Epopeja e UÇK-së po shënon 26 vjetorin e saj, momenti kur zgjimi kombëtar për liri mori përmasa të papara më parë.
5,6 dhe 7 marsi shënon ditët kur një familje e tërë në krye me komandantin Adem Jashari u sakrifikua për lirinë e Kosovës, e zgjoi bashkimin kombëtar në çdo cep të Kosovës.
Gazeta Online Veriu.info në 26 vjetorin e Epopesë ka zhvilluar intervistë me profesorin e komandantit Adem Jashari, Hajzer Seferin, i cili ka zbuluar detaje të pathëna për kryelegjendën e historisë sonë kombëtare.
Mes tjerash profesore Seferi ka zbuluar ekskluzvisht një moment interesant me nxënësin e tij, Adem Jasharin, i cili u lajmërua në mesin e 40 nxënësve kur profesori i pyeti se kujt nuk i dhimbet jeta.
Për të kuptuar përgjigjen e Adem Jasharit shikojeni videon më poshtë:












