Veriu.info
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Veriu
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Veriu

Rezistenca kundër shamisë dhe përzënia e islamistëve nga partia – Si u shpërblyen nga Kurti dyshja Nagavci e Rama?

24/10/2022 - 14:06
në Kryesore, Lajme
A A
Rezistenca kundër shamisë dhe përzënia e islamistëve nga partia – Si u shpërblyen nga Kurti dyshja Nagavci e Rama?
Shpërndaje në FacebookShpërndaje në Whatsapp

Me islamistët jashtë pozitave kyçe në parti dhe me shtypjen e kërkesave për shaminë në shkolla, Kurti duket se e ka fituar tashmë betejën kundër bashkë partiakëve me bindje fetare myslimane. Dje iu ka dërguar edhe një mesazh. Ka shpërblyer me poste Alim Ramën e Arbërie Nagacin, dy njerëzit që kishin udhëhequr betejat kundër bashkë partiakëve me bindje fetare.

Albin Kurti gjatë tërë 2022-ës pati telashe të mëdha me besimtarët mysliman që janë pjesë e partisë së tij. Zhvillonte betejë me ta në dy fronte. Në një anë i kërkohej shfuqizimi i udhëzimit administrativ që ndalonte bartjen e shamive në shkolla. Ndërsa në anën tjetër këmbëngulte që ta votonte Kodin Civil që lejonte martesat mes të njëjtës gjini.

Dy njerëzit e tij që ishin në ballë të “luftës”, kundër besimtarëve mysliman tashmë janë shpërblyer me poste të rëndësishme në parti, shkruan Gazeta Insajderi.

Arbërie Nagavci është emëruar në postin e kryesues së Këshillit të Përgjithshëm të Vetëvendosjes. Ndërsa Alim Rama në postin e sekretarit organizativ të partisë.

Beteja e Nagavcit kundër shamisë

Ministrja Arbërie Nagavci udhëhiqte betejën e parë. Ishte në krye të detyrës për refuzimin e kërkesave që vinin nga një numër i madh aktivistësh e votuesish të Vetëvendosjes.

Kuri kishte premtuar në fushatë lejimin e bartjes së shamive në shkolla. Por, kishte ndryshuar qasjen me të ardhur në fushatë.

Nagavci si ministre e arsimit u detyrua që të luftonte kërkesat e besimtarëve mysliman që ia rikujtonin Kurtit premtimin në fushatë zgjedhore.

Një peticion i madh online ishte bërë viral. Kërkonte shfuqizimin e udhëzimin administrativ numër 06/2014 të Ministrisë së Arsimit.

Peticioni ishte nënshkruar nga një numër prej mbi 10 mijë nënshkrimesh.

Por, ky numër i madh nënshkrimesh nuk kishte kryer punë. Nagavci ishte deklaruar se fushata “Ta ndryshojmë u_a për shaminë” është e paqëndrueshme duke lënë të kuptohet se udhëzimi nuk do të ndryshohet.

Kurti e kishte përjashtuar vetën nga lëshimi i ndonjë deklarate refuzuese. Në një konferencë shtypi kishte pohuar se do të kemi projektligj për komunitetet fetare.

Kurti deklaroi se nuk do të ketë ndalim të elementeve fetare, por tha se mosha 16-vjeçare është pragu.

“Qëndrimi është që të mos ndalohet mbajtja e shamisë dhe elementeve të tjera fetare në jetën publike të qytetarëve. Mirëpo, kam thënë edhe se pragu është 16 vjet”.

“Ne do ta kemi edhe e projektligjin për liritë fetare, për komunitetet fetare, por qëndrimin tim unë e kam thënë para shumë vjetëve. Nuk duhet të ketë ndalim të shamisë dhe elementeve tjera fetare në jetën publike të qytetarëve, duhet të jenë të lirë, por kam thënë se mosha 16-vjeçare është pragu”, ka deklaruar Kurti gjatë muajit gusht.

Kjo deklaratë e tij nuk përbënte garancë për realizimin e premtimit të fushatës zgjedhore.

Përderisa si pushtetar ishte konfuz dhe i zbehtë në deklarim, Kurti kur ishte opozitarë ishte i prerë dhe bindës që shamia do të lejohej.

Në vitin 2017 në një iftar në Prishtinë, Kurti tha se do ta luftojë islamofobinë.

“Do ta luftojë islamofobinë e cila është e pranishme. Do ta luftojë edhe stigmatizimin e Islamit”, tha Kurti në vitin 2017.

“Ne nuk do ta pengojmë një vajzë të shkollohet apo një vajzë që jep mësim në sistemin arsimor për shkak se në njërën anë është e drejta e mësimit dhe në anën tjetër është bindja jonë se është e rëndësishme se çfarë ke në kokë e jo mbi kokë”, shtoi Kurti atëbotë.

Në vitin 2016, Lëvizja Vetëvendosje kishte shkruar një komunikatë duke theksuar se nga mosha 16 vjeçe duhej të lejohej mbajtja e shamisë.

“Në fund jemi pajtuar që një vajzë e cila ka mbushur moshën 16 vjeç, ka të drejtë të marrë vendim të pavarur individual për mbajtjen e shamisë. Kjo moshë është përcaktuar duke marrë për bazë ligjet aktuale në Kosovë, të cilat ua lejojnë vajzave në këtë moshë edhe vendimin për martesë, si shenjë e pjekurisë dhe moshës madhore. Gjithashtu, qëndrimi ynë është i qartë se fytyra duhet të jetë e zbuluar”, thuhej në komunikatën e Vetëvendosjes.

Nagavci insistonte se kjo fushatë nuk është e bazuar dhe e qëndrueshme.

“Sa i për Udhëzimit Administrativ është fol shumë kohëve të fundit. Dua të bëjë të qartë se nuk ka ndonjë udhëzim administrativ për shaminë. Nuk ka pas asnjëherë me sa unë e di. E gjithë kjo fushatë që është ngritur kohëve të fundit nuk është të themi e bazuar dhe e qëndrueshme. Është i përcaktuar qartë karakteri i shtetit tonë dhe i institucioneve publike”.

Sipas saj, udhëzimi administrativ që kundërshtohej sipas saj ka të bëjë me mbarëvajtjen e punës në shkollat e mesme dhe të larta.

“Udhëzimi administrativ të cilit iu kanë referuar ka të bëjë me mbarëvajtjen e punës në shkollat e mesme dhe të larta. Është e vërtetë që ky udhëzim administrativ ka disa çështje ligjore, sepse preambula të cilës i referohet nuk ka të bëjë specifikisht me kompetencat e MASHT-it. Por, e vërteta është që rekomandimet janë dhënë që ai udhëzim të mbetet në fuqi. Ne nuk mund ta ndryshojmë një nen specifik. Udhëzimi do të mbetet në fuqi dhe do të shohim tutje vetëm në aspektin formal ligjor”, thoshte Nagavci.

Beteja tjetër: Përzënia e islamistëve nga postet në parti

Albin Kurti ishte nervozuar shumë kur një numër i madh i deputetëve kishin refuzuar ta votonin Kodin Civil që lejon martesat mes të njëjtës gjini. Njeriu që kishte fituar mbi 50 për qind të votave nuk kishte fuqi vendim marrëse që ta shtynte përpara votimin e tij në parlament. Shpërfillja e fuqisë së tij e kishte nervozuar kryeministrin.

I kishte kërcënuar deputetët me bindje fetare se nuk do t’i fuste në zgjedhjet e ardhshme në listat për deputetë. Ky kërcënim nuk kishte kryer punë, shkruan Gazeta Insajderi.

Madje, deputetet e anëtarët e partisë me bindje fetare synonin edhe pozita drejtuese në parti. Kishin konkurruar për të drejtuar degët e partisë, në zgjedhjet e brendshme.

Kurti ishte mobilizuar për t’i ndaluar. Njeriu që kishte bërë betejë frontale kundër tyre ishte Alim Rama. Ai ishte caktuar nga partia në pozitën e Komisionit Zgjedhor të Përgjithshëm. Detyra e këtij komisioni ishte që të verifikonte kandidaturat e secilës degë të Vetëvendosjes.

Një pjesë e kandidatëve ishin eliminuar me arsyetimin se kanë bërë veprime që nuk janë në përputhje me vlerat partiake.

Kishin shpërthyer ankesat kundër këtij komisioni. Ankesat kishin një të përbashkët: Kandidatët e refuzuar ankoheshin se janë marrë në pyetje për qëndrimet e tyre për Kodin Civil.

Me 8 shtator ish-drejtori i Urbanizmit në Prizren, Beni Kizolli pati njoftuar se është eliminuar nga gara për të kreun e Lëvizjes Vetëvendosje në Prizren, ndërsa ka njoftuar se për këtë e ka njoftuar një zyrtar nga KZP-ja.

Përveç se e quajti vendim arbitrar dhe shkelje të statutit, Kizolli theksuar se me eliminimin e tij, po degradohet demokracia brenda Lëvizjes, duke e shndërruar garën me një kandidat të vetëm, me parimin “një kandidat një votë”.

Për më tepër Kizolli tha se para eliminimet nga gara kishte marrë një telefonatë, prej një zyrtari të KZP,-së, i cili kishte kërkuar nga ai sqarime për qëndrimin rreth Kodit Civil, përkatësisht nenin për komunitetin në fjalë dhe kjo ishte përgjigja ime, lidhur me pjesën e Kodit Civil:

“Jam “pro” Kodit Civil. Jam “Kundër” nenit për komunitetin në fjalë, ngase nuk ka pasur sqarime për qëndrimin final të Lëvizjes për këtë çështje. Në këtë pikë, veçanërisht për çështjen e birësimit që nesër do të rregullohet me ligj, i cili do të ketë mbështetje në këtë KOD, jam KUNDËR”.

“Po, kam status dhe kam përkrahur faqen “Familja”. Po të kishte kaluar në Parlament, nuk kam pasur ndërmend të distancohesha nga Lëvizja, por edhe trajtimin e Lëvizjes për qëndrimin tim ndaj Kodit Civil dhe distancimin nga unë, nuk po e vlerësoj si të shëndoshë”, pati deklaruar Kizolli pas përjashtimit nga gara.

Në shtator nga gara ishte përjashtuar edhe Shkelzen Bislimi.

Ky anëtari i dorëhequr i Lëvizjes Vetëvendosje në Lipjan, thoshte se ai u eliminua nga zyra qendrore e partisë, pasi sipas tij “është një grup në qendër, që po vendos për eliminime”.

Bislimi pati deklaruar se e kishin ftuar në zyre ta lexoj arsyetimin e eleminit por se zyrtarë të VV-së I kishin thënë se mund ta lexoj por jo ta ketë kopjen.

“Më ftuan në zyrën e Lëvizjes në Lipjan. Më thanë se duhet të vish për ta lexuar arsyetimin, por jo me pasë kopje, jo me e fotografu dhe jo me e dërgu në email”.

“Është një grupacion aty që bën dallime, bën dasi. Përderisa po e favorizojnë një kandidat. Ai është edhe deputet, e ka një përparësi. Ndoshta edhe frikësohen se po largohet”, tha ai.

JU REKOMANDOJMË

Kjo është gjendja e fundit në pikat kufitare të Kosovës

20 minuta pritje për të dalë nga Kosova
01/09/2026 - 08:30

Sipas të dhënave të fundit për fluksin në pikat e kalimit kufitar, qarkullimi i automjeteve po zhvillohet pa vonesa të mëdha Në shumicën e pikave kufitare, hyrjet dhe...

Më shumëDetails

Gjendet e mitura që ishte raportuar e zhdukur në Pejë – Policia e gjen duke shëtitur në qytet

U nis për në shkollë e nuk u kthye më, babai njofton se i është zhdukur vajza 12 vjeçare
01/09/2026 - 08:19

E mitura R.H., 15-vjeçare, e cila ishte raportuar e zhdukur në Pejë, është gjetur sot pas angazhimit të hetuesve policorë. Sipas informacioneve të Sinjalit, rasti lidhet me zhdukjen...

Më shumëDetails

Deputetët e PDK-së dhe Aleancës bllokojnë sërish hyrjen e Qeverisë

Deputetët e PDK-së dhe Aleancës bllokojnë sërish hyrjen e Qeverisë
01/09/2026 - 08:08

Deputetët e PDK-së dhe Aleancës, kanë bllokuar edhe sot hyrjen e Qeverisë. Ditën e sotme i janë bashkuar asamblistë dhe aktivistë nga Anamorava. Ata në orët e mëngjesit...

Më shumëDetails

Kandidati për president u gjet, por marrëveshja LVV-LDK përplaset me kundërshtime

Kandidati për president u gjet, por marrëveshja LVV-LDK përplaset me kundërshtime
01/09/2026 - 08:01

Lëvizja Vetëvendosje (LVV) dhe Lidhja Demokratike e Kosovës (LDK) kanë arritur marrëveshje që profesori dhe diplomati Bekim Sejdiu të jetë kandidat për President të Republikës së Kosovës. Marrëveshja...

Më shumëDetails

Beha: Gjyqtari që kërkoi të shqyrtohej lirimi i Thaçit nuk u përfshi më në panelet për krerët e UÇK-së

Beha: Gjyqtari që kërkoi të shqyrtohej lirimi i Thaçit nuk u përfshi më në panelet për krerët e UÇK-së
31/08/2026 - 22:45

Gazetari Besian Beha ka ngritur pikëpyetje lidhur me përbërjen e paneleve gjyqësore që kanë vendosur për vazhdimin e paraburgimit të ish-krerëve të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës në Hagë....

Më shumëDetails

Një ditë para protestës, Rama i drejtohet Qeverisë: Mos i merrni komunave atë që u takon qytetarëve

“Për koncert po, për tjerat jo”, Përparim Rama s’flet për zhvillimet brenda LDK’së
31/08/2026 - 22:34

Kryetari i Prishtinës, Përparim Rama, ka publikuar një video në Facebook një ditë para protestës së komunave para Qeverisë së Kosovës. Rama ka kërkuar nga ekzekutivi qendror që...

Më shumëDetails

Më të lexuarat në 24 orët e fundit

  • Ekskluzive: Arrestohet 4 persona në Mitrovicë nën dyshimin për dallavere me testin e patent shoferëve

    Ekskluzive: Arrestohet 4 persona në Mitrovicë nën dyshimin për dallavere me testin e patent shoferëve

    154 Shpërndaje
    Shpërndaje 62 Tweet 39
  • Hoti del me sqarim, tregon pse nuk e voton Bekim Sejdiun për president

    114 Shpërndaje
    Shpërndaje 46 Tweet 29
  • Policia konfirmon raportimin e Veriu.info: Janë arrestuar 4 persona në Mitrovicë për dallavere me testin për patentë shofer

    104 Shpërndaje
    Shpërndaje 42 Tweet 26
  • Bekë Berisha për kandidatin për President: Duhet me qenë shumë i poshtër meqë janë pajtuar për të

    97 Shpërndaje
    Shpërndaje 39 Tweet 24
  • “Kjo është…”, momenti kur Mihrija kupton se do të bëhet gjyshe (video)

    91 Shpërndaje
    Shpërndaje 36 Tweet 23

Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.

Privacy Policy

© 2023 Veriu.info

Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum

© Veriu.info

Veriu.info përdor cookies. Duke vijuar me hapjen e kësaj faqe, ju bini dakord me kushtet për përdorimin e cookies. Më shumë