Reuters një nga agjencitë më të mëdha ndërkombëtare të lajmeve ka raportuar për zhvillimet e fundit politike në Kosovë, duke theksuar se Albin Kurti është rizgjedhur kryeministër, por se dështimi eventual për zgjedhjen e presidentit mund ta çojë vendin sërish në zgjedhje të parakohshme.
Kurti u zgjodh me 62 vota në Kuvendin me 120 ulëse, shkruan Reuters.
“Ky mandat ka të bëjë me rikthimin e fuqishëm të sigurisë dhe prosperitetit për qytetarët”, tha Kurti para votimit.
“Zgjedhjet e përsëritura vetëm e kanë penguar të njëjtën qeveri që të qeverisë.”
Në fund të gushtit, Kurti arriti një marrëveshje me opozitën, Lidhjen Demokratike të Kosovës (LDK), e cila ka 18 deputetë, për të mbështetur profesorin, Bekim Sejdiu, si presidentin e ri. Një ditë më vonë, gjashtë deputetë të LDK-së thanë se nuk do ta respektonin vendimin e liderit të tyre.
Mbetet e paqartë se kur do të zhvillohet votimi për presidentin. Nëse Kuvendi dështon të zgjedhë një president të ri, Kosova do të duhej të mbante zgjedhje të tjera të parakohshme, të katërtat brenda vetëm dy vitesh.












