Veriu.info
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Veriu
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Veriu

Skandal: Drejtori i Shëndetësisë në Mitrovicë tenton ta përmirëson imazhin e ‘Avicena KS’ që u bastis për falsifikime e veprimtari të kundërligjshme mjekësore, me marrëveshje i paraqet si bamirës

20/10/2024 - 15:11
në HULUMTIME, Kryesore, Lajme
A A
Skandal: Drejtori i Shëndetësisë në Mitrovicë tenton ta përmirëson imazhin e ‘Avicena KS’ që u bastis për falsifikime e veprimtari të kundërligjshme mjekësore, me marrëveshje i paraqet si bamirës
Shpërndaje në FacebookShpërndaje në Whatsapp

Drejtoria për Hetimin e Krimeve Ekonomike dhe Korrupsionit e Policisë së Kosovë më 10 tetor 2024 kishte zhvilluar aksion në shumicën e pikave të rrjetit të laboratorëve dhe poliklinikave ‘Avicena KS’ në Kosovë, nën dyshimet për keqpërdorim të pozitës zyrtare, falsifikim të dokumenteve dhe ushtrim të kundërligjshëm të veprimtarisë mjekësore dhe farmaceutike. 19 lokacione u mbyllën, 5 rezultuan që s’janë aktive, ndërsa 9 të tjera do të vazhdojnë punën me masat e shqiptuara.

Krimet ekonomike po bastisin poliklinikën “Avicena” nën dyshime për dallavere me licenca dhe veprimtari të kundërligjshme (Video)

Për rastin ishte deklaruar edhe Prokurori i Prokurorisë Themeloren në Prishtinë në Departamentin për Krime të Rënda, Besnik Jakupi, ku tha se dyshojnë që certifikatat mjekësore për patentë shoferë janë lëshuar prej pikave që nuk kanë pasur licencë nga ky laborator.

“Po, me urdhëresë të gjykatës është. Unë e kam ba kërkesën, çertifikatat mjekësore për patentë shoferë janë lëshu prej pikave që nuk kanë pas licencë”, kishte thënë pas aksionit për “Betimi për Drejtësi” prokurori i rastit Besnik Jakupi.

Ndërsa, të nesermen në raportin 24 orësh të Policisë së Kosovës të kategoria e incidenteve kriminale ishte përmendur rasti i aksionit të bastisjeve në ‘Avicena KS’, ku thuhej: “KEQPËRDORIM I POZITËS ZYRTARE & FALSIFIKIM I DOKUMENTEVE & USHTRIM I KUNDËRLIGJSHËM I VEPRIMTARISË MJEKËSORE DHE FARMACEUTIKE- Prishtinë 2023-2024-NN. Me 10.10.2024 Drejtoria për Hetimin e Krimeve Ekonomike dhe Korrupsionit, kanë kontrolluar 36 lokacione të ndryshme me dyshime për veprat penale të lartë-cekura.  Si prova materiale janë gjetur dhe sekuestruar:  tri pistoleta, 6 copë armë të gjata, 598 copë fishekë të kalibrave të ndryshëm, një telefon, 2 shtëpiza kompjuteri,  7 DVR  dhe dokumente të ndryshme. Lidhur me rastin  janë intervistuar katër të dyshuar  meshkuj kosovarë të cilët me vendim të prokurorit  janë liruar, rasti në procedurë hetimore”.

Por duket se imazhin e dëmtuar të ‘Avicena KS’ pas këtij aksioni po përkujdeset një politikan që ta rregulloj. Fjala është për drejtorin e Drejtorisë së Shëndetësisë në Komunën e Mitrovicës, Fahri Shabani, i cili dje përmes një postimi në rrjetin social Facebook ka shkruar për një bashkëpunim që ka arritur me ‘Avicena KS’ për ‘huazimin’ e një radiologu të kësaj kompanie për nevojat e Qendrës Kryesore të Mjekësisë Familjare në Mitrovicë.

Drejtori Shabani që menaxhon drejtorinë e Shëndetësisë me qindra punëtorë e miliona euro rroga të dhëna brenda vitit, përmes këtij postimi publik ka bërë të duket që menaxhon një institucion skamnor dhe ka paraqitur këtë kompani që po hetohet për dallavere si kompani bamirëse që përkujdeset ‘falas’ për nevojat e pacientëve.

“Ditën e djeshme, 26 gra dhe vajza të Mitrovicës kanë kryer ultrazërin e gjirit falas në Kabinetin e Radiologjisë në QKMF falë marrëveshjes së bashkëpunimit në mes të Drejtorisë për Shëndetësi dhe kompanisë AvicenaKS , e cila ndër tjera përfshinë edhe ofrimin e shërbimeve të specialistit të radiologjisë ( nga ana e AvicenaKS)  një herë në javë ( e premtë)  për nevojat e Kabinetit të Radiologjisë së QKMf-së. Të gjitha gratë dhe vajzat e interesuara për shërbimin e ultrazërit të gjirit, caktimin e termineve duhet ta bëjnë në kabinetin e radiologjisë në QKMF çdo ditë pune prej orës 8.00 deri në 13.00”, ka shkruar në Facebook Fahri Shabani, drejtor i Drejtorisë së Shëndetësisë në Komunën e Mitrovicës.

(Veriu.info sot ka dërguar kërkesë për qasje në dokumente publike në Komunën e Mitrovicës për marrëveshjen e arritur me “Avicena KS”.)

Ekskluzive: Këta janë të dyshuarit që u intervistuan për rastin ‘Avicena’, dy pronarë dhe dy persona zyrtarë

JU REKOMANDOJMË

“Ata nuk pritën pranverën, ata u bënë pranvera”, OVL-UÇK përkujton dëshmorët që ranë gjatë muajit shkurt – Emrat

Veteranët e UÇK-së hatrohen në Kurtin: Rritje pagash e pensionesh për të gjitha kategoritë, ne u harruam
15/02/2026 - 11:09

Organizata e Veteranëve të Luftës së UÇK-së, ka përkujtuar dëshmorët e UÇK-së që ranë gjatë muajit shkurt në luftën e fundit në Kosovë OVL, duke nderuar ata thotë...

Më shumëDetails

Incident në Mitrovicën e Veriut: Një burrë goditet me gur në kokë pas një fjalosjeje

Aksioni kundër fajdesë në Prishtinë, arrestohen dy persona
15/02/2026 - 10:39

Një person në Mitrovicë të Veriut ka njoftuar Policinë e Kosovës se pas një fjalosjeje me disa individë është qëlluar me gur në kokë, duke pësuar lëndime të...

Më shumëDetails

Pa dialog, pa BE? Sfida e mandatit Kurti 3

Shtatë vendimet e para të qeverisë “Kurti 3”
15/02/2026 - 10:24

Albin Kurti e fitoi besimin e votuesve me një diskurs të fortë për sovranitetin e Kosovës dhe barazinë si shtet. Por, mandatin e ri si kryeministër e nis...

Më shumëDetails

Persona të panjohur depërtojnë në shtëpinë e një kosovari që jeton në diasporë, vjedhin dy armë me leje

Vidhen pajisje teknologjike në Prishtinë
15/02/2026 - 09:52

Një person ka raportuar se persona të panjohur kanë depërtuar me forcë në shtëpinë e vëllait të tij, i cili aktualisht ndodhet jashtë shtetit dhe kanë vjedhur dy...

Më shumëDetails

Përparim Rama mban sot konferencë për media në ora 14:00, mësohet arsyeja

Komuna e Prishtinës thërret seancë të jashtëzakonshme për nesër
15/02/2026 - 09:04

Kryetari i Prishtinës, Përparim Rama do të mbajë sot konferencë për media në ora 14:00. Kjo për siç tregon ai, mospërfshirjen e buxhetit të Komunës së Prishtinës në...

Më shumëDetails

Trump i jep Iranit një muaj afat: Përndryshe, do të pasojnë pasoja shumë traumatike

Zhvillimet në Gaza, Trumpi: Ka ‘konsensus’ për hapat e ardhshëm!
15/02/2026 - 08:47

Shtetet e Bashkuara shtuan presionin ndaj Iranit këtë javë, duke vendosur një afat njëmujor për një marrëveshje dhe duke njoftuar dërgimin e një aeroplanmbajtëseje të dytë në Gjirin...

Më shumëDetails

Më të lexuarat në 24 orët e fundit

  • Fundi i spitalit “Sante Plus” në Pejton të Prishtinës: Pas hulumtimit të Veriu.info, turku Bilal Kara merr plaçkat dhe largohet nga objekti ku vepronte ilegalisht

    Fundi i spitalit “Sante Plus” në Pejton të Prishtinës: Pas hulumtimit të Veriu.info, turku Bilal Kara merr plaçkat dhe largohet nga objekti ku vepronte ilegalisht

    181 Shpërndaje
    Shpërndaje 72 Tweet 45
  • Suanita tregon arsyen pse u nda nga vëllai i Ramiz Lladrovcit (VIDEO)

    115 Shpërndaje
    Shpërndaje 46 Tweet 29
  • Labi bën një kërkesë për produksionin pas daljes nga BBVK

    173 Shpërndaje
    Shpërndaje 69 Tweet 43
  • Pas eleminimit Labi ‘tregon’ sa vota mori mbrëmë, akuzon rëndë produksionin

    88 Shpërndaje
    Shpërndaje 35 Tweet 22
  • Washington DC e shpall si datë zyrtare 17 shkurtin, Ditën e Pavarësisë së Kosovës

    85 Shpërndaje
    Shpërndaje 34 Tweet 21

Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.

Privacy Policy

© 2023 Veriu.info

Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum

© Veriu.info

Veriu.info përdor cookies. Duke vijuar me hapjen e kësaj faqe, ju bini dakord me kushtet për përdorimin e cookies. Më shumë