Cristiano Ronaldo dhe Georgina Rodriguez kanë nënshkruar një marrëveshje paramartesore para martesës së tyre, duke përcaktuar mënyrën e ndarjes së pasurisë në rast divorci.
Sipas raportimeve, Georgina nuk do të përfitojë automatikisht nga pasuria e krijuar nga Ronaldo gjatë martesës, ndërsa secili do të mbajë pasurinë e regjistruar në emrin e tij.
Në rast ndarjeje, Georgina raportohet se do të përfitojë rreth 85 mijë paund në muaj.
Marrëveshja është lidhur para martesës së çiftit dhe synon të garantojë sigurinë financiare të Georginës dhe fëmijëve.













