Një rrahje masive ka ndodhur para pak minutash në sheshin e Mitrovicës, ku janë përfshirë disa persona.
VeriuInfo mëson se si pasojë e rrahjes një person është dërguar në spital për trajtim mjekësor.
Burime të VeriuInfo bëjnë të ditur se shumica e personave të përfshirë në rrahje janë të moshës 17-20 vjeç.
Mësohet se për ta parandaluar rrahjen ka intervenuar një polic në rroba civile, i cili ishte jashtë detyrës zyrtare, duke shmangur kështu më të keqen./VeriuInfo
Foto: Arkiv













