Veriu.info
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Veriu
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Veriu

Rriten rreth 15 për qind rastet me tumor në Kosovë

02/06/2024 - 09:00
në Kryesore, Lajme
A A
Mbi dy mijë raste me kancer gjatë vitit 2023 në Kosovë
Shpërndaje në FacebookShpërndaje në Whatsapp

10 deri në 15 për qind krahasuar me vitet paraprake janë rritur rastet e reja me tumor, dhe ky shtim i rasteve po bëhet sfiduese për Klinikën Onkologjike, ka thënë drejtori i klinikës, Ilir Kurtishi.

Kurtishi ka bërë të ditur se gratë më shumë preken nga kanceri i gjirit, ndërsa burrat me atë të mushkërive. Sfidë për këtë klinikë mbetet numri i vogël i infermierëve.

“Kemi rritje të numrit të rasteve diku 10 deri 15 për qind në krahasim me vitet paraprake. Kjo mbetet sfiduese për ne sepse një përqindje e tillë e rasteve me tumore është një sfidë edhe për Onkologjinë. Kemi të bëjmë me një problematikë e cila është në të gjitha vendet e rajoni e në Evropë e botë e së bashku me sëmundjet kardiovaskulare janë shkaktarët kryesorë të mortalitetit në botë”, ka thënë Kurtishi për EO.

“Vitin e kaluar kemi pasur 450 femra me kancer të gjirit, dhe kemi pasur rreth 250 deri 300 me kancer të mushkërive. E në total kur i marrim të gjitha rastet e sëmundjeve patologjike aty është rreth 5 për qind më shumë te meshkujt se sa te femrat por me dominim të caktuar të sëmundjeve të tumoreve pra dallojnë nga meshkujt dhe femrat”, ka thënë Kurtishi.

Kurtishi ka treguar edhe për rastet që janë trajtuar jashtë vendit për çka ka thënë se çdo vit e më pak referohen për t’u trajtuar jashtë.

“Këtë vit ne kemi pasur shumë pak vetëm dy rekomandime dhe ato njëra ka qenë për raste pediatrik dhe një rast tjetër i rekomanduar nga neurokirurgjia për një rast të veçantë të mjekimit dhe ky numër është ulur nga viti në vit. Me aktivizimin e dy observatorëve të rinj ne e kemi ulur këtë numër në mënyrë maksimale dhe ndërkohë do të vazhdojmë me teknika të reja dhe kjo do të rrisë edhe më shumë kualitetin e shërbimeve radioterapike dhe ulë në masë të konsiderueshme numrin e referencave jashtë vendit.”, ka thënë ai.

Kurtishi foli edhe për vetëdijësimin e popullatës karshi sëmundjeve të tilla.

“Ka një vetëdijesim shoqëror pak më të mirë, sidomos te tumoret e gjirit dhe tumoret e zorrës së trashë por kjo nuk mjafton sepse duhet të bëhet edhe më shumë në kuptimin që sëmundjet duhet ti zbulojmë sa më herët tumoret në stadin e parë dhe të dytë në një përqindje gati 50\% në krahasim me vitet e mëparshme”, ka thënë ai.

Onkologu Kurtishi ka folur edhe për sigurimin e barnave, për të cilën ka thënë se aktualisht qëndrojnë mirë.

“Jemi të furnizuar mirë nga barnatorja qendrore e SHSKUK-së dhe përpos disa preparateve të cilat i kemi pasur mungesë vitet e fundit kemi pasur furnizim gati mbi 90 për qind. Me sigurimin e disa barnave të cilat janë kontraktuar nga Ministria e Shëndetësisë do të kemi furnizim nga lista esenciale mbi 90 për qind -93 për qind që për herë të parë kemi furnizim maksimal me këto barna”, ka thënë ai.

Ai ka përmendur disa nga sfidat që përballen, siç është numri i vogël i infermierëve, pasi brenda ditësh deri 30 pacientë marrin shërbime në Onkologji. Ndërsa shqetësuese e sheh rritjen e rasteve të reja me këto sëmundje.

“Sfidë mbetet akoma numri i infermierëve, prapë nevojat janë në rritje dhe ne kemi nevojë për staf shtesë, për infermierë të cilët do të na lehtësonin edhe më shumë punën e përditshme gjatë dhënies së kimioterapive sepse brenda ditës në Onkologji marrin shërbime së paku 250 deri 300 pacientë në shërbimin e kimioterapisë dhe së paku 130 deri 140 pacientë të cilët trajtohen në shërbimin e radioterapisë. Deri në muajin maj kemi pasur në regjistrin e fundit të evidentuar me kancer, 715 raste të reja me dominim të kancerit të gjirit dhe menjëherë pas tij me dominim të kancerit të mushkërive dhe menjëherë pason një numër i lartë i të sëmurëve me tubin digjestiv. Pra janë këto tri lloje të tumoreve të cilët këto katër vitet e fundit në Kosovë dominojnë, shto këtu edhe numrin e pacientëve ose numrin e rasteve me tumore të organeve gjenitale te femrat dhe këto janë patologjitë më të shpeshta në Kosovë mbretërojnë. Një trend i tillë është edhe këta katër muajt e parë të vitit 2024 dhe një dominim siç e thashë i kancerit të gjirit te femrat dhe kancerit të mushkërive te meshkujt”, ka thënë Kurtishi.

JU REKOMANDOJMË

“Pse bre më le vetëm”, lamtumira e gruas për burrin që humbi jetën tragjikisht në autostradë

“Pse bre më le vetëm”, lamtumira e gruas për burrin që humbi jetën tragjikisht në autostradë
27/08/2026 - 11:24

Dhimbje e madhe pas humbjes tragjike të Sherif Hotit, i cili humbi jetën në aksidentin e rëndë në autostradën “Ibrahim Rugova”. Bashkëshortja e tij, Medina Curri Hoti, ka...

Më shumëDetails

Dy burra kosovar sulmojnë njëri tjetrin në Leposaviq, në stacion policor rezultojnë me alkool

Dy burra kosovar sulmojnë njëri tjetrin në Leposaviq, në stacion policor rezultojnë me alkool
27/08/2026 - 11:16

Një incident është shënuar gjatë natës së mbrëmshme në Leposaviq mes dy burrave kosovar, shkruan Gazeta Online Veriu.info. Sipas raportit 24 orështë policisë njëri burrë është ankuar se...

Më shumëDetails

Dyshohet se u dhu’nua seksualisht në burgun e Dudravës, Prokuroria jep detaje

Arrestohet gardiani i Burgut të Dubravës, dyshohet se mori 1880 euro ryshfet për favore ndaj të burgosurve
27/08/2026 - 10:47

Rasti i rëndë i dhunimit seksual i cili u raportua sot nga Policia e Kosoovës ka ndodhur në Qendrën Korrektuese në Dubravë. Lajmin për IndeksOnline e ka bërë...

Më shumëDetails

Lladrovci e Ahmeti i shkojnë në takim Ramës, kurse Bulliqi, Prebreza e Thaçi nuk marrin pjesë

Lladrovci e Ahmeti i shkojnë në takim Ramës, kurse Bulliqi, Prebreza e Thaçi nuk marrin pjesë
27/08/2026 - 10:38

Në takimin që kryetari i Prishtinës, Përparim Rama po zhvillon me kryetarët e komunave të rajonit të kryeqytetit, u paraqitën vetëm Imri Ahmeti i Lipjanit, si dhe Ramiz...

Më shumëDetails

Caktohet seanca e parë ndaj Fatmir Shehollit, më 7 shtator nis gjykimi për spiunazh dhe shantazh

Shantazhi ndaj biznesmenit, dosja zbulon përgjimet në paraburgim të Shehollit me familjarët
27/08/2026 - 10:30

Seanca e parë gjyqësore ndaj Fatmir Shehollit do të mbahet më 7 shtator, në orën 09:30, kanë bërë të ditur për RTK-në burime brenda prokurorisë. Sheholli po përballet...

Më shumëDetails

“Na i copëtove zemrat”/ Familja njofton për vde’kjen e të riut në aksident trafiku në autostradë

“Na i copëtove zemrat”/ Familja njofton për vde’kjen e të riut në aksident trafiku në autostradë
27/08/2026 - 10:20

Sherif Hoti është i riu që humbi jetën mbrëmë në aksidentin e rëndë të trafikut në autostradën “Ibrahim Rugova”, ku u përfshinë një kamion dhe një veturë. Lajmin...

Më shumëDetails

Më të lexuarat në 24 orët e fundit

  • Standarde të dyfishta në Doganë: Llugaliu hesht pse për të njëjtën shkelje njërin doganier e shkarkoi e tjetrin e ktheu në punë

    Standarde të dyfishta në Doganë: Llugaliu hesht pse për të njëjtën shkelje njërin doganier e shkarkoi e tjetrin e ktheu në punë

    436 Shpërndaje
    Shpërndaje 174 Tweet 109
  • Qeveria e Kosovës mban mbledhje elektronike, këto janë vendimet e marra

    132 Shpërndaje
    Shpërndaje 53 Tweet 33
  • Kurtit pyetet për ‘kandidaturën’ e Thaçit për President, kjo është përgjigja e tij

    123 Shpërndaje
    Shpërndaje 49 Tweet 31
  • Nasim Haradinaj me akuza ndaj Hysni Gucatit të OVL UÇK: U zu në hajni, e din ai, për t’u mbuluar thirri protestë

    111 Shpërndaje
    Shpërndaje 44 Tweet 28
  • “Ka keqpërdorur fondet”, Haradinaj akuzoi Gucatin, vjen reagimi i OVL-UÇK

    102 Shpërndaje
    Shpërndaje 41 Tweet 26

Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.

Privacy Policy

© 2023 Veriu.info

Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum

© Veriu.info

Veriu.info përdor cookies. Duke vijuar me hapjen e kësaj faqe, ju bini dakord me kushtet për përdorimin e cookies. Më shumë