Veriu.info
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Veriu
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Veriu

Republikanët fitojnë shumicën në Senat; rezultati i zgjedhjeve për Dhomën e Përfaqësuesve ende i paqartë

06/11/2024 - 16:40
në Kryesore, Lajme
A A
Republikanët fitojnë shumicën në Senat; rezultati i zgjedhjeve për Dhomën e Përfaqësuesve ende i paqartë
Shpërndaje në FacebookShpërndaje në Whatsapp

Në zgjedhjet e së martës, republikanët fituan shumicën në Senat, duke siguruar të paktën 52 nga 100 vendet. Kjo do t’u japë republikanëve mundësinë të miratojnë me shpejtësi emërimet e Presidentit të zgjedhur Donald Trump të anëtarëve të kabinetit të tij. Senati gjithashtu ka kompetencat për miratimin e anëtarëve të Gjykatës së Lartë.

Republikanët u kanë marrë deri tani tre vende demokratëve në Senat.

Republikani Bernie Moreno fitoi ndaj senatorit demokrat të Ohajos Sherrod Brown. Zoti Moreno, një biznesmen, e quajti senatorin Brown, i cili kërkonte mandatin e tretë si senator, një politikan shumë liberal për shtetin konservator të Ohajos, duke e lidhur atë me politikat e Presidentit Biden dhe Nënpresidentes Harris.

Republikanët përmbysën edhe garat për Senat në Nebraska dhe Virxhinian Perëndimore.

Ndërkohë rezultati i zgjedhjeve për Dhomën e Përfaqësuesve, e cila tani kontrollohet nga republikanët, ende nuk është i qartë. Rezultatet e garave për 100 vende të Dhomës së Përfaqësuesve ende nuk janë shpallur. Deri të mërkurën në mëngjes nuk pati rezultate të papritura, me republikanët që kanë siguruar 198 vende dhe demokratët 180. Për sigurimin e shumicës duhet fitorja e 218 nga 435 vendet që ka Dhoma e Përfaqësuesve.

Vëmendja është përqendruar në Nju Jork dhe Kaliforni, ku demokratët po përpiqen të përmbysin rezultatin në rreth 10 gara ku republikanët shënuan fitore befasuese në zgjedhjet e fundit për në Kongres para dy vjetësh.

Për të fituar kontrollin e Dhomës së Përfaqësuesve, demokratët duhet të përmbysin katër vende të republikanëve dhe të mos humbin asnjë prej vendet që kishin para zgjedhjeve, që mund të jetë një detyrë e vështirë veçanërisht në zonat, ku ka fituar zoti Trump./VOA

JU REKOMANDOJMË

Akrobacionet politike të Albena Reshitajt – nga AKR, në AAK, në LVV, në listën e Osmanit

Akrobacionet politike të Albena Reshitajt – nga AKR, në AAK, në LVV, në listën e Osmanit
08/05/2026 - 16:10

Nga një kërkim i thjeshtë në Google për emrin e Albena Reshitajt, nuk është e qartë se cilës parti politike ajo i përket aktualisht. Për ta kuptuar këtë,...

Më shumëDetails

Dallaveret me njëhsorë, 35 mijë euro gjobë KEDS’it

Dallaveret me njëhsorë, 35 mijë euro gjobë KEDS’it
08/05/2026 - 16:07

Ministria e Industrisë, Ndërmarrësisë dhe Tregtisë i ka shqiptuar KEDS’it gjobë prej 35 mijë euro lidhur me dallaveret me njëhsorë, shkruan Reporteri.net. Gjoba është shqiptuar pas verifikimit laboratorik...

Më shumëDetails

“3 probleme më pak”, nga Guxo reagojnë pasi Avdyli, Statovci e Reshitaj iu bashkuan Vjosa Osmanit

“3 probleme më pak”, nga Guxo reagojnë pasi Avdyli, Statovci e Reshitaj iu bashkuan Vjosa Osmanit
08/05/2026 - 16:02

Këshilltarja e Donika Gërvallës, Triera Kasumi, ka reaguar për largimet që kanë ndodhur nga partia GUXO e të cilat janë bashkuar me Vjosa Osmanin. Sipas saj, largimi i...

Më shumëDetails

Mesazhet që po zbrazin llogaritë bankare të kosovarëve: Pleqtë më shpesh cak i mashtruesve

Mesazhet që po zbrazin llogaritë bankare të kosovarëve: Pleqtë më shpesh cak i mashtruesve
08/05/2026 - 15:48

Kohëve të fundit, kosovarët po përballen gjithnjë e më shpesh me forma të sofistikuara të mashtrimit përmes SMS, ku mashtruesit, duke keqpërdorur emrat dhe identitetin e bankave komerciale...

Më shumëDetails

Fatmir Limaj i dërgon letër Bedri Hamzës që Nisma të jetë në listën e PDK’së në zgjedhje

Fatmir Limaj i dërgon letër Bedri Hamzës që Nisma të jetë në listën e PDK’së në zgjedhje
08/05/2026 - 15:33

Kryetari i Nismës, Fatmir Limaj, i ka dërguar dje letër kreut të PDK-së, Bedri Hamza, që partia e tij të jetë pjesë e listës së kësaj partie, për...

Më shumëDetails

Ky do të jetë aderimi i radhës që do ta prezantoj presidentja Vjosa Osmani

Osmani merr pjesë në ceremoninë e 80-vjetorit të çlirimit të kampit Aushvic
08/05/2026 - 15:22

Juristi dhe analisti politik Bardhyl Hasanpapaj, pritet t’i bashkohet listës politike që po ndërtohet rreth presidentes Vjosa Osmani, kjo e konfirmuar nga burime të afërta të Gazetës Infokus.Sipas...

Më shumëDetails

Më të lexuarat në 24 orët e fundit

  • Alarm në “Viva Fresh” të Xhevdet Rexhepi – sigurimi përdor sprej paralizues ndaj një gjarpri, përfundojnë në spital dy punëtore, njëra shtatzënë

    Alarm në “Viva Fresh” të Xhevdet Rexhepi – sigurimi përdor sprej paralizues ndaj një gjarpri, përfundojnë në spital dy punëtore, njëra shtatzënë

    139 Shpërndaje
    Shpërndaje 56 Tweet 35
  • Klodi dhe Elijona nuk fshihen më? Pamjet nga avioni zbulojnë romancen e tyre

    106 Shpërndaje
    Shpërndaje 42 Tweet 27
  • Arrestohet ish-kandidati për kryetar të Prishtinës

    99 Shpërndaje
    Shpërndaje 40 Tweet 25
  • Rolex, Q7 – Kush është i arrestuari për dallavere me prona që ishte drejtues i Prishtina Parking?

    90 Shpërndaje
    Shpërndaje 36 Tweet 23
  • Emona Center hap pikën e saj më të re në Ferizaj (VIDEO)

    95 Shpërndaje
    Shpërndaje 38 Tweet 24

Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.

Privacy Policy

© 2023 Veriu.info

Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum

© Veriu.info

Veriu.info përdor cookies. Duke vijuar me hapjen e kësaj faqe, ju bini dakord me kushtet për përdorimin e cookies. Më shumë