Në media është raportuar se një aeroplan i kompanisë “GP Aviation” është goditur dje nga rrufeja në pistën e Aeroportit Ndërkombëtar të Prishtinës “Adem Jashari”.
Ky aeroplan po barte pasagjer nga Baseli i Zvicrës për në kryeqytetin Prishtinë.
Insajderi raporton se nuk ka pasur dëme në njerëz përjashto dëmet materiale të aeroplanit.
Por këtë gjë nuk e ka konfirmuar zëdhënësja e aeroportit Valentina Gara.
E, njëjta nuk ka dhënë ndonjë përgjigje, përpos që ka thënë se për shkaqe teknike nuk është realizuar fluturimi në kthim.
“Fluturimi që ka arritur dje në Prishtinë me kompanine “GP Aviation” për shkaqe teknike nuk është realizuar në kthim”, ka thënë Gara












