Veriu.info
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Veriu
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Veriu

Rexhepi pas incidentit: Ata nuk e kanë në objektiv e as në zemër kauzën rreth UÇK-së

06/10/2026 - 14:18
në Kryesore, Lajme, Pa kategori
A A
Rexhepi pas incidentit: Ata nuk e kanë në objektiv e as në zemër kauzën rreth UÇK-së
Shpërndaje në FacebookShpërndaje në Whatsapp

Deputeti i Lëvizjes Vetëvendosje, Fahrush Rexhepi, ka folur në emisionin “Mesditë” në Tëvë1 lidhur me rastin e djeshëm, kur disa protestues nuk e lejuan të dilte nga kuvendi, duke e kapur dhe duke e kthyer përsëri brenda objektit të kuvendit.

Ai, lidhur me këtë rast, deklaroi se personat që reaguan dje në atë mënyrë ndaj tij nuk e kanë në objektivë, por as në zemër, kauzën e UÇK-së.

“Sa i përket kauzës së UÇK-së, jam shumë i bindur se ata nuk e kanë në objektivë dhe as në zemër kauzën rreth UÇK-së, jo më shumë se unë, por as sa unë. Sepse tani veç disa prej këtyre sulmuesve janë identifikuar dhe i njoh, madje i njoh mirë. Njëri prej tyre, sipas informatave që kam marrë nga komandanti i asaj zone nga vjen personi, ka qenë një dezertor shumë i ulët”, deklaroi Rexhepi.

Më tej, ai deklaroi se ka qenë edhe vetë pjesëmarrës në disa protesta të organizuara në mbështetje të ish-krerëve të UÇK-së.

“Sepse unë edhe kam dalë vetë disa herë në këto protestat e fundit. Dhe kam dalë si qytetar i thjeshtë, as fotografi, as filma, as skena, sikur ata dje që bënin me mua. Protestat e vitit të kaluar që janë mbajtur në Prishtinë, edhe një në Tiranë, kam qenë edhe atje, edhe atje. Edhe para pesë ditësh, kur u mbajtën protesta në mbështetje të krerëve të UÇK-së në Hagë, në të gjitha komunat e Kosovës, kam qenë i thirrur si deputet në qytetin e Vitisë, prej nga vij, dhe edhe atje kam shkuar dhe kam marrë pjesë në protestë si deputet. Ka incizime dhe filmime të plota lidhur me këtë”, tha më tej ai./teve1/

JU REKOMANDOJMË

A do të ketë seancë të re? – Dy deputetë dhe Ministri i Kurtit shihen duke hyrë në Kuvend

A do të ketë seancë të re? – Dy deputetë dhe Ministri i Kurtit shihen duke hyrë në Kuvend
06/10/2026 - 13:46

Deputetët e Lëvizjes Vetëvendosje, Mefail Bajqinovci dhe Bylbyl Sokoli, janë parë sot para objektit të Kuvendit të Kosovës, por pa hyrë brenda tij. Prania e tyre vjen në...

Më shumëDetails

Dërguti: Protestuesit e kanë kuptuar drejtë vendimin e 16 shtatorit, UÇK duhet t’i mbledh të gjithë

Dërguti: Protestuesit e kanë kuptuar drejtë vendimin e 16 shtatorit, UÇK duhet t’i mbledh të gjithë
06/10/2026 - 13:26

Ish-deputetja Aida Dërguti ka folur për protestat në Prishtinë, duke thënë se një pjesë e qytetarëve e kanë kuptuar saktë situatën pas aktgjykimit të 16 shtatorit. Në Klan...

Më shumëDetails

Hamza: Takim të dytë s’do të ketë me Kurtin deri të votohet ligji për Specialen

Hamza: Takim të dytë s’do të ketë me Kurtin deri të votohet ligji për Specialen
06/10/2026 - 13:21

Kryetari i PDK-së Bedri Hamza, tha se s’do të ketë një takim të dytë me kryeministrin Albin Kurti. “Po e bëj të qartë, për ne si Partia Demokratike...

Më shumëDetails

Komandanti që udhëhoqi mbrëmë operacionin policor kishte arrestuar Albin Kurtin në tetor të vitit 2005

Komandanti që udhëhoqi mbrëmë operacionin policor kishte arrestuar Albin Kurtin në tetor të vitit 2005
06/10/2026 - 13:12

Një protestë e qetë që kishte nisur 20 ditë më parë, mbrëmë u shndërrua në një protestë të tensionuar e që çoi edhe në persona të lënduar. Protestuesit...

Më shumëDetails

Jashari kërkon shfuqizimin e Gjykatës Speciale: Kuvendi ta miratojë sot ligjin në lexim të dytë

Jashari kërkon shfuqizimin e Gjykatës Speciale: Kuvendi ta miratojë sot ligjin në lexim të dytë
06/10/2026 - 12:46

Përfaqësuesi i OVL-UÇK-së, Xhavit Jashari, ka kërkuar që Kuvendi i Kosovës të miratojë sot ndryshimet në Ligjin për Dhomat e Specializuara edhe në lexim të dytë, duke propozuar...

Më shumëDetails

Abdixhiku: Po të dëgjohej LDK-ja, sot do të kishim president

Abdixhiku: Po të dëgjohej LDK-ja, sot do të kishim president
06/10/2026 - 12:45

Lideri i LDK-së, Lumir Abdixhiku, ka thënë se të jesh pjesë e LDK-së do të thotë të mbash kokën lart dhe të ndjekësh rrugën e Ibrahim Rugovës. Abdixhiku...

Më shumëDetails

Më të lexuarat në 24 orët e fundit

  • Auto Draft

    Thellohet skandali i videove intime: Adi Hila kryen marrëdhënie edhe me meshkuj, ja kush është këngëtari i ri korçar (Pamje +18)

    1007 Shpërndaje
    Shpërndaje 403 Tweet 252
  • Pamje ekskluzive: Sheshi i mbuluar me gjakë nga plagët e nipit të Hashim Thaçit, u rrah brutalisht nga policia – doktor Donjet Bislimi i dha ndihmë në vendngjarje

    145 Shpërndaje
    Shpërndaje 58 Tweet 36
  • Vazhdojnë dorëheqjet në LDK pasi kjo parti nuk mbështeti ndryshimet ligore për Gjykatën Speciale

    130 Shpërndaje
    Shpërndaje 52 Tweet 33
  • 200 video intime? Adi Hila nuk ‘kursente’ as burrat,- kush është ish ‘ministri’ me dy meshkuj, një kryebashkiak dhe biznesmenia bjonde që rrihet me shkop?

    180 Shpërndaje
    Shpërndaje 72 Tweet 45
  • Skandali me videot intime në dhomën e Adi Hilës, këngëtarja nga Kosova shkon me emra në polici

    114 Shpërndaje
    Shpërndaje 46 Tweet 29

Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.

Privacy Policy

© 2023 Veriu.info

Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum

© Veriu.info

Veriu.info përdor cookies. Duke vijuar me hapjen e kësaj faqe, ju bini dakord me kushtet për përdorimin e cookies. Më shumë