën e UÇK-së me shumë argumente dhe shpeshherë me shumë elokuencë, ndoshta se sa ne”, deklaron Vlora Çitaku.

JU REKOMANDOJMË

Plani i Trumpit zemëron Evropën: Uashingtoni u dërgon miliona dollarë mediave të krahut të djathtë

Plani i Trumpit zemëron Evropën: Uashingtoni u dërgon miliona dollarë mediave të krahut të djathtë
01/09/2026 - 08:45

Administrata e Presidentit të SHBA-së, Donald Trump, planifikon të ndajë 4 milionë dollarë për të forcuar mediat e krahut të djathtë në Evropë, pjesë e një pakete më...

Më shumëDetails

Kjo është gjendja e fundit në pikat kufitare të Kosovës

20 minuta pritje për të dalë nga Kosova
01/09/2026 - 08:30

Sipas të dhënave të fundit për fluksin në pikat e kalimit kufitar, qarkullimi i automjeteve po zhvillohet pa vonesa të mëdha Në shumicën e pikave kufitare, hyrjet dhe...

Më shumëDetails

Gjendet e mitura që ishte raportuar e zhdukur në Pejë – Policia e gjen duke shëtitur në qytet

U nis për në shkollë e nuk u kthye më, babai njofton se i është zhdukur vajza 12 vjeçare
01/09/2026 - 08:19

E mitura R.H., 15-vjeçare, e cila ishte raportuar e zhdukur në Pejë, është gjetur sot pas angazhimit të hetuesve policorë. Sipas informacioneve të Sinjalit, rasti lidhet me zhdukjen...

Më shumëDetails

Deputetët e PDK-së dhe Aleancës bllokojnë sërish hyrjen e Qeverisë

Deputetët e PDK-së dhe Aleancës bllokojnë sërish hyrjen e Qeverisë
01/09/2026 - 08:08

Deputetët e PDK-së dhe Aleancës, kanë bllokuar edhe sot hyrjen e Qeverisë. Ditën e sotme i janë bashkuar asamblistë dhe aktivistë nga Anamorava. Ata në orët e mëngjesit...

Më shumëDetails

Kandidati për president u gjet, por marrëveshja LVV-LDK përplaset me kundërshtime

Kandidati për president u gjet, por marrëveshja LVV-LDK përplaset me kundërshtime
01/09/2026 - 08:01

Lëvizja Vetëvendosje (LVV) dhe Lidhja Demokratike e Kosovës (LDK) kanë arritur marrëveshje që profesori dhe diplomati Bekim Sejdiu të jetë kandidat për President të Republikës së Kosovës. Marrëveshja...

Më shumëDetails

Beha: Gjyqtari që kërkoi të shqyrtohej lirimi i Thaçit nuk u përfshi më në panelet për krerët e UÇK-së

Beha: Gjyqtari që kërkoi të shqyrtohej lirimi i Thaçit nuk u përfshi më në panelet për krerët e UÇK-së
31/08/2026 - 22:45

Gazetari Besian Beha ka ngritur pikëpyetje lidhur me përbërjen e paneleve gjyqësore që kanë vendosur për vazhdimin e paraburgimit të ish-krerëve të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës në Hagë....

Më shumëDetails

Më të lexuarat në 24 orët e fundit

  • Ekskluzive: Arrestohet 4 persona në Mitrovicë nën dyshimin për dallavere me testin e patent shoferëve

    Ekskluzive: Arrestohet 4 persona në Mitrovicë nën dyshimin për dallavere me testin e patent shoferëve

    154 Shpërndaje
    Shpërndaje 62 Tweet 39
  • Hoti del me sqarim, tregon pse nuk e voton Bekim Sejdiun për president

    114 Shpërndaje
    Shpërndaje 46 Tweet 29
  • Policia konfirmon raportimin e Veriu.info: Janë arrestuar 4 persona në Mitrovicë për dallavere me testin për patentë shofer

    104 Shpërndaje
    Shpërndaje 42 Tweet 26
  • Bekë Berisha për kandidatin për President: Duhet me qenë shumë i poshtër meqë janë pajtuar për të

    97 Shpërndaje
    Shpërndaje 39 Tweet 24
  • “Kjo është…”, momenti kur Mihrija kupton se do të bëhet gjyshe (video)

    91 Shpërndaje
    Shpërndaje 36 Tweet 23

Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.

Privacy Policy

© 2023 Veriu.info

Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum

© Veriu.info

Veriu.info përdor cookies. Duke vijuar me hapjen e kësaj faqe, ju bini dakord me kushtet për përdorimin e cookies. Më shumë