Veriu.info
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Veriu
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Veriu

Salla e Kuvendit, vendi ku nuk ndodhë asgjë, por paguhet gjithçka

10/06/2025 - 09:42
në Kryesore, Lajme
A A
Salla e Kuvendit, vendi ku nuk ndodhë asgjë, por paguhet gjithçka
Shpërndaje në FacebookShpërndaje në Whatsapp

Katër muaj pas mbajtjes së zgjedhjeve parlamentare dhe rreth dy muaj nga seanca e parë për konstituimin e Kuvendit, deputetët e Kosovës vazhdojnë të “shkojnë në punë” çdo 48 orë pa bërë asnjë punë.

Seanca pas seance, me skenar të përsëritur e pa asnjë zgjidhje, Kuvendi ka mbetur peng i pazareve politike për zgjedhjen e kryeparlamentarit.

Ndërkohë, të vetmen gjë që kanë arritur ta bëjnë 76 prej tyre është të emërojnë asistentët personalë, të cilët tashmë marrin paga të majme. njësoj si vetë deputetët, që megjithëse s’kanë votuar asgjë, paguhen rregullisht. Ironikisht, shteti funksionon vetëm për rrogat e tyre..

FrontOnline ka siguruar nga Kuvendi i Kosovës listën e asistentëve të rinj të deputetëve, paga e së cilëve, sipas raportimeve të mëhershme të FrontOnline, sillet nga 640 € deri në 850 €, përfshirë këtu edhe benificionet shtesë.

Rrogat ecin, zgjidhjet mungojnë, e ndërkohë qytetarët e këtij vendi paguajnë për një Kuvend që ekziston vetëm fizikisht, por jo funksionalisht.

Në vend që të përfaqësojnë interesin e popullit, shumë prej deputetëve duket se janë më të përqendruar në rehati sesa në përgjegjësi. Kuvendi nuk ka kryetar, nuk ka punë, por ka staf të rregullt dhe këtë, me sa duket, e kanë trajtuar si prioritet kombëtar.

Deputetja e Lëvizjes Vetëvendosje, Labinotë Demi-Murtezi, për FrontOnline ka folur pas bllokadës së krijuar në Kuvend për shkak të mosmarrëveshjeve politike, duke theksuar se vendi ka nevojë për përgjegjësi institucionale dhe jo për krizë të re zgjedhore.

“Nuk kemi mbajtur zgjedhje për të shkuar në zgjedhje të reja menjëherë. Ajo çka ne kemi marrë si rezultat, duhet me ia respektu njëri-tjetrit”, deklaroi Demi-Murtezi, duke aluduar në pengesat e vazhdueshme që sipas saj po vijnë nga opozita.

Deputetja theksoi se Vetëvendosje ka treguar përmbajtje dhe nuk ka reaguar me të njëjtën monedhë.

“Nëse ne sot i kemi kaluar 53 ditë duke na kushtëzuar opozita për një emër, do të duheshin edhe 53 ditë tjera që të i kushtëzonim ne ata për emrat e nënkryetarëve të tyre, por kjo nuk është zgjidhje” deklaroi ajo.

Në vazhdim, ajo i bëri thirrje opozitës që të veprojë me maturi dhe në interes të vendit, duke theksuar se kërkesa për unitet, siç po artikulohet nga LDK-ja, duhet të materializohet aty ku ka vlerë reale – në Kuvend.

“Nëse këtij vendi i duhet unitet, siç po kërkon LDK, ai unitet duhet të arrihet në Kuvend, e më pas Qeveria bëhet me numra, bëhet me projekte konkrete. Nëse na duhet unitet, na duhet në Kuvend. E për qeveri e shohim se me kë na ec bashkëpunimi”, tha ajo për FrontOnline.

Në përmbyllje, Demi-Murtezi shprehu shpresën se deputetët opozitarë do të reflektojnë.

“Po shpresoj që kolegët deputetë nga opozita t’i thërrasin mendjes” u shpreh deputetja.

Deputeti i Partisë Demokratike të Kosovës (PDK), Rashit Qalaj, për FrontOnline ka folur ndaj situatës së vazhdueshme të bllokadës politike, duke e cilësuar procesin si një “cirk politik” që po zvarritet përtej çdo limiti normal institucional.

“Cirku po vazhdon, ne jemi në pritje të dekretimit të partisë që ka më së shumti ulëse në Kuvend,” ka deklaruar Qalaj.

Sipas tij, PDK-ja i ka dhënë tashmë opsionet e saj për zgjidhjen e ngërçit, por nuk do të mbështesë formimin e një qeverie të re të drejtuar nga Lëvizja Vetëvendosje:

“Ne i kemi dhënë opsionet tona. Ne nuk e votojmë kabinetin qeveritar, por jemi të hapur për një kandidat konsensual që ta votojmë.” tha ai për FrontOnline.

Qalaj shtoi se vendimi i Gjykatës Kushtetuese pritet të luajë një rol kyç në sqarimin e situatës dhe në përcaktimin e hapave të ardhshëm.

“Jemi duke pritur edhe opinionin e Gjykatës Kushtetuese dhe besoj se opinioni i saj do të jetë pozitiv për deputetët e opozitës.” përfundoi Qalaj.

Deputeti i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës (AAK), Lahi Brahimaj, për FrontOnline ka deklaruar se subjekti i tij politik është i gatshëm për zgjedhje të reja, duke e cilësuar këtë si një ndër opsionet më të mundshme për tejkalimin e situatës aktuale politike.

“Pa ardhur vendimi i Gjykatës Kushtetuese s’kam ndonjë ide,” ka thënë Brahimaj, duke theksuar se çdo veprim konkret varet nga interpretimi kushtetues i rrethanave aktuale.

Ai ka shtuar se zgjedhjet mbeten një zgjidhje e mundshme dhe se AAK është e përgatitur për t’u përballur me to.

“Edhe zgjedhjet do të ishin zgjidhje. Edhe ne si AAK jemi gati për zgjedhje të reja, si do qoftë.” tha ai për FrontOnline.

Megjithatë, Brahimaj ka theksuar se gjithçka varet nga koordinimi ndërmjet partive politike dhe vendimi përfundimtar i Gjykatës Kushtetuese:

“Por kjo varet edhe nga partitë tjera, por edhe nga vendimi i Gjykatës Kushtetuese se çfarë vendimi do të kthejë.” përfundoi deputeti Brahimaj.

Analisti politik Shkëlzen Maliqi për FrontOnline ka komentuar situatën aktuale politike në Kosovë, duke u ndalur veçanërisht te roli i Presidentes dhe mundësitë për të tejkaluar ngërçin institucional.

Sipas tij, zgjidhja është e mundur nëse të gjitha palët marrin përgjegjësitë që u takojnë dhe veprojnë me vendosmëri.

“S’kemi çka të themi. Edhe Presidentja e ka të drejtën e dekretimit të daljes nga ngërç me pak guxim”, ka thënë Maliqi, duke nënkuptuar se zyra e Presidentes mund të luajë rol më aktiv në zgjidhjen e krizës politike në vend.

Ai thekson se vendimi i pritshëm nga Gjykata Kushtetuese mund të hapë rrugë për veprime më konkrete.

“Nëse del vendimi i Kushtetueses, edhe ajo mundet me shpejtu procesin.” tha Maliqi për FrontOnline

Ndërkohë, Maliqi nuk përjashton as mundësinë që opozita të kontribuojë në zgjidhjen e ngërçit duke mbështetur një kandidat të Lëvizjes Vetëvendosje:

“Ose edhe opozita, si faktori i tretë, edhe këta munden me votu një kandidat të VV-së.” tha ai.

JU REKOMANDOJMË

Osmani: Biseduam me Abdixhikun se si të ecim përpara, s’është deponuar asnjë nënshkrim për shkarkimin e tij

Osmani: Biseduam me Abdixhikun se si të ecim përpara, s’është deponuar asnjë nënshkrim për shkarkimin e tij
06/07/2026 - 16:00

Ish-presidentja Vjosa Osmani tha se sot zhvilluan disa takime në zyrat e Lidhjes Demokratike të Kosovës, ndërsa shtoi se nuk është deponuar asnjë nënshkrim për shkarkimin e kryetarit...

Më shumëDetails

Rron Gjinovci reagon ndaj protestës së fermerëve: Praktikisht kërkesa e tyre është të mos inspektohet kompania që e përpunon qumështin

Rron Gjinovci reagon ndaj protestës së fermerëve: Praktikisht kërkesa e tyre është të mos inspektohet kompania që e përpunon qumështin
06/07/2026 - 15:48

Aktivisti i njohur për qëndrimet e tij në mbështetje të Qeverisë, Rron Gjinovci, ka reaguar ndaj protestës së fermerëve, të cilët sot para Ministrisë së Bujqësisë zbrazën qumësht...

Më shumëDetails

Haradinaj në mbështetje të fermerëve: Institucionet të reflektojnë, t’i marrin seriozisht kërkesat e tyre dhe të kompensojnë dëmet e shkaktuara

Haradinaj në mbështetje të fermerëve: Institucionet të reflektojnë, t’i marrin seriozisht kërkesat e tyre dhe të kompensojnë dëmet e shkaktuara
06/07/2026 - 15:36

Ish lideri i AAK-së, Ramush Haradinaj ka reaguar në mbështetje të protestës së fermerëve, duke e cilësuar gjendjen në sektorin e qumështit si të dhimbshme dhe shqetësuese. Në...

Më shumëDetails

LVV: Për qeverinë i kemi votat, më pas duhet të gjejmë konsensus për Presidentin

Nagavci për zgjedhjen e Presidentit: Kurti po vazhdon angazhimet dhe besoj se do të arrihet një pajtueshmëri
06/07/2026 - 15:20

Lëvizja Vetëvendosje tha se i ka siguruar votat për formimin e Qeverisë së re pas zgjedhjeve të 7 qershorit dhe se do të kërkojë konsensus me partitë e...

Më shumëDetails

“Vetne Mujën a është qumësht a vaj pallme”, Syla reagon pas protestës së fermerëve pranë objektit të Ministrisë së Bujqësisë

“Vetne Mujën a është qumësht a vaj pallme”, Syla reagon pas protestës së fermerëve pranë objektit të Ministrisë së Bujqësisë
06/07/2026 - 15:10

Analisti dhe kometatori politik Valon Syla ka reaguar rreth protestës së fermerëve të cilët derdhën qumështin para Ministrisë së Bujqësisë, shenjë revolte për mbylljen e qumështores Vita. Sipas...

Më shumëDetails

Ky është personi që dyshohet se ka pastruar paratë e drogës në Itali dhe të cilit iu konfiskuan pronat në Kosovë

Ky është personi që dyshohet se ka pastruar paratë e drogës në Itali dhe të cilit iu konfiskuan pronat në Kosovë
06/07/2026 - 14:58

Policia e Kosovës nën autorizimin e Prokurorisë Speciale të Republikës së Kosovës ka zhvilluar një operacion në Prishtinë më 30 qershor 2026, si rezultat i të cilit janë...

Më shumëDetails

Më të lexuarat në 24 orët e fundit

  • Kapet armatim në autobusin kosovar të Pranvera Travel në Hungari, arrestohet shoferi (Video/Foto)

    Kapet armatim në autobusin kosovar të Pranvera Travel në Hungari, arrestohet shoferi (Video/Foto)

    88 Shpërndaje
    Shpërndaje 35 Tweet 22
  • Sekuestrimi i aseteve me vlerë 1 milion euro, publikohet video e aksionit

    88 Shpërndaje
    Shpërndaje 35 Tweet 22
  • Gjatë kontrollit në Aeroportin e Prishtinës, ja çka gjeti policia në çantën e një gruaje

    85 Shpërndaje
    Shpërndaje 34 Tweet 21
  • Babai i të riut që u vra në Suedi: U prehsh në paqe djali jem, babi të do të shumë

    82 Shpërndaje
    Shpërndaje 33 Tweet 21
  • U raportua e zhdukur prej më shumë se një muaji, 38-vjeçarja gjendet duke bashkëjetuar me një burrë në Prishtinë

    92 Shpërndaje
    Shpërndaje 37 Tweet 23

Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.

Privacy Policy

© 2023 Veriu.info

Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum

© Veriu.info

Veriu.info përdor cookies. Duke vijuar me hapjen e kësaj faqe, ju bini dakord me kushtet për përdorimin e cookies. Më shumë