Veriu.info
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Veriu
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Veriu

Rusia reagon pas gatishmërisë së 8.500 trupave amerikane për Evropë

25/01/2022 - 12:06
në Kryesore, Lajme
A A
Rusia reagon pas gatishmërisë së 8.500 trupave amerikane për Evropë
Shpërndaje në FacebookShpërndaje në Whatsapp

Rusia tha të martën se është duke shikuar me shqetësim të madh, pasi Shtetet e Bashkuara vendosën 8.500 trupa në gjendje gatishmërie për nisje drejt Evropës në rast të eskalimit të krizës në Ukrainë.

Zëdhënësi i Kremlinit, Dmitry Peskov, e akuzoi Uashingtonin për rritje të tensioneve rreth Ukrainës, duke e përsëritur linjën e Moskës se kriza është duke u drejtuar nga veprimet e ShBA-së dhe NATO-s e jo nga grumbullimi i dhjetëra mijëra trupave ruse afër kufirit ukrainas.

Zyrtari rus tha se Presidenti i Rusisë, Vladimir Putin, këtë javë do të zhvillojë bisedë me homologun francez, Emmanuel Macron, i cili gjithashtu ka planifikuar të bisedojë me Presidentin e Ukrainës, Volodymyr Zelenskiy.

Sipas tij, vënia në gatishmëri e trupave amerikane nuk ndikon në negociata, sepse faza e tanishme e bisedimeve është kompletuar, shkruan Reuters, përcjell Gazeta Express.

Rusia po pret përgjigje me shkrim nga Shtetet e Bashkuara këtë javë për listën e saj të kërkesave rreth sigurisë, disa prej të cilave ShBA-ja ka dhënë shenjë se nuk do të pranohen që në fillim.

Ndryshe, NATO-ja tha të hënën se do t’i vendosë forcat e veta në gjendje gatishmërie dhe do të përforcohet në Evropën Lindore me më shumë anije dhe aeroplanë luftarakë.

Shtetet perëndimore e akuzojnë Rusinë se po planifikon sulm të ri ndaj Ukrainës, një pjesë të së cilës e kishte pushtuar në vitin 2014. Moska ka mohuar se ka plan të tillë, por thotë se mund të ndërmarrë veprim të pasaktësuar ushtarak, nëse kërkesat e saj nuk plotësohen, përfshirë kërkesën që NATO-ja kurrë të mos e pranojë Ukrainën si anëtare.
Përktheu: Nasuf Abdyli

JU REKOMANDOJMË

Kapet 19-vjeçari që dyshohet se vodhi një “Golf 2” në Shtime

Kapet 19-vjeçari që dyshohet se vodhi një “Golf 2” në Shtime
25/11/2026 - 23:05

Policia e Kosovës ka identifikuar dhe shoqëruar në polici një 19-vjeçar, i dyshuar për vjedhjen e një veture të tipit “Golf 2” në Shtime. Rasti ishte raportuar më...

Më shumëDetails

“Kush i konstatoi vrasjet politike të pasluftës”: Ja çfarë thotë Nasim Haradinaj

Në zgjedhjet e fundit mbështeti PDK-në, në këto zgjedhje Nasim Haradinaj del hapur në mbështetje të AAK-së
25/11/2026 - 22:39

Tema e vrasjeve të pasluftës është aktualizuar në Kosovë. Nasim Haradinaj ka thënë në “Pressing” të T7 se kush i konstatoi që janë vrasje politike. “Vrasjet politike kush...

Më shumëDetails

E thotë deputeti i LDK-së: Ne e kundërshtojmë ndryshimin e ligjit të Speciales nëse i hiqet mandati për zbardhjen e vrasjeve të pasluftës

E thotë deputeti i LDK-së: Ne e kundërshtojmë ndryshimin e ligjit të Speciales nëse i hiqet mandati për zbardhjen e vrasjeve të pasluftës
25/11/2026 - 22:02

Shkëmb Manaj, djali i veprimtarë të vrarë të LDK-së, Shaban Manaj, ka qenë i ftuar në “Pressing” të T7. Ai ka thënë se kanë shpresë që Gjykata Speciale...

Më shumëDetails

Vëllezërit e ish-presidentit Thaçi vizituan Fadil Fazliun pas lirimit nga Haga

Vëllezërit e ish-presidentit Thaçi vizituan Fadil Fazliun pas lirimit nga Haga
25/11/2026 - 21:54

Vëllezërit e ish-presidentit Hashim Thaçi, Ganiu, Idrizi dhe Blerimi, vizituan Fadil Fazliun pas kthimit të tij nga Haga. U vlerësua si një vizitë vëllazërore që dëshmon respektin, solidaritetin...

Më shumëDetails

PDK-ja e Kurti me nismë për ligj të ri për Hagën, reagon BE-ja

Gjuha shqipe dhe lënda voluminoze si shqetësime, mbrojtja e Thaçit dhe tjerëve e bind pjesërisht Apelin në ‘betejën’ e parë
25/11/2026 - 21:15

Një zëdhënës i Bashkimi Evropian ka thënë se Brukseli zyrtar pret të konsultohet për çfarëdo ndryshimi të Ligjit për Gjykatën Speciale me seli në Hagë. Kjo pas nismës...

Më shumëDetails

Kurti në Bruksel, pritet nga Costa dhe von der Leyen

Kurti në Bruksel, pritet nga Costa dhe von der Leyen
25/11/2026 - 20:54

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, po merr pjesë në Samitin Bashkimi Evropian – Ballkani Perëndimor, që po mbahet në Bruksel. Në nisje të samitit, Kurti është pritur nga...

Më shumëDetails

Më të lexuarat në 24 orët e fundit

  • “Ma q… nanën, mos u bofshi ma zi se ajo”, zbulohen mesazhe të tjera shqetësuese në telefonat e sekuestruar për rastin e Arlindës

    “Ma q… nanën, mos u bofshi ma zi se ajo”, zbulohen mesazhe të tjera shqetësuese në telefonat e sekuestruar për rastin e Arlindës

    105 Shpërndaje
    Shpërndaje 42 Tweet 26
  • “Selam Alejkum, Selam Alejkum…”, zbardhen bisedat në rastin e vra’sjes së policit Muhamet Lika

    105 Shpërndaje
    Shpërndaje 42 Tweet 26
  • Çka ndodhi në seancën që përfundoi me përleshje fizike në Kuvendin e Mitrovicës, flet Safet Kamberi

    96 Shpërndaje
    Shpërndaje 38 Tweet 24
  • Aksion policor në “Marigona Hill”, tre persona përfundojnë në pranga për mashtrime me kartela

    90 Shpërndaje
    Shpërndaje 36 Tweet 23
  • Ky është biznesmeni llapjan, që e përplasi me veturë një doganier, dyshohet se po bartte telefona kontrabandë

    85 Shpërndaje
    Shpërndaje 34 Tweet 21

Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.

Privacy Policy

© 2023 Veriu.info

Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum

© Veriu.info

Veriu.info përdor cookies. Duke vijuar me hapjen e kësaj faqe, ju bini dakord me kushtet për përdorimin e cookies. Më shumë