Jeton në Londër bashkë me familje. Ka edhe nënshtetësi angleze.
Por, kjo duket të mos e ketë penguar ambasadorin kosovar në Britaninë e Madhe që të paguajë hiç më pak se 4 mijë euro në muaj për një banesë.
Bazuar në disa dokumente të siguruara nga Demokracia.com, Kapiti paguan më shumë sesa limiti i lejtuar, e që është 2400 euro për qira mujore.
Sipas Udhëzimit Administrativ në fuqi, qiraja e lejuar për ambasadorin në Mbretërinë e Bashkuar është 2400 euro, ndërsa sipas mediumit në fjalë, kërkesa i ishte aprovuar Kapitit në kundërshtim me Udhëzimin Administrativ, me kosto shtesë prej 1829 eurosh më shumë se që lejohet, apo rreth 80 për qind mbi vlerën e lejuar, e cila si shkelje përbën edhe keqpërdorim të detyrës zyrtare.
Ndërsa, nëse llogaritet mandati 4-vjeçar i ambasadorit Kapiti, atëherë kemi të bëjmë me dëmtim të buxhetit prej rreth 90 mijë euro.
Hulumtimi i plotë KËTU.











