Veriu.info
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Veriu
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Veriu

Rrëfimi për Ushtrinë: Nga Gllogjani, në Pentagon – Si u Krijua Ushtria e Kosovës

22/01/2025 - 11:03
në Opinione
A A
Rrëfimi për Ushtrinë: Nga Gllogjani, në Pentagon – Si u Krijua Ushtria e Kosovës
Shpërndaje në FacebookShpërndaje në Whatsapp

Shkruan: Baton Haxhiu

Përballë hezitimeve të brendshme, pengesave diplomatike dhe ndikimit të Serbisë, Kosova ndërtoi rrugën e saj drejt krijimit të Forcave të Armatosura me përkrahjen e NATO-s dhe Shteteve të Bashkuara. Një histori e vendosmërisë dhe negociatave të heshtura

Rrëfimi i parë: Një takim në GllogjanNë një ditë të ftohtë të nëntorit 2017, në fshatin simbolik të Gllogjanit, Ramush Haradinaj, atëherë kryeministër i Kosovës, takohet me një gjeneral amerikan. Në këtë takim vendimtar, gjenerali thotë fjalët që do të hapnin rrugën për një kapitull të ri: “Bëjini listën e veprimeve dhe ju masim një nga një. Nëse i bëni të gjitha, aty na keni neve”.

Ishte një premtim i kushtëzuar, por një garanci e qartë – Amerika do të ishte aty nëse Kosova përmbushte standardet.
Por rruga drejt krijimit të ushtrisë së Kosovës, që sot njihet si Forcat e Sigurisë së Kosovës (FSK), ishte gjithçka tjetër veçse e thjeshtë. Hezitim në politikën e brendshme, presion nga Serbia përmes dialogut në Bruksel dhe rezistenca e disa anëtarëve të NATO-s për ta mbajtur këtë çështje jashtë kornizës së marrëveshjeve diplomatike ishin vetëm disa nga pengesat kryesore.

Në mes të kësaj këtij, Haradinaj u përpoq që ky projekt kombëtar të mbetej i pavarur nga proceset e tjera, përfshirë dialogun me Serbinë.

Ndërtimi i Listës: Nga Vizioni në VeprimNë janar 2018, lista e veprimeve ishte gati – një dokument që përcaktonte çdo hap të nevojshëm që Kosova duhej të përmbushte për të transformuar FSK-në nga një forcë civile në një ushtri të vërtetë me mandat ushtarak. Lista përfshinte reforma ligjore, trajnime, modernizim të pajisjeve dhe angazhime të qarta për sigurinë rajonale.

Në këtë periudhë, Haradinaj filloi një ofensivë diplomatike të intensifikuar me NATO-n dhe zyrtarët amerikanë. Në takime me përfaqësuesit e lartë të Aleancës në maj dhe qershor të vitit 2018, u krijua një “Plan B” për të shmangur bllokadën politike të krijuar nga Lista Serbe, e cila refuzonte të mbështeste ndryshimet kushtetuese të nevojshme për ushtrinë.

Në vend të tyre, kalimi i FSK-së në mandat ushtarak u vendos të realizohej përmes ligjeve të reja, pa ndryshime kushtetuese.
Rrefimi i dytë: Çastet Vendimtare: Takimi me “Mad Dog Mattis”

Shtatori i vitit 2018 solli një kthesë të madhe. Haradinaj, me tri ligjet për krijimin e ushtrisë në duar, udhëtoi drejt Shteteve të Bashkuara për të takuar Sekretarin amerikan të Mbrojtjes, James Mattis. Ishte një takim i ngarkuar me simbolizëm. Në atë tryezë, Haradinaj i tha Mattisit: “Këto janë ligjet që t’i kam dërguar para pak javësh, për ushtrinë tonë erdha ta marrë bekimin tuaj”. Përgjigjja e Mattisit ishte e thjeshtë, por përcaktuese: “Po, i kam marrë. E bekoj ushtrinë e Kosovës”. Në fund të takimit, Haradinaj i dhuroi Mattisit një hartë të Kosovës, duke shtuar: “Këtë shtet e mbrojmë bashkë”.
Ky moment jo vetëm që vulosi përkrahjen amerikane, por i dha një shtysë morale gjithë projektit.

Rrëfimi i tretëNuk do ta bësh ushtrinë, bërtiste Palmer

Ishte një pasdite e qetë në Veternik, një lagje e Prishtinës, që shihte drejt maleve të lagura nga ndriçimi i vonë i diellit të dimrit. Tavolina jonë, e vendosur pranë një dritareje të gjerë në një restorant të njohur, ishte e mbushur me aroma ushqimesh tradicionale të përziera me erëza moderne.Kryeministri i Kosovës, Ramush Haradinaj dhe bashkëshortja e tij, Anita Haradinaj, ishin shoqëruesit e mi të asaj dreke që kishte filluar me një frymë miqësore dhe kishte kaluar në reflektime të thella për të ardhmen e Kosovës.

Ndërsa po flisnim për sfidat dhe shpresat e krijimit të Ushtrisë, një nga truprojat e Haradinajt iu afrua tavolinës, duke folur me një ton ngurrues. “Kryeministër, po ju kërkon me urgjencë zoti Matthew Palmer”. Ishte i dërguari special i Shteteve të Bashkuara për Ballkanin dhe telefonata e tij ishte, pa dyshim, urgjente.

“Thuaj që jam në drekë”, u përgjigj Ramushi me një ton të qetë, por të prerë. “Ka tre ditë që më bën presion”, tha ai duke u kthyer nga ne. “Por i kam dhënë fjalën Mattis-it dhe do ta çoj bekimin e tij deri në fund”.Atmosfera në tavolinë u rëndua paksa. Ndërsa Haradinaj përshkruante momentet kyçe të negociatave me NATO-n dhe përpjekjet për të siguruar mbështetjen amerikane, roja iu afrua përsëri. “Po insiston, zoti Palmer dëshiron të flasë me ju tani”, tha ai me zë të ulët.

Kryeministri mori telefonin dhe, me një qetësi që shfaqte përvojë dhe vendosmëri, iu përgjigj në anglisht: “Urdhëroni, zoti Palmer”.
Zëri në anën tjetër të linjës ishte i prerë dhe i tensionuar. “Ti nuk duhet ta bësh Ushtrinë. Nuk guxon të ndërmarrësh akte ku vendos pa miratimin e të gjithëve”, tha Palmer.

Ramushi u përgjigj pa hezitim: “Ju kryeni punën tuaj, unë po kryej timen. Miratimin e kam marrë dhe nesër do t’i votoj ligjet”.
“Miratimin nga kush?”, e pyeti Palmer, me një ton më të ashpër.

“Kaq mund të them”, tha Haradinaj. “Ligjet për ushtrinë do të votohen nesër në Parlament. Kaq kam. Faleminderit për telefonatën”. Me një klik të qetë, ai e mbylli telefonin dhe e vendosi në tavolinë.Palmer bënte presion, por ai nuk e dinte që Ramush Haradinaj tashmë kishte arritur një marrëveshje të qartë me Sekretarin e Mbrojtjes, James Mattis, dhe Sekretarin e Përgjithshëm të NATO-s. Kur mbylli telefonin, Haradinaj nuk dukej i shqetësuar. Nuk refuzonte zv/sekretarin e shtetit Palmer dhe as tregonte arrogancë ndaj Palmer, por siç dukej, për Haradinajn, Mattis ishte shumë më lart në hierarki.
Miratimi për Ushtrinë e Kosovës ishte bërë direkt me Pentagonin dhe Shtëpinë e Bardhë – një pikë që nuk mund të diskutohej më.
Unë dhe Anita mbetëm të heshtur, të befasuar nga vendosmëria dhe qetësia e tij. Në atë moment, ai nuk ishte thjesht një kryeministër. Ai ishte simboli i një shteti që nuk dorëzohet para presioneve, qofshin ato diplomatike apo të tjera. Restoranti përreth vazhdonte jetën e tij të zakonshme, me zëra të ulët dhe hapat e shërbyesve që sillnin pjata të reja.

Por për ne, ajo pasdite ishte gjithçka tjetër veçse e zakonshme. Ishte një reflektim i historisë që po ndodhte përballë syve tanë – historia e lindjes së ushtrisë së Kosovës.

Rrëfimi i katërt:
Finalizimi dhe Rezistenca Ndërkombëtare
Në dhjetor 2018, pas muajsh lobimi dhe pune të palodhur, Kuvendi i Kosovës miratoi tri ligjet që zyrtarizonin kalimin e FSK-së në një ushtri të mirëfilltë. Ky hap u prit me reagime të përziera në arenën ndërkombëtare. Serbia e dënoi ashpër këtë vendim, ndërsa Spanja, një vend anëtar i NATO-s që nuk e njeh pavarësinë e Kosovës, kërkoi një rishikim të raporteve të Aleancës me Prishtinën.Megjithatë, në janar 2019, kur ligjet hynë në fuqi, përkrahësit e Kosovës brenda NATO-s, veçanërisht Shtetet e Bashkuara, bënë presion që të mos ketë asnjë rishikim negativ të raporteve me FSK-në. Pas një viti vlerësimesh dhe diskutimesh, NATO konfirmoi qëndrimin e saj, duke vazhduar bashkëpunimin me Kosovën.

Rrëfimi i fundit:Një Ushtri për të Ardhmen

Ushtria e Kosovës, tani Forca e Sigurisë së Kosovës, është rezultat i një përpjekjeje të gjatë, të mundimshme dhe diplomatike. Ishte një projekt që kërkoi jo vetëm punë të palodhur dhe përkushtim, por edhe një strategji të qartë për të kapërcyer pengesat politike dhe diplomatike. Nga një takim i thjeshtë në Gllogjan, tek bekimi i James Mattis-it, kjo histori është një dëshmi e vendosmërisë së Kosovës për të siguruar të ardhmen e saj si një shtet sovran dhe i pavarur.

Krijimi i Ushtrisë së Kosovës nuk ishte një akt i rastësishëm apo një vendim i çastit. Ishte fryt i një procesi të gjatë, të menduar dhe të kujdesshëm, që u bazua mbi një strategji të qartë dhe mbi partneritetin e ngushtë me Shtetet e Bashkuara të Amerikës. Që nga fillimi, Kosova e dinte se pa përkrahjen amerikane dhe koordinimin me NATO-n, çdo përpjekje për të ngritur një ushtri të vërtetë do të përballej me bllokada të pakapërcyeshme, jo vetëm brenda vendit por edhe në arenën ndërkombëtare.Kur më vonë Albin Kurti dhe shumëkush u përpoq ta përdorte Forcën e Sigurisë së Kosovës (FSK) si një trofe politik, procesi i vështirë i ngritjes së saj ishte shpesh i anashkaluar. Por, ashtu si Ramush Haradinaj e shpjegoi në detaje këtë rrugëtim, mes hezitimeve fillestare, dialogut të komplikuar me NATO-n dhe presionit nga Serbia, mesazhi ishte i qartë: Ushtria bëhet me plan, këmbëngulje dhe koordinim të palëkundur me aleatët ndërkombëtarë.
Për të krijuar një ushtri të vërtetë, duhet më shumë se një strukturë – duhej një vizion. Dhe ai vizion, i mbështetur nga Shtetet e Bashkuara, do të garantonte që Kosova të kishte një forcë mbrojtëse që i përkiste të ardhmes.

Në atë moment të rëndësishëm, kur NATO dhe Shtetet e Bashkuara e vendosën Kosovën përballë një udhëkryqi, Haradinaj i tha një gjenerali amerikan në Gllogjan: “Ne nuk do të ndalemi. Ju na matni, ne do t’i përmbushim të gjitha kushtet”.

Dhe ishte pikërisht ajo frymë e vendosmërisë që e mbajti Kosovën në rrugën e saj, përballë çdo pengese. Kjo është ajo që duhet të mësojmë nga historia e Ushtrisë së Kosovës – ajo nuk është një rrëfim për FSK-në e vështirësive, por një shembull i qartë se si ndërtohet një vizion kombëtar i bazuar mbi partneritete të forta.

Në studio televizive dhe në fushatë zgjedhore, kur Ramush Haradinaj flet për rrugën e Kosovës drejt NATO-s dhe për rëndësinë e koordinimit me aleatët, gjithmonë ka një referencë për historinë e krijimit të Ushtrisë së Kosovës.Ata që nuk kanë informacion për këtë proces dhe këtë rrugë duhet të tregohen të kujdesshëm kur flasin për të. Sepse ky rrëfim tregon se Haradinaj jo vetëm që e ka marrë seriozisht këtë mision, por ai e njeh rrugën drejt NATO-s më mirë se kushdo tjetër. Kjo histori është një dëshmi që nuk mund të injorohet.

JU REKOMANDOJMË

KADARE – NJË VIT PAS
Opinione

KADARE – NJË VIT PAS

01/07/2025 - 12:40
Evolucioni: a është njeriu “kafsha më e përkryer”?
Opinione

Evolucioni: a është njeriu “kafsha më e përkryer”?

23/06/2025 - 11:41
Izraeli është me Serbinë
Opinione

Izraeli është me Serbinë

22/06/2025 - 20:50
Vushtrria nuk është laborator, por qytet i lashtë me vlera shumëdimensionale
Opinione

Vushtrria nuk është laborator, por qytet i lashtë me vlera shumëdimensionale

21/06/2025 - 19:41
Si mund të bëhet Kosova një demokraci me det
Opinione

Si mund të bëhet Kosova një demokraci me det

20/06/2025 - 09:24
Musliu: Shtrenjtimi i rrymës nuk i prek qytetarët në Veri, e veteranët po arrestohen për mospagesë
Opinione

Dhomat e Specializuara të Kosovës: Një Udhëtim Kontravers dhe Pyetje Pa Përgjigje

19/06/2025 - 14:40

Më të lexuarat në 24 orët e fundit

  • Skandal: Prodhuan miell Tip 400 pa përbërës të duhur, dënohen mullinjtë “Amidoni” e “Blerina”

    Skandal: Prodhuan miell Tip 400 pa përbërës të duhur, dënohen mullinjtë “Amidoni” e “Blerina”

    126 Shpërndaje
    Shpërndaje 50 Tweet 32
  • Ahmet Musa që po synon ndërtimin e kishës në Bajgorë i mbulohet vajza: Derisa ta mbashë shaminë nuk ke të drejtë të më quash baba!

    98 Shpërndaje
    Shpërndaje 39 Tweet 25
  • Nis puna për ndërtimin e Urës së re mbi lumin Ibër që lidh Mitrovicën e jugut me të veriut

    98 Shpërndaje
    Shpërndaje 39 Tweet 25
  • Vllasi: Për qeveri, Kurti duhet të gjejë partnerin për koalicion, e që është kjo parti

    96 Shpërndaje
    Shpërndaje 38 Tweet 24
  • Policia ndalon 6 persona gjatë vendosjes së gurthemeleve për urat mbi lumin Ibër

    91 Shpërndaje
    Shpërndaje 36 Tweet 23

Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.

Privacy Policy

© 2023 Veriu.info

Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum

© Veriu.info

Veriu.info përdor cookies. Duke vijuar me hapjen e kësaj faqe, ju bini dakord me kushtet për përdorimin e cookies. Më shumë