Veriu.info
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Veriu
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Veriu

Sa para u shpenzuan nga buxheti i Kosovës në restorantin e Ridvan Muharremit?

12/11/2025 - 11:06
në Kryesore, Lajme
A A
Sa para u shpenzuan nga buxheti i Kosovës në restorantin e Ridvan Muharremit?
Shpërndaje në FacebookShpërndaje në Whatsapp

Mbi 11 mijë euro nga buxheti i Kosovës janë shpenzuar në dreka zyrtare në restorantin “Bukë e zemër” të tani të akuzuarit Ridvan Muharremi, thuhet në aktakuzën e Prokurorisë Speciale për rastin e Rezervave Shtetërore.

Këto shpenzime, sipas raportit përmbledhës financiar të Njësisë së Hetimeve të Integruara Financiare që citohet nga aktakuza e Prokurorisë Speciale e publikuar nga “Betimi për Drejtësi”, ishin bërë nga 3 mars 2022- 14 korrik 2023.

Në mesin e transaksioneve, rezulton dhe dreka zyrtare e mbajtur nga kabineti i Zyrës së Kryeministrit Albin Kurti, në vlerë prej 517 euro.

“Nëse analizojmë më në detaje këto transaksione, vërehet se të njëjtat kanë filluar të realizohen nga muaji mars i vitit 2022, pra, pikërisht në kohën e zhvillimit të procesit të blerjes së rezervave shtetërore të mallit (grurë, vaj dhe sheqer), ku ishte i përfshirë Ridvan Muharemi”, thuhet në aktakuzën e Prokurorisë Speciale.

Tutje, aktakuza citon se transaksioni për këtë drekë ishe bërë pikërisht në ditën e realizimit të kontratës me kompaninë turke për blerjen e 10 mijë tonë grurë në vlerë prej 4.8 milionë euro.

“Përveç tjerash, në muajin mars, konkretisht me datë 15 mars 2022, ditën kur është nënshkruar kontrata nga Rozeta Hajdari me operatorin turk “Yafe Turizm Insaat Sanayi ve Ticaret Anonim Sirketi”, është realizuar transaksion për drekën zyrtare e organizuar nga Kryeministri, në llogari të biznesit të Ridvan Muharemi “Bukë e Zemër”, thuhet tutje në aktakuzë.

Pronari i restorantit “Bukë e Zemër”, i njohur si “Ridi” tani po akuzohet nga Prokuroria Speciale për kryerjen e veprës penale “Ndihmë në kryerjen e veprës penale keqpërdorim i pozitës apo autoritetit zyrtar”.

Në anën tjetër, Prokuroria Speciale bashkë me Muharremin po e akuzon edhe ministren në detyrë Industrisë, Ndërmarrësisë dhe Tregtisë, Rozeta Hajdari, ish-zëvendëssekretarin, Irfan Lipovica dhe drejtorin e Departamentit për Rezerva Shtetërore, Hafiz Gara, për kryerjen e veprave penale “Keqpërdorim i pozitës apo autoritetit zyrtar” dhe “Zbulim i fshehtësisë zyrtare”.

Ata ngarkohen se me veprimet e tyre e kanë dëmtuar buxhetin e Kosovës në vlerë për afër 3 milionë euro.

Kjo thuhet se është bërë përmes kontratave të nënshkruara për blerjen e rezervave shtetërore për grurin, vajin dhe sheqerin.

JU REKOMANDOJMË

Azem Vllasi: Mjer Kosova me këta politikanë

Azem Vllasi: Mjer Kosova me këta politikanë
28/05/2026 - 14:29

Analisti i njohur politik, Azem Vllasi, ka komentuar klimën aktuale që po dominon për zgjedhjet e 7 qershorit. Sipas Vllasit, dominimi dhe garimi po karakterizohet nga ata që...

Më shumëDetails

Tahiri: Miliona po derdhen veç Kurti me mbet në pushtet, kush po thotë që Kosova është e varfër?

Tahiri: Macron nuk përmendi njohjen e Kosovës nga Serbi – kjo njëanshmëri është dështim i diplomacisë së Kosovës
28/05/2026 - 14:24

Ish-zëvendëskryeministrja e Kosovës, Edita Tahiri, e ka kritikuar qeverinë në detyrë për shpërndarjen të miliona eurove para fushatës zgjedhore. Ajo ka bërë me dije se kjo po bëhet...

Më shumëDetails

Limaj vendos logon e PDK-së në profil

Limaj vendos logon e PDK-së në profil
28/05/2026 - 13:35

Fatmir Limaj ka vendosur logon e Partisë Demokratike të Kosovës (PDK) në profilin e tij në rrjetet sociale. Megjithëse nuk pranuan që Limaj të ishte pjesë e listës...

Më shumëDetails

Xhandarmëria do të bëhet me ligj nga legjislatura e ardhshme, Kurti: Grupi Punues po i analizon të gjitha aspektet

Kryeministri s’i përgjigjet kryesuesit të Këshillit Prokurorial
28/05/2026 - 13:20

Kryeministri në detyrë, Albin Kurti, gjatë një konference për media është deklaruar lidhur me themelimin e xhandarmërisë.Kurti, ka thënë se e njëjta do themelohet në përputhje me sistemin...

Më shumëDetails

A do të jetë KFOR’it pjesë e grupit punues për xhandarmërinë? Deklarohet Sveçla

Xhandarmëria serbe në kufi – Sveçla: Provokime që do të dështojnë, të gatshëm të ballafaqohemi me çfarëdo sfide
28/05/2026 - 13:14

Ministri në detyrë, Xhelal Sveçla, ka dhënë detaje se si do të funksionojë xhandarmëria, të cilën Qeveria e Kosovës e përmendi ditë më parë si një mekanizëm të...

Më shumëDetails

OVL-UÇK: Etiketimi i dëshmitarëve si Clark apo Rubin e nxjerr Prokurorinë nga argumentimi ligjor dhe e zhyt në armiqësi politike

OVL-UÇK: Etiketimi i dëshmitarëve si Clark apo Rubin e nxjerr Prokurorinë nga argumentimi ligjor dhe e zhyt në armiqësi politike
28/05/2026 - 12:34

OVL UÇK ka reaguar ashpër pas komenteve të prokurorisë lidhur me disa nga dëshmitarët e mbrojtjes së krerëve të UÇK-së. Në reagim thuhet se etiketimi i figurave si...

Më shumëDetails

Më të lexuarat në 24 orët e fundit

  • Hekuran Murati: Ekzekutohen shtesat prej 100 euro për fëmijë dhe pensionistë

    Hapet aplikimi për shtesat prej 100 euro – Murati tregon procedurën për aplikim

    634 Shpërndaje
    Shpërndaje 254 Tweet 159
  • Ky është personi që mbeti i vrarë në therjen me thikë në Mitrovicë (Emri)

    100 Shpërndaje
    Shpërndaje 40 Tweet 25
  • LAJMI I FUNDIT: Vrasje e rëndë në Mitrovicë, prehet me thikë në fyt një person, një tjetër plagoset

    97 Shpërndaje
    Shpërndaje 39 Tweet 24
  • “Bir k*rve, budall”- I famshmi i Telekomit e pranon se ndërmarrja ka nënshkruar kontrata të negociuara në vlerë prej 40 milionë eurove

    90 Shpërndaje
    Shpërndaje 36 Tweet 23
  • Ky dyshohet të jetë viktima në Prishtinë

    89 Shpërndaje
    Shpërndaje 36 Tweet 22

Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.

Privacy Policy

© 2023 Veriu.info

Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum

© Veriu.info

Veriu.info përdor cookies. Duke vijuar me hapjen e kësaj faqe, ju bini dakord me kushtet për përdorimin e cookies. Më shumë