Veriu.info
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Veriu
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Veriu

Pas Komunës së Vushtrrisë, edhe Prizreni dhe Skenderaj e demantojnë pretendimin e drejtorit të Shëndetësisë në Mitrovicë, Fahri Shabani në përpjekjen e tij për të mbrojtur marrëveshjen me “Avicena KS”

22/10/2024 - 15:49
në HULUMTIME, Kryesore, Lajme
A A
Pas Komunës së Vushtrrisë, edhe Prizreni dhe Skenderaj e demantojnë pretendimin e drejtorit të Shëndetësisë në Mitrovicë, Fahri Shabani në përpjekjen e tij për të mbrojtur marrëveshjen me “Avicena KS”
Shpërndaje në FacebookShpërndaje në Whatsapp

Veriu.info më 22 tetor 2024 kishte raportuar për një skandal të bërë nga Komuna e Mitrovicës, përkatësisht drejtori i Drejtorisë së Shëndetësisë, Fahri Shabani, i cili përmes një postimi ka promovuar si kompani bamirëse laboratorin dhe poliklinikën “Avicena KS”, e cila 10 ditë më parë ishte bastisur nga Drejtoria për Hetimin e Krimeve Ekonomike dhe Korrupsionit e Policisë së Kosovë nën dyshimin për falsifikim të dokumenteve dhe ushtrim të kundërligjshëm të veprimtarisë mjekësore dhe farmaceutike. 

Skandal: Drejtori i Shëndetësisë në Mitrovicë tenton ta përmirëson imazhin e ‘Avicena KS’ që u bastis për falsifikime e veprimtari të kundërligjshme mjekësore, me marrëveshje i paraqet si bamirës

Pas publikimit të artikullit, përmes një komenti ka reaguar drejtori i Drejtorisë së Shëndetësisë në Komunën e Mitrovicës, Fahri Shabani, ku në tentim për të mbuluar skandalin e tij, ai hedh akuza ndaj gazetës Veriu.info ka prezantuar asnjë fakt të vetëm.

Sidoqoftë, ai kishte vazhduar tutje duke thënë se projekti i Avicena KS në kuadër të fushatës: “Lufto me guxim -Muaji i ndërgjegjësimit kundër kancerit te gjirit” implementohet si marrëveshje bashkëpunimi në mes të Avicena KS dhe të gjitha Drejtorive të Shëndetësisë së Komunave të Kosovës”. Pra, sipas tij, Drejtoritë e Shëndetësisë të të gjitha komunave të Kosovës kanë marrëveshje bashkëpunimi me “Avicena KS” për muajin e ndërgjegjësimit kundër kancerit të gjirit.

Pa u bërë 24 nga ky pretendim i tij, Veriu.info ka zbuluar se kjo është veç një rrenë e madhe e thënë publikisht nga drejtori Fahri Shabani. Kjo ishte dëshmuar nga përgjigja që kemi marrë dje nga zyra për informim të Komunës së Vushtrrisë, e cila sikurse Mitrovica udhëheqet nga PDK-ja dhe që të dy drejtorët e shëndetësisë janë nga PDK-ja, duke i pyetur se a ka te lidhur marrëveshje apo memorandum bashkëpunimi Drejtoria e Shëndetësisë (Komuna e Vushtrrisë) me “Avicena KS” e kishte mohuar se ka marrëveshje të tillë.

Në përpjekje për të mbrojtur “Avicena KS”, drejtori i Shëndetësisë në Mitrovicë, Fahri Shabani rrenë publikisht (Dëshmi)

Në përgjigjen e dërguar nga zyrtarja për informim e Komunës së Vushtrrisë, Mirjeta Duraku, thuhej: “Sipas informatave të marra nga Drejtoria për Shëndetësi dhe Përkujdesje Sociale, ju njoftojmë se Komuna e Vushtrrisë nuk ka marrëveshje me laboratorin në fjalë.”

Për të vërtetuar se a është i vërtetë pretendimi i drejtorit të Drejtorisë së Shëndetësisë të Komunës së Mitrovicës, Fahri Shabani, se “Avicena KS” ka marrëveshje me të gjitha komunat për fushatën “Lufto me guxim -Muaji i ndërgjegjësimit kundër kancerit te gjirit”, Veriu.info ka marrë përgjigje edhe nga Komuna e Prizrenit dhe Komuna e Skenderajt, ku që të dy këto komuna që udhëheqen nga PDK-ja sikur Mitrovica, e kanë mohuar ekzistimin e marrëveshjeve mes tyre dhe “Avicena KS”.

Në një prononcim për Veriu.info, drejtori i Drejtorisë së Shëndetësisë në Komunën e Prizrenit, Simir Krasniqi ka thënë: “Sa i përket pyetjes ju njoftoj se Drejtoria e Shëndetsisë nuk ka lidhur kurrfarë marrëveshje apo bashpunimi me ‘Avicena KS’”.

Të njëjtën përgjigje e ka kthyer edhe Amir Lushtaku, Udhëheqës i për Komunikim me Publikun në Komunën e Skenderajt, i cili ka thënë: “Komuna e Skenderajt nuk ka lidhur ndonjë kontratë të tillë me Avicena KS.”

Pra, pretendimi i Drejtoritë të Drejtorisë së Shëndetësisë në Komunën e Mitrovicës, Fahri Shabani, se ka lidhur marrëveshje me “Avicena KS” për arsye se edhe gjitha komunat tjerë kanë një marrëveshje të tillë, është dëmantuar si pretendim nga Komuna e Prizrenit, Vushtrrisë dhe Skenderajt.

Ndryshe, laboratori dhe politiklinka “Avicena KS” e bastisur në Mitrovicë nga nga Drejtoria për Hetimin e Krimeve Ekonomike dhe Korrupsionit e Policisë së Kosovë nën dyshimin për falsifikim të dokumenteve dhe ushtrim të kundërligjshëm të veprimtarisë mjekësore dhe farmaceutike, është vetëm rreth 5-6 metra larg nga oborri i Komunës së Mitrovicës.

Veriu.info ka kërkuar qasje ne dokumente zyrtare për marrëveshjen në fjalë nga Komuna e Mitrovicës, e cila është zotuar se brenda afatit ligjor do të na jep qasje.

Krimet ekonomike po bastisin poliklinikën “Avicena” nën dyshime për dallavere me licenca dhe veprimtari të kundërligjshme (Video)

JU REKOMANDOJMË

KQZ miraton këtë dokument të rëndësishëm

KQZ miraton këtë dokument të rëndësishëm
12/03/2026 - 14:58

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve në mbledhjen e mbajtur ka marrë vendim për miratimin e planit të punës për vitin 2026. Ky plan, sipas KQZ-së, është përgatitur në përputhje...

Më shumëDetails

U takuan për pagat e punëtorëve teknikë, Azemi: Rektori u largua nga takimi, ishte i frustruar

U takuan për pagat e punëtorëve teknikë, Azemi: Rektori u largua nga takimi, ishte i frustruar
12/03/2026 - 14:54

Përfaqësues të Federatës Sindikale e Punëtorëve Teknikë të Sektorit Privat të Kosovës janë takuar të enjten me rektorin e Universitetit të Prishtinës, Arben Hajrullahu, për të diskutuar çështjen...

Më shumëDetails

Arifi: Kurti synon t’iu ikë obligimeve nga dialogu duke krijuar bllokada institucionale

Avni Arifi kritikon përfaqësimin e Kosovës në Bruksel: Nuk jemi monarki, s’kemi Qeveri legjitime
12/03/2026 - 14:52

Ish-kryenegociatori i Kosovës në dialogun me Serbinë, Avni Arifi thotë se Kosova është larg anëtarësimit në BE përderisa siç thekson nuk ka as përparim në dialogun me Serbinë...

Më shumëDetails

S’shfaqet me fytyrë, udhëheqësi i ri suprem i Iranit deklarohet për herë të parë: Të vazhdojë shënjestrimi i Ngushticës së Hormuzit

S’shfaqet me fytyrë, udhëheqësi i ri suprem i Iranit deklarohet për herë të parë: Të vazhdojë shënjestrimi i Ngushticës së Hormuzit
12/03/2026 - 14:47

Udhëheqësi i ri suprem i Iranit, Ajatollah Mojtaba Khamenei, është deklaruar për herë të parë që kur u emërua në këtë pozitë përmes televizionit shtetëror iranian që lexoi...

Më shumëDetails

Abdixhiku: Bashkimi me Osmanin do të ishte i dobishëm për vendin

Abdixhiku: Bashkimi me Osmanin do të ishte i dobishëm për vendin
12/03/2026 - 14:04

Kryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës (LDK) Lumir Abdixhiku, ka thënë bashkimi eventual i partisë që e udhëheq me presidenten Vjosa Osmani do të ishte i dobishëm për...

Më shumëDetails

KQZ pezullon AKR-në

KQZ pezullon AKR-në
12/03/2026 - 13:52

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve në mbledhjen e sotme ka miratuar rekomandimin për pezullimin e një partie politike. Bëhet fjalë për Aleancën Kosova e Re. Kreu i KQZ-së, Kreshnik...

Më shumëDetails

Më të lexuarat në 24 orët e fundit

  • Si në filma: Momenti kur arrestohen dy fajdexhi, tentuan t’i marrin viktimës shtëpinë dhe dy lokale në vlerë një milion euro

    Si në filma: Momenti kur arrestohen dy fajdexhi, tentuan t’i marrin viktimës shtëpinë dhe dy lokale në vlerë një milion euro

    315 Shpërndaje
    Shpërndaje 126 Tweet 79
  • Partitë vendosin, kjo pritet të jetë përbërja e re e KQZ-së

    268 Shpërndaje
    Shpërndaje 107 Tweet 67
  • A u përmendën emra për president në takimet me Kurtin, Abdixhiku jep deklaratën befasuese!

    114 Shpërndaje
    Shpërndaje 46 Tweet 29
  • A i ka pasur LVV votat për Vjosa Osmanin, ja çka thotë Kusari-Lila

    95 Shpërndaje
    Shpërndaje 38 Tweet 24
  • Kjo ishte përgjigja nga Ministria për kërkesën e Osmanit në lidhje me gurin dhuratë për Trump

    95 Shpërndaje
    Shpërndaje 38 Tweet 24

Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.

Privacy Policy

© 2023 Veriu.info

Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum

© Veriu.info

Veriu.info përdor cookies. Duke vijuar me hapjen e kësaj faqe, ju bini dakord me kushtet për përdorimin e cookies. Më shumë