Veriu.info
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Veriu
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Veriu

“Respektim i masave dhe vaksinim”- Infektologët me apel të ‘fortë’ për qytetarët pas rritjes enorme të rasteve me Covid!

13/01/2022 - 11:38
në Lajme
A A
Shpërndaje në FacebookShpërndaje në Whatsapp

Numri i rasteve me Covid-19 është rritur ndjeshëm ditët e fundit në vendin tonë, raporton Gazeta Blic.

Vetëm gjatë 24 orëve të fundit kanë rezultuar pozitivë me Coronavirus, 424 persona dhe është shënuar një rast i vdekjes.

Në këto rrethana infektologët po apelojnë për vaksnim me dozën e tretë dhe respektim me përpikmëri të masave anti Covid.

Ish-drejtori i Klinikës Infektive, Hamdi Ramadani, tha për “Gazeta Blic” se masat duhet të respektohen me përpikmëri pasi rritja e rasteve këto ditë është shqetësuese.

Infektologu Ramadani apeloi për vaksinim me dozën e tretë pasi vetëm në këtë mënyrë mund të luftohen variaantet Delta dhe Omicron.

“Mendoj se masat e miratuara duhen respektuar me përpikmeri dhe nga të gjithë,  si qytetarët ashtu dhe institucionet.Ato duhet të monitorohen nëse po zbatohen apo jo, pasi që rritja e rasteve këto ditë është edhe shqetësuese dhe e rëndon situatën pandemike në vend kur masat nuk zbatohen.Vaksinimi dhe imunizimi në masë me dozën e tretë jep siguri për mbrojtje dhe lufton edhe variantet e tjera si  variantin Omicron që është tani dominues në shumë vende të botës dhe i cili po tregohet shumë më infektues se sa Delta covid 19.Doza e tretë është e drejtë dhe e sigurtë nga çdo variantë me Covid 19 dhe me Omicron” tha Ramadani për “Gazeta Blic”

Tutje Ramadani tha se pritet të dalë së shpejti në treg një vaksinë revulocionare për mbrojtje të gjatë ndaj të gjitha varianteve.

“Duhet të pritet një vaksinë e modifikuar anticovid ditët ne vijim ose vaksinë revolucionare si po quhet nga mjeket japonez për një mbrojtje solide të gjatë të njerëzve ndaj pandemisë Covid-19.Edhe mundësia e punës në distancë, platforma online në masa shtesë do të kishte efektivitet në keto rrethana me grip sezonal, variantin Delta dhe Omicron”


Hamdi Ramadani, Infektolog

Edhe infektologu, Shemsedin Dreshaj, bëri thirrje për respektim të masave aktuale të cilat janë në fuqi.

“Duhet te implementohen masat ekzistuese, nuk ka nevojë për masa shtesë pa u respektu këto aktualet” tha shkurt Dreshaj për “Gazeta Blic”


Shemsedin Dreshaj, Infektog

Në lidhje me menaxhimin e situatës me Covid-19 nga Ministria e Shëndetësisë, kritika të forta ka anëtari i Komisionit për Shëndetësi nga radhët e PDK-së, Bekim Haxhiu.

Haxhiu në një prononcim dhënë për “Gazeta Blic” ka thënë se Ministria e Shëndetësisë ka humbur korelacionin mes situatës pandemike dhe masave mbrojtëse.

“Ka kohë që Ministria e Shëndetësisë ka humbur korelacionon mes situatës pandemike COVID-19 dhe masave mbrojtëse.Qeveria as nuk e ka të qartë pse ka mbajtur orën policore me 10-15 raste me COVID-19 në ditë”

Haxhiu i cili është me profesion mjek, thotë se masat po shfrytëzohen për të ndëshkuar qytetarët dhe jo për menaxhimin e pandemisë.

“Qeveria masat po i shfrytëzon për të ndëshkuar qytetarët dhe bizneset dhe jo për menaxhim të pandemisë COVID-19” tha  Haxhiu për “Gazeta Blic”.

Mjek, Anëtar i Komisionit për Shëndetësi, PDK

Aktualisht në vendin tonë janë 2 mijë e 992 raste aktive me Covid-19, një numër relativisht i lartë krahasuar me dy javë më parë.

Në 24 orët e fundit të vaksinuar me dozën e vaksinës anti Covid janë 3 mijë e 189 qytetarë.

Pas rritje enorme të rasteve me Covid-19, IKSHPK paralajmëroi përkeqësim të situatës nëse nuk ka kujdes të shtuar në respektimin e masave dhe vaksinim.

JU REKOMANDOJMË

Plani i Trumpit zemëron Evropën: Uashingtoni u dërgon miliona dollarë mediave të krahut të djathtë

Plani i Trumpit zemëron Evropën: Uashingtoni u dërgon miliona dollarë mediave të krahut të djathtë
01/09/2026 - 08:45

Administrata e Presidentit të SHBA-së, Donald Trump, planifikon të ndajë 4 milionë dollarë për të forcuar mediat e krahut të djathtë në Evropë, pjesë e një pakete më...

Më shumëDetails

Kjo është gjendja e fundit në pikat kufitare të Kosovës

20 minuta pritje për të dalë nga Kosova
01/09/2026 - 08:30

Sipas të dhënave të fundit për fluksin në pikat e kalimit kufitar, qarkullimi i automjeteve po zhvillohet pa vonesa të mëdha Në shumicën e pikave kufitare, hyrjet dhe...

Më shumëDetails

Gjendet e mitura që ishte raportuar e zhdukur në Pejë – Policia e gjen duke shëtitur në qytet

U nis për në shkollë e nuk u kthye më, babai njofton se i është zhdukur vajza 12 vjeçare
01/09/2026 - 08:19

E mitura R.H., 15-vjeçare, e cila ishte raportuar e zhdukur në Pejë, është gjetur sot pas angazhimit të hetuesve policorë. Sipas informacioneve të Sinjalit, rasti lidhet me zhdukjen...

Më shumëDetails

Deputetët e PDK-së dhe Aleancës bllokojnë sërish hyrjen e Qeverisë

Deputetët e PDK-së dhe Aleancës bllokojnë sërish hyrjen e Qeverisë
01/09/2026 - 08:08

Deputetët e PDK-së dhe Aleancës, kanë bllokuar edhe sot hyrjen e Qeverisë. Ditën e sotme i janë bashkuar asamblistë dhe aktivistë nga Anamorava. Ata në orët e mëngjesit...

Më shumëDetails

Kandidati për president u gjet, por marrëveshja LVV-LDK përplaset me kundërshtime

Kandidati për president u gjet, por marrëveshja LVV-LDK përplaset me kundërshtime
01/09/2026 - 08:01

Lëvizja Vetëvendosje (LVV) dhe Lidhja Demokratike e Kosovës (LDK) kanë arritur marrëveshje që profesori dhe diplomati Bekim Sejdiu të jetë kandidat për President të Republikës së Kosovës. Marrëveshja...

Më shumëDetails

Beha: Gjyqtari që kërkoi të shqyrtohej lirimi i Thaçit nuk u përfshi më në panelet për krerët e UÇK-së

Beha: Gjyqtari që kërkoi të shqyrtohej lirimi i Thaçit nuk u përfshi më në panelet për krerët e UÇK-së
31/08/2026 - 22:45

Gazetari Besian Beha ka ngritur pikëpyetje lidhur me përbërjen e paneleve gjyqësore që kanë vendosur për vazhdimin e paraburgimit të ish-krerëve të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës në Hagë....

Më shumëDetails

Më të lexuarat në 24 orët e fundit

  • Ekskluzive: Arrestohet 4 persona në Mitrovicë nën dyshimin për dallavere me testin e patent shoferëve

    Ekskluzive: Arrestohet 4 persona në Mitrovicë nën dyshimin për dallavere me testin e patent shoferëve

    154 Shpërndaje
    Shpërndaje 62 Tweet 39
  • Hoti del me sqarim, tregon pse nuk e voton Bekim Sejdiun për president

    114 Shpërndaje
    Shpërndaje 46 Tweet 29
  • Policia konfirmon raportimin e Veriu.info: Janë arrestuar 4 persona në Mitrovicë për dallavere me testin për patentë shofer

    104 Shpërndaje
    Shpërndaje 42 Tweet 26
  • Bekë Berisha për kandidatin për President: Duhet me qenë shumë i poshtër meqë janë pajtuar për të

    97 Shpërndaje
    Shpërndaje 39 Tweet 24
  • “Kjo është…”, momenti kur Mihrija kupton se do të bëhet gjyshe (video)

    91 Shpërndaje
    Shpërndaje 36 Tweet 23

Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.

Privacy Policy

© 2023 Veriu.info

Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum

© Veriu.info

Veriu.info përdor cookies. Duke vijuar me hapjen e kësaj faqe, ju bini dakord me kushtet për përdorimin e cookies. Më shumë