Veriu.info
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Veriu
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Veriu

Raporti i Dick Martyt u aprovua pa asnjë të dyshuar, SHBA dhe BE ishin të njoftuara por nuk reaguan

22/04/2023 - 12:54
në Lajme
A A
Raporti i Dick Martyt u aprovua pa asnjë të dyshuar, SHBA dhe BE ishin të njoftuara por nuk reaguan
Shpërndaje në FacebookShpërndaje në Whatsapp

Bashkimi Evropian dhe të gjitha qeveritë e shteteve anëtare të saj dhe kontribuuese për Misionin e EULEX-it ishin të informuara edhe zyrtarisht se nuk kishte asnjë person të dyshimtë lidhur me akuzat në Dick Martyt, por megjithatë pretendimet e tij monstruoze të ngritura përmes dosjeve të falsifikuara të Serbisë u lanë të procedohen dhe morën mbështetje qindra milionëshe deri në arritjen e qëllimit politik – krijimin e Gjykatës Speciale dhe akuzimin e ish-presidentit Hashim Thaçi dhe pjesëtarë tjerë të UÇK-së.

Raporti i ish senatorit zviceran u aprovua në Këshillin e Evropës në Strasburg më 26 janar 2011, ndërkaq rreth dy muaj më vonë, në një takim në Bruksel, Shefi i EULEX-it Bernd Borchardt njoftoi edhe zyrtarisht anëtarët e Parlamentit Evropian se nuk kishte asnjë person të dyshuar lidhur me raportin e Dick Martyt, por megjithatë EULEX e ka hetuar dhe do të vazhdoj të hetonte këtë rast.

“Siç e dini, Misioni i ka marrë shumë seriozisht akuzat e ngritura nga z. Marty në raportin e tij. Pothuajse menjëherë pasi Këshilli i Evropës miratoi një rezolutë të bazuar në raport, EULEX-i hapi një hetim paraprak mbi pretendimet e raportit. Kjo do të thotë se në këtë fazë të hetimeve nuk ka asnjë të dyshuar. Dëshiroj të theksoj edhe një herë se prokurorët e EULEX-it kanë juridiksion mbi akuzat e ngritura nga z. Marty”, ua ka thënë euro-parlamentarëve, Shefi i atëhershëm Misionit të BE-së për sundimin e ligjit, Bernd Borchardt, më 15 mars 2011.

Megjithëse nuk ishte asnjë shenjë se akuzat e rënda dhe sensacionale që vërshuan mediat e botës, vetëm dy muaj pas lindjes se shtetit të Kosovës, Shefi i EULEX-it njoftonte shefat e vet në Bruksel se angazhimi për t’u marrë me raportine Martyt nuk do të ndalet.

Gjithashtu, ambasadori gjerman Borchardt i ka njoftuar zyrtarët e BE-së se Serbia dhe Shqipëria kanë bashkëpunuar dhe do të bashkëpunojnë edhe më tej, me plotë zell, lidhur me pretendimet e Martyt.

“Në javët e ardhshme, EULEX-İ synon të ndërmarrë hapate mëposhtëm: Misioni ka staf të përkushtuar i cili do të merret vetëm me këto pretendime. Do të sigurohet niveli më i lartë i sigurisë dhe konfidencialitetit. Aktualisht po bëhen përpjekje për të forcuar Programin tonë për Mbrojtjen e Dëshmitarëve, i cili përfshin një Program specifik të Zhvendosjes së Dëshmitarëve. Bashkëpunimi me homologët në Beograd dhe Tiranë ka funksionuar deri më sot për kënaqësinë tonë dhe do të vazhdojë”, ka thënë tutje Borchardt, sipas dokumentit në gjuhën angleze.

Jo vetëm nga Marty dhe ekipi i hetuesve të EULEX-it gjatë tri viteve pas shpalljes së pavarësisë, por raporti i Dick Martyt u hetua edhe për mbi 10 vite nga hetues amerikanë dhe evropianë por nuk është gjetur gjë e vërtetë. Këto pretendime janë hetuar madje edhe nga Tribunali i Hagës për ish-Jugosllavinë si dhe nga UNMIK-u, në vitet e para pas luftës.

Në ditën e dytë kur iu dha mundësia t’i drejtohet publikisht Giykatës Speciale dhe opinionit vendor dhe ndërkombëtar ish-presidenti Hashim Thaçi deklaroi se etë ai, UÇK-ja edhe populli i Kosovës dhe të gjithë shqiptarët janë shfajësuar nga këto akuza të raportit të Martyt dhe se e vërteta është thënë dhe reja e zezë mbi Kosovën është hequr.

“Kur raporti i Dick Martyt, para 13 vitesh mbushi titujt e mediave ndërkombëtare me akuza të sajuara pë trafik organesh nga UÇK-ja dhe nga unë, unë menjëherë i kërkova bashkësisë ndërkombëtare të hetonte në mënyrë të pavarur. Bashkësia ndërkombëtare me tha se një gjykatë e veçantë ishte parësore për të hequr rënë e zezë të akuzave për trafik të organeve në Kosovë. Bota tani e di, sot si rezultat i këtij procesi se nuk kishte trafik të organesh dhe se Shtëpia e Verdhë’ nuk kanë ekzistuar kurrë. Tani e dimë se edhe unë edhe UÇK-ja edhe populli i Kosovës dhe të gjithë shqiptarët jemi shfajësuar nga këto akuza. E vërteta është thënë dhe reja e zezë mbi Kosovën është hequr. Pra kjo sakrificë ia ka vlejtur. Unë pres që të shfajësohem nga çdo akuzë tjetër ndaj meje në përfundim të këtij procesi”, ka thënë Thaçi më 4 prill, në Gjykatën Speciale.

Nga ana tjetër, kryenministri Edi Rama dhe Kuvendi i Shqipërisë kanë nisur procedurën për rrëzimine rezolutës dhe raportit të rrejshëm të Dick Martyt, që përveç UÇK-së e Kosovës, implikon edhe Shqipërinë.

JU REKOMANDOJMË

Plani i Trumpit zemëron Evropën: Uashingtoni u dërgon miliona dollarë mediave të krahut të djathtë

Plani i Trumpit zemëron Evropën: Uashingtoni u dërgon miliona dollarë mediave të krahut të djathtë
01/09/2026 - 08:45

Administrata e Presidentit të SHBA-së, Donald Trump, planifikon të ndajë 4 milionë dollarë për të forcuar mediat e krahut të djathtë në Evropë, pjesë e një pakete më...

Më shumëDetails

Kjo është gjendja e fundit në pikat kufitare të Kosovës

20 minuta pritje për të dalë nga Kosova
01/09/2026 - 08:30

Sipas të dhënave të fundit për fluksin në pikat e kalimit kufitar, qarkullimi i automjeteve po zhvillohet pa vonesa të mëdha Në shumicën e pikave kufitare, hyrjet dhe...

Më shumëDetails

Gjendet e mitura që ishte raportuar e zhdukur në Pejë – Policia e gjen duke shëtitur në qytet

U nis për në shkollë e nuk u kthye më, babai njofton se i është zhdukur vajza 12 vjeçare
01/09/2026 - 08:19

E mitura R.H., 15-vjeçare, e cila ishte raportuar e zhdukur në Pejë, është gjetur sot pas angazhimit të hetuesve policorë. Sipas informacioneve të Sinjalit, rasti lidhet me zhdukjen...

Më shumëDetails

Deputetët e PDK-së dhe Aleancës bllokojnë sërish hyrjen e Qeverisë

Deputetët e PDK-së dhe Aleancës bllokojnë sërish hyrjen e Qeverisë
01/09/2026 - 08:08

Deputetët e PDK-së dhe Aleancës, kanë bllokuar edhe sot hyrjen e Qeverisë. Ditën e sotme i janë bashkuar asamblistë dhe aktivistë nga Anamorava. Ata në orët e mëngjesit...

Më shumëDetails

Kandidati për president u gjet, por marrëveshja LVV-LDK përplaset me kundërshtime

Kandidati për president u gjet, por marrëveshja LVV-LDK përplaset me kundërshtime
01/09/2026 - 08:01

Lëvizja Vetëvendosje (LVV) dhe Lidhja Demokratike e Kosovës (LDK) kanë arritur marrëveshje që profesori dhe diplomati Bekim Sejdiu të jetë kandidat për President të Republikës së Kosovës. Marrëveshja...

Më shumëDetails

Beha: Gjyqtari që kërkoi të shqyrtohej lirimi i Thaçit nuk u përfshi më në panelet për krerët e UÇK-së

Beha: Gjyqtari që kërkoi të shqyrtohej lirimi i Thaçit nuk u përfshi më në panelet për krerët e UÇK-së
31/08/2026 - 22:45

Gazetari Besian Beha ka ngritur pikëpyetje lidhur me përbërjen e paneleve gjyqësore që kanë vendosur për vazhdimin e paraburgimit të ish-krerëve të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës në Hagë....

Më shumëDetails

Më të lexuarat në 24 orët e fundit

  • Ekskluzive: Arrestohet 4 persona në Mitrovicë nën dyshimin për dallavere me testin e patent shoferëve

    Ekskluzive: Arrestohet 4 persona në Mitrovicë nën dyshimin për dallavere me testin e patent shoferëve

    154 Shpërndaje
    Shpërndaje 62 Tweet 39
  • Hoti del me sqarim, tregon pse nuk e voton Bekim Sejdiun për president

    114 Shpërndaje
    Shpërndaje 46 Tweet 29
  • Policia konfirmon raportimin e Veriu.info: Janë arrestuar 4 persona në Mitrovicë për dallavere me testin për patentë shofer

    104 Shpërndaje
    Shpërndaje 42 Tweet 26
  • Bekë Berisha për kandidatin për President: Duhet me qenë shumë i poshtër meqë janë pajtuar për të

    97 Shpërndaje
    Shpërndaje 39 Tweet 24
  • “Kjo është…”, momenti kur Mihrija kupton se do të bëhet gjyshe (video)

    91 Shpërndaje
    Shpërndaje 36 Tweet 23

Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.

Privacy Policy

© 2023 Veriu.info

Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum

© Veriu.info

Veriu.info përdor cookies. Duke vijuar me hapjen e kësaj faqe, ju bini dakord me kushtet për përdorimin e cookies. Më shumë