Veriu.info
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Veriu
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Veriu

Në përpjekje për të mbrojtur “Avicena KS”, drejtori i Shëndetësisë në Mitrovicë, Fahri Shabani rrenë publikisht (Dëshmi)

21/10/2024 - 12:14
në HULUMTIME, Kryesore, Lajme
A A
Në përpjekje për të mbrojtur “Avicena KS”, drejtori i Shëndetësisë në Mitrovicë, Fahri Shabani rrenë publikisht (Dëshmi)
Shpërndaje në FacebookShpërndaje në Whatsapp

Veriu.info dje ka raportuar për një skandal të bërë nga Komuna e Mitrovicës, përkatësisht drejtori i Drejtorisë së Shëndetësisë, Fahri Shabani, i cili përmes një postimi ka promovuar si kompani bamirëse laboratorin dhe poliklinikën “Avicena KS”, e cila 10 ditë më parë ishte bastisur nga Drejtoria për Hetimin e Krimeve Ekonomike dhe Korrupsionit e Policisë së Kosovë nën dyshimin për falsifikim të dokumenteve dhe ushtrim të kundërligjshëm të veprimtarisë mjekësore dhe farmaceutike. 

Skandal: Drejtori i Shëndetësisë në Mitrovicë tenton ta përmirëson imazhin e ‘Avicena KS’ që u bastis për falsifikime e veprimtari të kundërligjshme mjekësore, me marrëveshje i paraqet si bamirës

Pas publikimit të artikullit, përmes një komenti ka reaguar drejtori i Drejtorisë së Shëndetësisë në Komunën e Mitrovicës, Fahri Shabani, ku në tentim për të mbuluar skandalin e tij, ai hedh akuza ndaj gazetës Veriu.info ka prezantuar asnjë fakt të vetëm.

Sidoqoftë, ai vazhdon tutje duke thënë se projekti i Avicena KS në kuadër të fushatës: “Lufto me guxim -Muaji i ndërgjegjësimit kundër kancerit te gjirit” implementohet si marrëveshje bashkëpunimi në mes të Avicena KS dhe të gjitha Drejtorive të Shëndetësisë së Komunave të Kosovës”. Pra, sipas tij, Drejtoritë e Shëndetësisë të të gjitha komunave të Kosovës kanë marrëveshje bashkëpunimi me “Avicena KS” për muajin e ndërgjegjësimit kundër kancerit të gjirit.

Pa u bërë 24 nga ky pretendim i tij, Veriu.info ka zbuluar se kjo është veç një rrenë e madhe e thënë publikisht nga drejtori Fahri Shabani.

Veriu.info sot ka dërguar pyetje në zyren për informim të Komunës së Vushtrrisë, e cila sikurse Mitrovica udhëheqet nga PDK-ja dhe që të dy drejtorët e shëndetësisë janë nga PDK-ja, duke i pyetur se a ka te lidhur marreveshje apo memorandum bashkepunimin Drejtoria e Shendetesise (Komuna e Vushtrrise) me “Avicena KS”?

Në përgjigjen e dërguar nga zyrtarja për informim e Komunës së Vushtrrisë, Mirjeta Duraku, thuhet: “Sipas informatave të marra nga Drejtoria për Shëndetësi dhe Përkujdesje Sociale, ju njoftojmë se Komuna e Vushtrrisë nuk ka marrëveshje me laboratorin në fjalë.”

Ndryshe, laboratori dhe politiklinka “Avicena KS” e bastisur në Mitrovicë nga nga Drejtoria për Hetimin e Krimeve Ekonomike dhe Korrupsionit e Policisë së Kosovë nën dyshimin për falsifikim të dokumenteve dhe ushtrim të kundërligjshëm të veprimtarisë mjekësore dhe farmaceutike, është vetëm rreth 5-6 metra larg nga oborri i Komunës së Mitrovicës.

Krimet ekonomike po bastisin poliklinikën “Avicena” nën dyshime për dallavere me licenca dhe veprimtari të kundërligjshme (Video)

Më poshtë gjeni komentin e bërë dje nga drejtori Fahri Shabani në artikullin e publikuar:

SQARIM

Nuk është hera e parë ,që portali Veriu.info fabrikon lajme të rrejshme ose të modifikuara për ta njollosur emrin tim ose për ta minimizuar punën e madhe që ka kryer dhe rezultatet shumë pozitive të arritura nga Drejtoria për Shëndetësi e Komunës së Mitrovicës, në këto 3 vitet e fundit. Jam i vetëdijshëm se ky portal nuk do të arrijë këto qëllime të tij sepse qytetarët e Mitrovicës e dinë se altoparlant i kujt ka qenë dhe është ky portal.

Por me qëllim të sqarimit të opinionit publik, dëshiroj të ju njoftoj se projekti i Avicena KS në kuadër të fushatës : “Lufto me guxim -Muaji i ndërgjegjësimit kundër kancerit te gjirit” implementohet si marrëveshje bashkëpunimi në mes të Avicena KS dhe të gjitha Drejtorive të Shëndetësisë së Komunave të Kosovës dhe Klinikës së Kirurgjisë Torakale të QKSUK-së dhe ka qëllim përveq ndërgjegjësimin kundër kancerit të gjirit edhe ndihmën konkrete për gratë dhe vajzat e prekura nga kanceri i gjirit.

Ky projekt ka filluar me 1 tetor 2024 dhe nuk ka asnje lidhje me kontrollat që inspektorati shëndetsor dhe organet tjera ligjzbatuese më vonë kanë zhvilluar në Avicena KS, të cilat janë çështje të Avicena KS, të cilat duhet ti zgjidhin vetë e që as nuk kanë lidhje me projektin tonë e as nuk na interesojnë fare. Kemi hyrë në këtë projekt sepse përmes tij po ju ofrojmë shërbime shtesë qytetarëve tanë ( ekografitë e gjirit dhe leximin e mamografive ) pa shpenzuar asnjë cent të buxhetit komunal.

Për çdo punë e bërë ,çdo rezultat të arritur, çdo marrëveshje e çdo projekt ,do ti njoftojmë në detaje qytetarët tanë si gjithmonë deri më tash.”, ka shkruar drejtori Shabani në ‘sqarimin’ e tij .

JU REKOMANDOJMË

Kryetari i New Yorkut citoi Kuranin për imigrantët në lutjet e mëngjesit: Edhe Profeti Muhamed u strehua në Medinë
Kryesore

Kryetari i New Yorkut citoi Kuranin për imigrantët në lutjet e mëngjesit: Edhe Profeti Muhamed u strehua në Medinë

07/02/2026 - 11:37
Vjosa Osmani: Flamuri i Republikës së Kosovës u valëvit me krenari në hapjen madhështore të Lojërave Olimpike Dimërore
Kryesore

Vjosa Osmani: Flamuri i Republikës së Kosovës u valëvit me krenari në hapjen madhështore të Lojërave Olimpike Dimërore

07/02/2026 - 11:15
“Shpesh jemi mbështet për muri”, Halil Kastrati rrëfen fillimet e vështira të ”Jetimat e Ballkanit”
Lajme

“Shpesh jemi mbështet për muri”, Halil Kastrati rrëfen fillimet e vështira të ”Jetimat e Ballkanit”

07/02/2026 - 10:39
E papritur, Alba lë shtëpinë e Big Brother VIP Kosova
Kryesore

E papritur, Alba lë shtëpinë e Big Brother VIP Kosova

07/02/2026 - 10:15
Gazetarja Mimoza Koprani: Kam frikë me shku në polici, për 15 minuta përfundoj në krejt portalet
Kryesore

Gazetarja Mimoza Koprani: Kam frikë me shku në polici, për 15 minuta përfundoj në krejt portalet

07/02/2026 - 10:07
Uk Lushi: Hashim Thaçi do të lirohet, dënimi i tij do të ishte dënim i shtetit të Kosovës dhe ShBA-së
Kryesore

Uk Lushi: Hashim Thaçi do të lirohet, dënimi i tij do të ishte dënim i shtetit të Kosovës dhe ShBA-së

07/02/2026 - 09:58

Më të lexuarat në 24 orët e fundit

  • Alba reagon pas daljes nga BBVK

    Alba reagon pas daljes nga BBVK

    229 Shpërndaje
    Shpërndaje 92 Tweet 57
  • NXITONI! Superzbritje në Emona Center deri më 12 shkurt

    88 Shpërndaje
    Shpërndaje 35 Tweet 22
  • Babai i Elijonës takohet me Klodin dhe Londrimin – Nuk do ta besoni çka ju thotë

    86 Shpërndaje
    Shpërndaje 34 Tweet 22
  • Si u kap inspektori i punës për ryshfet – kërkoi 2 mijë euro për të mos e dënuar biznesin

    85 Shpërndaje
    Shpërndaje 34 Tweet 21
  • Gazetarja Mimoza Koprani: Kam frikë me shku në polici, për 15 minuta përfundoj në krejt portalet

    83 Shpërndaje
    Shpërndaje 33 Tweet 21

Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.

Privacy Policy

© 2023 Veriu.info

Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum

© Veriu.info

Veriu.info përdor cookies. Duke vijuar me hapjen e kësaj faqe, ju bini dakord me kushtet për përdorimin e cookies. Më shumë