Universiteti i Prishtinës ka shënuar një tjetër fitore në përballjen gjyqësore ndaj pretenduesve të pronave të tij.
Sipas një njoftimi zyrtar nga UP-ja, Gjykata Themelore e Prishtinës, pas kërkesës së parashtruar nga Prokuroria, ka vendosur masën e sigurisë për një sipërfaqe prej mbi 68 arish tokë të vendosur në zonën e Fakulteteve Teknike.
Lidhur me këtë zhvillim ka reaguar ministrja e Mjedisit, Planifikimit Hapësinor dhe Infrastrukturës, Fitore Pacolli.
“Vendosja e masës së sigurisë për këtë pronë mbi 68 ari është një hap i rëndësishëm në mbrojtje të pasurisë publike. I gëzohem këtij zhvillimi dhe do të vazhdoj të angazhohem që pronat publike të mbrohen me ligj dhe me përgjegjësi institucionale”, ka thënë Pacolli.













