Veriu.info
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Veriu
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Veriu

Rashiq për dorëheqjen e tre policëve në Veri: Një brigadë mercenarësh të pashpirt na ndjek…

18/08/2023 - 12:54
në Lajme
A A
Rashiq për dorëheqjen e tre policëve në Veri: Një brigadë mercenarësh të pashpirt na ndjek…
Shpërndaje në FacebookShpërndaje në Whatsapp

Ministri për Kthim dhe Komunitet Nenad Rashiq ka reaguar pasi që dje tre zyrtarë të policisë së Kosovës u larguan nga policia në Veri të Kosovës e të cilët kishte pak ditë që kishin nisur shërbimin në këtë institucion të sigurisë.

Sipas tij, policët dhanë dorëheqje për shkak të frikës dhe kërcënimet ndaj tyre dhe familjeve të tyre.

“Një brigade mercenarësh të pashpirt na ndjek me detyrën për të vjedhur planet dhe ëndrrat tona, për të shkatërruar familjet dhe jetën tonë, për të thithur gjakun dhe vullnetin tonë për të jetuar derisa të bëhemi zombie që enden pa qëllim nëpër vatrat tona për të cilat kemi qenë gjithmonë krenarë”, ka shkaur ai ndër të tjera.

Reagimi i plotë:

Ditën e djeshme tre policë të rinj dhanë dorëheqjen në vendet e tyre të punës, ku sapo kishin filluar punën.

Ata e filluan dhe e përfunduan karrierën e tyre të shkurtër me shënjestrim, fyerje, nënçmim, me kërcënime ndaj tyre por edhe ndaj familjarëve. Fatkeqësisht, ndoshta nuk ka asnjë serb të Kosovës që të paktën një herë personalisht të mos i ketë ndjerë kërcënimet e egra nga forca e padukshme malore që shkatërron çdo vepër dhe çdo dëshirë për bashkëjetesë në Kosovën tonë të bukur me metodat e saj shkatërruese.

Në 11 vitet e fundit të mbijetesës dhe qëndrimit tonë këtu i janë bërë dëme të pariparueshme dhe sigurisht që nuk mbaron me kaq, na thonë se do të “luftojnë” deri në Serbin e fundit Kosovar. Çfarë kemi bërë gabim tek Zoti…

Të nderuar bashkëqytetarë të mi, pjesëtarë të rinj të Policisë së Kosovës, ga përvoja ime personale, e di shumë mirë se çfarë po kaloni ju dhe familjet tuaja. Një brigade mercenarësh të pashpirt na ndjek me detyrën për të vjedhur planet dhe ëndrrat tona, për të shkatërruar familjet dhe jetën tonë, për të thithur gjakun dhe vullnetin tonë për të jetuar derisa të bëhemi zombie që enden pa qëllim nëpër vatrat tona për të cilat kemi qenë gjithmonë krenarë.

Mund të mos ju njoh personalisht, por më besoni e njoh mirë metodologjinë mizore të punës së tyre dhe e di se sa e vështirë është të qëndrosh i ndërgjegjshëm dhe I moralshëm në kushtet jo normale dhe jo morale që na imponohen me dhunë. Fatkeqësisht, lufta do të vazhdojë, por mbani mend një thënie: “Kam mësuar se guximi nuk është mungesa e frikës, por fitorja mbi të”. Nuk është njeri trim ai që nuk ndjen frikë, por ai që ngadhënjen mbi atë frikë” (Nelson Mandela).

Megjithatë, ne kemi njëri-tjetrin. Shpirti jonë i famshëm liridashës gjithmonë ka fituar në historikun e Serbëve edhe kur ndonjëherë dukej shumë e vështirë dhe e pashpresë. Brezat tuaj kanë një barrë të rëndë përgjegjësie në vendosjen dhe forcimin e vlerave njerëzore e morale dhe të çdo gjëje që është dinjitoze dhe fisnike e që ju kanë mësuar prindërit e juaj, unë e di që ju do ta fitoni edhe këtë luftë.

Nga sot, dua t’ju premtoj se do të jem me ju me të gjithë kapacitetin tim personal dhe institucional. Dera ime do të jetë e hapur për të gjithë ju. Unë personalisht, si dhe Ministria për Komunitete dhe Kthim në Qeverinë e Kosovës, vihemi në dispozicionin tuaj, për të ju ndihmuar në çdo mënyrë të mundshme që të ngadhënjejmë mbi frikën, sfidat, e dyshimet tona…

JU REKOMANDOJMË

Plani i Trumpit zemëron Evropën: Uashingtoni u dërgon miliona dollarë mediave të krahut të djathtë

Plani i Trumpit zemëron Evropën: Uashingtoni u dërgon miliona dollarë mediave të krahut të djathtë
01/09/2026 - 08:45

Administrata e Presidentit të SHBA-së, Donald Trump, planifikon të ndajë 4 milionë dollarë për të forcuar mediat e krahut të djathtë në Evropë, pjesë e një pakete më...

Më shumëDetails

Kjo është gjendja e fundit në pikat kufitare të Kosovës

20 minuta pritje për të dalë nga Kosova
01/09/2026 - 08:30

Sipas të dhënave të fundit për fluksin në pikat e kalimit kufitar, qarkullimi i automjeteve po zhvillohet pa vonesa të mëdha Në shumicën e pikave kufitare, hyrjet dhe...

Më shumëDetails

Gjendet e mitura që ishte raportuar e zhdukur në Pejë – Policia e gjen duke shëtitur në qytet

U nis për në shkollë e nuk u kthye më, babai njofton se i është zhdukur vajza 12 vjeçare
01/09/2026 - 08:19

E mitura R.H., 15-vjeçare, e cila ishte raportuar e zhdukur në Pejë, është gjetur sot pas angazhimit të hetuesve policorë. Sipas informacioneve të Sinjalit, rasti lidhet me zhdukjen...

Më shumëDetails

Deputetët e PDK-së dhe Aleancës bllokojnë sërish hyrjen e Qeverisë

Deputetët e PDK-së dhe Aleancës bllokojnë sërish hyrjen e Qeverisë
01/09/2026 - 08:08

Deputetët e PDK-së dhe Aleancës, kanë bllokuar edhe sot hyrjen e Qeverisë. Ditën e sotme i janë bashkuar asamblistë dhe aktivistë nga Anamorava. Ata në orët e mëngjesit...

Më shumëDetails

Kandidati për president u gjet, por marrëveshja LVV-LDK përplaset me kundërshtime

Kandidati për president u gjet, por marrëveshja LVV-LDK përplaset me kundërshtime
01/09/2026 - 08:01

Lëvizja Vetëvendosje (LVV) dhe Lidhja Demokratike e Kosovës (LDK) kanë arritur marrëveshje që profesori dhe diplomati Bekim Sejdiu të jetë kandidat për President të Republikës së Kosovës. Marrëveshja...

Më shumëDetails

Beha: Gjyqtari që kërkoi të shqyrtohej lirimi i Thaçit nuk u përfshi më në panelet për krerët e UÇK-së

Beha: Gjyqtari që kërkoi të shqyrtohej lirimi i Thaçit nuk u përfshi më në panelet për krerët e UÇK-së
31/08/2026 - 22:45

Gazetari Besian Beha ka ngritur pikëpyetje lidhur me përbërjen e paneleve gjyqësore që kanë vendosur për vazhdimin e paraburgimit të ish-krerëve të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës në Hagë....

Më shumëDetails

Më të lexuarat në 24 orët e fundit

  • Ekskluzive: Arrestohet 4 persona në Mitrovicë nën dyshimin për dallavere me testin e patent shoferëve

    Ekskluzive: Arrestohet 4 persona në Mitrovicë nën dyshimin për dallavere me testin e patent shoferëve

    154 Shpërndaje
    Shpërndaje 62 Tweet 39
  • Hoti del me sqarim, tregon pse nuk e voton Bekim Sejdiun për president

    114 Shpërndaje
    Shpërndaje 46 Tweet 29
  • Policia konfirmon raportimin e Veriu.info: Janë arrestuar 4 persona në Mitrovicë për dallavere me testin për patentë shofer

    104 Shpërndaje
    Shpërndaje 42 Tweet 26
  • Bekë Berisha për kandidatin për President: Duhet me qenë shumë i poshtër meqë janë pajtuar për të

    97 Shpërndaje
    Shpërndaje 39 Tweet 24
  • “Kjo është…”, momenti kur Mihrija kupton se do të bëhet gjyshe (video)

    91 Shpërndaje
    Shpërndaje 36 Tweet 23

Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.

Privacy Policy

© 2023 Veriu.info

Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum

© Veriu.info

Veriu.info përdor cookies. Duke vijuar me hapjen e kësaj faqe, ju bini dakord me kushtet për përdorimin e cookies. Më shumë