Veriu.info
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Veriu
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Veriu

“Rritje të çmimeve”, “reduktim të numrit të punëtorëve nga bizneset”: Cilat do të jenë efektet e shtrenjtimit të rrymës?

12/04/2025 - 18:43
në Lajme
A A
“Rritje të çmimeve”, “reduktim të numrit të punëtorëve nga bizneset”: Cilat do të jenë efektet e shtrenjtimit të rrymës?
Shpërndaje në FacebookShpërndaje në Whatsapp

Shtrenjtimi i energjisë elektrike nuk do të përballohet lehtë nga qytetarët dhe bizneset kosovare. Vendimi i djeshëm i Zyrës së Rregullatorit të Energjisë për të shtrenjtuar rrymën për 16 për qind do të vështirësojë jetën në Kosovë. Ky veprim pritet të pasohet nga një valë e re e inflacionit.

Njohësit e ekonomisë kanë vlerësuar se ngritja e çmimit të energji do të përcillet me ngritjen e çmimit të produkteve tjera bazike.

Ish-ministrja e Financave, Hykmete Bajrami, ka treguar efektet zinxhir që do të shkaktojë vendimi i ZRrE-së.

“Ne kemi përgjegjësi ndaj qytetarëve të këtij vendi. Ne jetojmë këtu dhe e dimë se kostoja e jetës është dyfishuar, se ligji për pagë minimale nuk po zbatohet, se çmimet e produkteve bazë po rriten çdo ditë. Duke pasë parsysh të gjitha këto edhe një ngritje e tarifave të energjisë do ta vështirësonte edhe më shumë jetën e qytetarëve, ndërsa bizneset do të detyrohen të rrisin edhe më shumë çmimet e produkteve dhe shërbimeve”, ka shkruar Bajrami në profilin e saj në “Facebook”.

Edhe analisti politik Shenoll Muharremi, i cili po e kundërshton në mënyra të ndryshme shtrenjtimin e rrymës, ka paralajmëruar valë të re të inflacionit.

“Politika kosovare duket se e ka humbur kontaktin me realitetin. Nesër pritet të merret një nga vendimet më të rëndësishme për vendin, ekonominë dhe familjet, bizneset, shërbyesit e prodhuesit vendor. Ata po sillen sikur asgjë nuk po ndodh. Janë të zënë me pazare për pushtet dhe karrige. Asnjë fjalë e veprim nuk e bëjnë për qytetarët, për bizneset, për ekonominë që po kërcënohet nga një valë e re inflacioni. Kosova nuk ka nevojë aspak për kësi lloj politikanësh që nuk sjellin dobi e nuk interesohen për interesin publik. Kur e humb kontaktin me realitetin, e humb edhe arsyen për të ekzistuar”, ka shkruar Muharremi në profilin e tij në “Facebook”.

Kurse, Uk Lushi, veprimtari i cili jeton dhe vepron në ShBA, ka paralajmëruar efekte të menjëhershme të vendimit për shtrenjtimit të rrymës.

Duke e kritikuar Qeverinë Kurti për këtë veprim, ai ka bërë me dije se edhe çmimi i produkteve tjera mund të rritet deri në 25 për qind.

“Votuesit në Kosovë ua dhanë 41% VV-së dhe Albin Kurtit. Kurti dhe VV ua trusën rritje në çmimin e rrymës 16% si falënderim. Pritini edhe pak dhe do ta merrni edhe mbetjen prej 25% ngritje shpejt në produkte të tjera. Kurti e paguan ende qiranë korruptive prej 250 eurosh— çmim ku mbase hyn edhe rryma si bonus. Pse të mërzitet ai për juve kur ju nuk çani kokën për vete?! Pasi e penguan ndërtimin e kapaciteteve energjetike për 21 vite, VV dhe Kurti patën 4 vjet të ndërtojnë Termocentralin dhe ta bëjnë Kosovën të pavarur energjetikisht, por zgjodhën dënimin e votuesve me çmime. Bravo votuesit e bukur të Kosovës! Për besë po zgjedhni fort mirë!”, ka shkruar Lushi.

Ndërsa, avokati Ardian Bajraktari ka bërë me dije se shtrenjtimi i rrymës do të ketë kosto të madhe për bizneset.

Duke përmendur një shembull konkret, ai ka bërë me dije se një kompanie ngritja e çmimit të energjisë do t`i kushtojë 34 mijë e 574 euro më shumë.

Në profilin e tij në “Fcebook”, Bajraktari ka shkruar se ky veprim do t`i detyrojë bizneset që të reduktojnë numrin e punëtoreve.

“Vendimi i ZRrE-së për shtrenjtimin e energjisë elektrike, ka pasoja, ja një nga dëshmitë. Pikë referimi janë marrë pagesat e Kompanisë Mineral L.L.C për 12 muajt e vitit 2024, i është shtuar diferenca prej 16% për secilin muaj, del se kompania (nëse shpenzon/paguan) sikur gjatë vitit 2024, do të paguaj 34,574.04 euro më shumë, në vit. Kjo kompani është një nga subjektet e cila më ka autorizuar për t’u marrë me vendimin e ZRrE-së. Kjo shumë shtesë i shkakton probleme, andaj janë të detyruar ta rishikojnë intensitetin e punës, rrjedhimisht edhe reduktimin e stafit/punëtorëve. Këto janë dëme të mëdha dhe të pariparueshme”, ka shkruar Bajraktari.

Presidentja, opozita, shoqëria civile dhe qytetarët e kanë kundërshtuar në mënyra të ndryshme rritjen e çmimit të energjisë elektrike. Kurse, Qeveria dhe partia në pushtet është pajtuar me shtrenjtimin e rrymës për 16 për qind.

JU REKOMANDOJMË

Kandidati për president u gjet, por marrëveshja LVV-LDK përplaset me kundërshtime

Kandidati për president u gjet, por marrëveshja LVV-LDK përplaset me kundërshtime
01/09/2026 - 08:01

Lëvizja Vetëvendosje (LVV) dhe Lidhja Demokratike e Kosovës (LDK) kanë arritur marrëveshje që profesori dhe diplomati Bekim Sejdiu të jetë kandidat për President të Republikës së Kosovës. Marrëveshja...

Më shumëDetails

Beha: Gjyqtari që kërkoi të shqyrtohej lirimi i Thaçit nuk u përfshi më në panelet për krerët e UÇK-së

Beha: Gjyqtari që kërkoi të shqyrtohej lirimi i Thaçit nuk u përfshi më në panelet për krerët e UÇK-së
31/08/2026 - 22:45

Gazetari Besian Beha ka ngritur pikëpyetje lidhur me përbërjen e paneleve gjyqësore që kanë vendosur për vazhdimin e paraburgimit të ish-krerëve të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës në Hagë....

Më shumëDetails

Një ditë para protestës, Rama i drejtohet Qeverisë: Mos i merrni komunave atë që u takon qytetarëve

“Për koncert po, për tjerat jo”, Përparim Rama s’flet për zhvillimet brenda LDK’së
31/08/2026 - 22:34

Kryetari i Prishtinës, Përparim Rama, ka publikuar një video në Facebook një ditë para protestës së komunave para Qeverisë së Kosovës. Rama ka kërkuar nga ekzekutivi qendror që...

Më shumëDetails

Olluri për Bekim Sejdiun: Kandidat konsensual i Osmanit dhe Abdixhikut, grupi parlamentar i LDK-së akoma nuk e ka thënë fjalën e vetë

Olluri për Bekim Sejdiun: Kandidat konsensual i Osmanit dhe Abdixhikut, grupi parlamentar i LDK-së akoma nuk e ka thënë fjalën e vetë
31/08/2026 - 22:22

Gazetari Parim Olluri, ka thënë në “Pressing” të T7, se Bekim Sejdiu është kandidat konsensual i Vjosa Osmanit dhe Lumir Abdixhikut. Ai ka thënë se grupi parlamentar i...

Më shumëDetails

Valon Syla: Për Bekim Sejdiun mund të mos votojnë katër deputetë të LDK-së, dy nga pakicat joserbe – por mund ta jep votën një i PDK-së

Valon Syla: Për Bekim Sejdiun mund të mos votojnë katër deputetë të LDK-së, dy nga pakicat joserbe – por mund ta jep votën një i PDK-së
31/08/2026 - 21:56

Gazetari Valon Syla në “Pressing” të T7, ka thënë se Bekim Sejdiu mund të mos votohet nga katër deputetë të LDK-së. Tutje, ai ka thënë se edhe dy...

Më shumëDetails

Ukraina: Do t’i kthehemi temës së njohjes së Kosovës kur të dalim nga flakët e luftës ruse

Ukraina: Do t’i kthehemi temës së njohjes së Kosovës kur të dalim nga flakët e luftës ruse
31/08/2026 - 21:17

Një përgjigje e presidentit të Ukrainës, Volodymyr Zelenskyy, se qëndrimi i Ukrainës për mosnjohjen e Kosovës mbetet i pandryshuar, nxiti pakënaqësi në Kosovë dhe kulmoi me heqjen e...

Më shumëDetails

Më të lexuarat në 24 orët e fundit

  • Ekskluzive: Arrestohet 4 persona në Mitrovicë nën dyshimin për dallavere me testin e patent shoferëve

    Ekskluzive: Arrestohet 4 persona në Mitrovicë nën dyshimin për dallavere me testin e patent shoferëve

    154 Shpërndaje
    Shpërndaje 62 Tweet 39
  • Hoti del me sqarim, tregon pse nuk e voton Bekim Sejdiun për president

    114 Shpërndaje
    Shpërndaje 46 Tweet 29
  • Policia konfirmon raportimin e Veriu.info: Janë arrestuar 4 persona në Mitrovicë për dallavere me testin për patentë shofer

    103 Shpërndaje
    Shpërndaje 41 Tweet 26
  • Bekë Berisha për kandidatin për President: Duhet me qenë shumë i poshtër meqë janë pajtuar për të

    97 Shpërndaje
    Shpërndaje 39 Tweet 24
  • “Kjo është…”, momenti kur Mihrija kupton se do të bëhet gjyshe (video)

    91 Shpërndaje
    Shpërndaje 36 Tweet 23

Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.

Privacy Policy

© 2023 Veriu.info

Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum

© Veriu.info

Veriu.info përdor cookies. Duke vijuar me hapjen e kësaj faqe, ju bini dakord me kushtet për përdorimin e cookies. Më shumë