Rita Ora ka publikuar së fundmi në rrjetet sociale një seri fotografish nga paraqitjet e saj gjatë turneut veror, duke ndarë me ndjekësit disa prej momenteve më të veçanta nga koncertet e këtij sezoni.
Krahas imazheve, këngëtarja shqiptaro-britanike u dërgoi edhe një mesazh fansave që do ta ndjekin në koncertin e radhës.
“Mezi pres të festoj me ju këtë të shtunë në Ohër Summer Festival. Shihemi shumë shpejt”, shkroi ajo në mbishkrimin e fotografive.
Rita Ora do të performojë këtë të shtunë në kuadër të Ohrid Summer Festival, në stadiumin “Biljanini izvori” në Ohër, në një koncert të organizuar nga Pragma Music.













