Prokurorja e Specializuar Kimbërli Uest mirëpriti aktgjykimin dhe dënimet e sotme në gjyqin ndaj Hashim Thaçit, Bashkim Smakajt, Isni Kilajt, Fadil Fazliut dhe Hajredin Kuçit, dhe premtoi se do të vazhdojë të hetojë dhe ndjekë penalisht të gjitha rastet e pengimit të drejtësisë për të garantuar ruajtjen e integritetit të procedurave.
Gjykata shpalli të martën Thaçin, Smakajn, dhe Fazliun, fajtorë për vepra penale kundër administrimit të drejtësisë, që përfshijnë tentativë për pengim të personave zyrtarë në kryerjen e detyrave zyrtare dhe mosbindje ndaj gjykatës.
Duke komentuar aktgjykimin e sotëm, Prokurorja e Specializuar tha: “E mirëpres aktgjykimin dhe dënimet e sotme të cilat japin një mesazh të qartë: ata që përpiqen të sabotojnë sundimin e ligjit, të zbulojnë materiale sekrete të gjykatës apo të ndërhyjnë tek dëshmitarët, do të vihen para përgjegjësisë pavarësisht statusit apo postit të tyre”












