Veriu.info
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Veriu
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Veriu

Rohde viziton gjermanët në Bondsteel, “teston” pajisjet që përdoren në patrullat kufitare Kosovë-Serbi

22/07/2025 - 12:21
në Lajme
A A
Rohde viziton gjermanët në Bondsteel, “teston” pajisjet që përdoren në patrullat kufitare Kosovë-Serbi
Shpërndaje në FacebookShpërndaje në Whatsapp

Para pak ditësh, ambasadori gjerman në Kosovë, Jorn Rohde, bashkë me zëvendësin e tij Christian Bottcher, vizituan trupat gjermane të KFOR-it të stacionuara në Kampin Bondsteel pranë Ferizajt, ku u informua në detaje mbi misionet aktuale, aftësitë operacionale dhe pajisjet teknike të përdorura gjatë patrullave dhe vëzhgimeve kufitare përgjatë kufirit Kosovë-Serbi.

“U ndjeva sikur u ktheva në shtëpi”, tha ambasadori, duke kujtuar kështu kohën e tij në Strandmeisterkompanie të Gjermanisë në vitet 1980.

Siç thuhet në njoftimin e publikuar në Facebook të ambasadës gjermane, ambasadori, duke parë automjetet e blinduara moderne e deri te sistemet e avancuara të mbikëqyrjes, u impresionua nga preciziteti, profesionalizmi dhe përkushtimi që trupat demonstruan në përmbushjen e mandatit të KFOR-it.

“Një moment i veçantë për të ishte rikthimi në kontrollin e një ngarkuesi Ahlmann me krah rrotullues – tashmë i modernizuar, por ende i njohur nga koha e shërbimit të tij dekada më parë”, u tha në njoftim.

Rohde pati një falënderim të sinqertë për të gjithë ushtarët gjermanë që shërbejnë në Kosovë.

“Puna juaj është thelbësore, ekspertiza juaj e jashtëzakonshme dhe përkushtimi juaj vlerësohet thellësisht. E kaluara takon të tashmen – aty ku shërbimi i përbashkët vazhdon të formësojë paqen dhe sigurinë në Kosovë”, u tha në fund të njoftimit të ambasadës gjermane në Kosovë. 

Foto: Ambasada gjermane në Prishtinë / Facebook
Foto: Ambasada gjermane në Prishtinë / Facebook
Foto: Ambasada gjermane në Prishtinë

JU REKOMANDOJMË

Kurti pret kryetarin e Izmirit, diskutojnë për “thellimin e bashkëpunimit ekonomik, arsimor e kulturor”

Kurti pret kryetarin e Izmirit, diskutojnë për “thellimin e bashkëpunimit ekonomik, arsimor e kulturor”
20/08/2026 - 14:30

Kryeministri në detyrë i Republikës së Kosovës, Albin Kurti, priti sot në Kryeministri kryetarin e Bashkisë Metropolitane të Izmirit, Dr. Cemil Tugay, me të cilin diskutoi për thellimin...

Më shumëDetails

Tjetër viktimë në KEK, një punonjës vdes si pasojë e kontaktit me tensionin elektrik – detaje

Tjetër viktimë në KEK, një punonjës vdes si pasojë e kontaktit me tensionin elektrik – detaje
20/08/2026 - 14:24

Një punëtor i Korporatës Energjetike të Kosovës (KEK), Arbenit Ahmeti, ka humbur jetën sot pas një aksidenti të rëndë gjatë kryerjes së detyrave të punës. Sipas njoftimit të...

Më shumëDetails

Elezi zbulon si vepron BIA në Kosovë: Synimi është ta shndërrojnë vendin në burim pasigurie

Elezi zbulon si vepron BIA në Kosovë: Synimi është ta shndërrojnë vendin në burim pasigurie
20/08/2026 - 14:23

Situata e sigurosë, gjegjësisht rekrutimi i njerëzve nga shërbimi sekret serb BIA, ishte një nga temat që u trajtua në Kosova Today në Klan Kosova me ekspertin e...

Më shumëDetails

Tufa e dhive e prish rutinën e trafikut mbrapa Teatrit, marshon nëpër rrugën kryesore

Tufa e dhive e prish rutinën  e trafikut mbrapa Teatrit, marshon nëpër rrugën kryesore
20/08/2026 - 14:20

Një video në një faqe në Facebook e xhiruar një shofer i një makine, ka kapur një moment interesant në mes të Prishtinës. Kolonave në rrugën mbrapa teatrit...

Më shumëDetails

Nexhmedin Spahiu pasi u vetëpropozua për President: S’e di pse u bë lajm viral, do të isha më i suksesshmi

Befason Spahiu: “Kurti hoqi dorë prej budallakive dhe u bë kryeministër”
20/08/2026 - 14:11

Analisti Nexhmedin Spahiu, i cili mbrëmë u vetëpropozua për President të vendit, tha se do të ishte “më i suksesshmi”. Ai tha në Kosova Live në T7 se...

Më shumëDetails

Shitja e thëngjillit, KEK-u “sqaron” kontratën: S’është koncesion

Shitja e thëngjillit, KEK-u “sqaron” kontratën: S’është koncesion
20/08/2026 - 13:55

Korporata Energjetike e Kosovës ka reaguar ndaj kritikave të shumta që ka nxitur një kontratë e re për shitjen e thëngjillit në Maqedoninë e Veriut. Kjo korportatë, deklarimet...

Më shumëDetails

Më të lexuarat në 24 orët e fundit

  • Dedikimi prekës i gruas së njërit prej dy viktimave të aksidentit në Smrekonicë

    Dedikimi prekës i gruas së njërit prej dy viktimave të aksidentit në Smrekonicë

    113 Shpërndaje
    Shpërndaje 45 Tweet 28
  • Aktakuza ndaj Sinisha Spasiqit: Vrasja e anëtarëve të familjes Ujkani në Reznik të Vushtrrisë, djegia e trupave dhe shtëpive

    90 Shpërndaje
    Shpërndaje 36 Tweet 23
  • Publikohet një video ku i arrestuari për fajde rrihte një person për hesape të Kobrës

    93 Shpërndaje
    Shpërndaje 37 Tweet 23
  • OSHP i gjen shkelje Komunës së Përparim Ramës, e paralajmëron zyrtarin e prokurimit

    83 Shpërndaje
    Shpërndaje 33 Tweet 21
  • “Këtu më ke, vetëm – s’më dridhet qerpiku”: Arian Tahiri i ‘çon selam’ Halil Gecit

    155 Shpërndaje
    Shpërndaje 62 Tweet 39

Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.

Privacy Policy

© 2023 Veriu.info

Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum

© Veriu.info

Veriu.info përdor cookies. Duke vijuar me hapjen e kësaj faqe, ju bini dakord me kushtet për përdorimin e cookies. Më shumë