Veriu.info
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Veriu
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Veriu

Ritchie Torres: Gabim i rëndë që SHBA la vetëm Kosovën pa ambasador, Trump ta nominojë menjëherë një

03/06/2026 - 19:22
në Kryesore, Lajme
A A
Kongresmeni amerikan: I alarmuar nga prania e forcave serbe në kufirin përgjatë Kosovës
Shpërndaje në FacebookShpërndaje në Whatsapp

Gabim shumë i rëndë. Kështu po e cilëson politikani amerikan, Ritchie Torres, vendimin e Shtëpisë së Bardhë për të nominuar ambasadorë për Serbi, Mal të Zi e Bosnje e Hercegovinë, pa e përfshirë Republikën e Kosovës. Kongresisti demokrat ka thënë se Trump duhet të nominojë një emër edhe për Kosovën sa më parë.

Që nga largimi i diplomatit amerikan, Jeff Hovenier, në vitin 2024, Ambasada e Shteteve të Bashkuara në Prishtinë vazhdon funksionimin e saj me ushtrues detyre. Administrata e re amerikane që drejtohet nga presidenti, Donald Trump, ende s’ka bërë ndonjë lëvizje për nominimin e ndonjë emri për ambasador në Republikën e Kosovës, derisa ka propozuar emra për Serbinë, Malin e Zi e Bosnje e Hercegovinën.

Në një përgjigje ekskluzive për Gazetën Express, kongresmeni amerikan Ritchie Torres thotë se veçimi i Kosovës është një gabim shumë i rëndë i Shtëpisë së Bardhë.

Torres ka thënë për Express se Kosova është aleati më i madh  i SHBA-së në Ballkanin Perëndimor dhe ka bërë thirrje për Administratën Trump që të nominojë një ambasador për Kosovën.

“Kosova është aleati më i madh amerikan në Ballkanin Perëndimor. Është një gabim i rëndë që Shtëpia e Bardhë nominoi ambasadorë në Serbi, Mal të Zi dhe Bosnjë e Hercegovinë, ndërkohë që e la postin e Kosovës bosh. I bëj thirrje administratës Trump që të nominojë menjëherë një ambasador në Kosovë.”, ka thënë Ritchie Torres për Gazetën Express.

Shtëpia e Bardhë ka nominuar më 1 qershor ambasadorë për në Bosnje e Hercegovinë, Serbi dhe Mal të Zi.Këto nominime duhet të konfirmohen nga Senati amerikan.

Siç ka njoftuar Shtëpia e Bardhë, për Bosnje e Hercegovinën është nominuar Ronald Johnson nga shteti i Masaçusetsit për postin e ambasadorit të jashtëzakonshëm dhe fuqiplotë të SHBA-së. Johnson është gjeneral brigade në pension në Korpusin e Marinsave të SHBA-së.

Për Serbinë është nominuar Michael Young nga shteti i Uhtas. Gjatë administratës së presidentit George H. W. Bush, Young ka punuar në Departamentin amerikan të Shtetit si ambasador për çështje të tregtisë dhe mjedisit, si dhe si zëvendësnënsekretar për çështje ekonomike dhe bujqësore dhe zëvendëskëshilltar ligjor.

Ndërsa për Malin e Zi është nominuar Peter McCoy nga Karolina e Jugut. McCoy, gjatë karrierës së tij juridike shërbeu si prokuror shtetëror për Distriktin e Karolinës së Jugut nga viti 2020 deri më 2021, ndërsa më herët kishte punuar si prokuror penal.

Më herët, SHBA-ja ka nominuar edhe ambasadorin e saj për Shqipërinë.

Që nga largimi i Hovenier nga Kosova, ambasada amerikane është nën drejtimin e ushtrueses së detyrës, Annu Prattipati.

Raporti i Kosovës me Shtetet e Bashkuara të Amerikës në vitet e fundit ka pasur një përkeqësim. Përgjatë kohës sa Trump drejton me Shtëpinë e Bardhë dhe Marco Rubio me Departamentin e Shtetit, Washingtoni zyrtar ka pezulluar dialogun e planifikuar strategjik me Kosovën si pasojë e veprimeve politike në veri të vendit.

“Shtetet e Bashkuara kanë pezulluar për një kohë të pacaktuar Dialogun e tyre Strategjik të planifikuar me Kosovën për shkak të shqetësimeve në lidhje me veprimet e qeverisë së përkohshme që kanë rritur tensionet dhe paqëndrueshmërinë, duke kufizuar aftësinë e Shteteve të Bashkuara për të punuar në mënyrë produktive me Kosovën mbi prioritetet e përbashkëta.”, thuhej në njoftimin e 12 shtatorit 2025. /GazetaExpress/

JU REKOMANDOJMË

Klinaku: VV-ja, LDK-ja dhe disa nga PDK-ja do të gëzohen për kthimin e Ligjit për Specialen në Kuvend

Klinaku: VV-ja, LDK-ja dhe disa nga PDK-ja do të gëzohen për kthimin e Ligjit për Specialen në Kuvend
23/10/2026 - 13:39

Faton Klinaku nga Organizata e Veteranëve të Luftës së UÇK-së (OVL-UÇK) ka deklaruar se zhvillimet e fundit rreth Ligjit për Gjykatën Speciale kanë ndikuar edhe në dorëheqjen e...

Më shumëDetails

Kurti takon nënsekretarin britanik: Britania mbetet aleate kyçe e Kosovës

Kurti takon nënsekretarin britanik: Britania mbetet aleate kyçe e Kosovës
23/10/2026 - 13:16

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, është takuar në Shën Stefan me Nënsekretarin Parlamentar të Shtetit për Evropën në Ministrinë e Jashtme britanike, Lord Wood of Anfield, ku ka...

Më shumëDetails

Enver Hasani: Kuvendi nuk mund t’ia ndryshojë as presjen ligjit të kthyer nga Presidentja

Enver Hasani: Kuvendi nuk mund t’ia ndryshojë as presjen ligjit të kthyer nga Presidentja
23/10/2026 - 13:03

Profesori i së Drejtës dhe Marrëdhënieve Ndërkombëtare, Enver Hasani, ka thënë se Kuvendi i Kosovës nuk mund të ndryshojë asnjë dispozitë të një ligji që Presidentja e ka...

Më shumëDetails

Vdekja e pacientes me kancer, PDK kërkon llogari nga Arben Vitia: Sala Jashari e thërret në interpelancë

Vdekja e pacientes me kancer, PDK kërkon llogari nga Arben Vitia: Sala Jashari e thërret në interpelancë
23/10/2026 - 12:58

Deputetja e Partisë Demokratike të Kosovës (PDK), Sala Jashari, ka protokolluar kërkesën për interpelancë ndaj ministrit të Shëndetësisë, Arben Vitia, pas raportimeve lidhur me vdekjen e një pacienteje...

Më shumëDetails

“Jam student i Mjekësisë, mesataren e kam 10”, flet 20-vjeçari që Rama e publikoi me iniciale

“Jam student i Mjekësisë, mesataren e kam 10”, flet 20-vjeçari që Rama e publikoi me iniciale
23/10/2026 - 12:47

Një nga studentët e Mjekësisë në Tiranë që iu bashkua këtë të premte protestës para Kryeministrisë është 20-vjeçari Joni Sinoymeri, i cili deklaroi se është personi me inicialet...

Më shumëDetails

Osmani: Mungesa e komunikimit me administratën Trump rrezik për sigurinë kombëtare

Osmani: Mungesa e komunikimit me administratën Trump rrezik për sigurinë kombëtare
23/10/2026 - 12:23

Ish-presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, ka ngritur shqetësimin për mungesën e komunikimit të drejtpërdrejtë me nivelet më të larta të administratës së presidentit amerikan, Donald Trump, duke vlerësuar...

Më shumëDetails

Më të lexuarat në 24 orët e fundit

  • Mbrojtje juridike profesionale për punëtorët e KEK-ut: SPEK nënshkruan marrëveshje me zyrën e avokatisë Feka & Partners

    Mbrojtje juridike profesionale për punëtorët e KEK-ut: SPEK nënshkruan marrëveshje me zyrën e avokatisë Feka & Partners

    142 Shpërndaje
    Shpërndaje 57 Tweet 36
  • Nis intervistimi i Gani Gecit në Prokurori

    94 Shpërndaje
    Shpërndaje 38 Tweet 24
  • Nasim Haradinaj i ashpër me Përparim Grudën: Ti e Çlirimi na e prezantuat si perlë drejtësie, të hartuar nga soji yt jurist!

    90 Shpërndaje
    Shpërndaje 36 Tweet 23
  • Ky është personi i arrestuar nën dyshimet për fajde dhe detyrim

    87 Shpërndaje
    Shpërndaje 35 Tweet 22
  • Ish-shefi i stafit të Osmanit si presidente flet për një sondazh të freskët: LDK e AAK nën 10 %, PDK e VV s’kanë lëvizur

    86 Shpërndaje
    Shpërndaje 34 Tweet 22

Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.

Privacy Policy

© 2023 Veriu.info

Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum

© Veriu.info

Veriu.info përdor cookies. Duke vijuar me hapjen e kësaj faqe, ju bini dakord me kushtet për përdorimin e cookies. Më shumë