Veriu.info
  • Ballina
  • Lajme
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Veriu
  • Ballina
  • Lajme
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Veriu

Sandwich dialogu

15/09/2023 - 15:27
në Opinione
A A
Mushkolaj: Kur po i dëgjoj opozitarët n’Kuvend duke kritiku për nepotizëm, mu po m’vjen marre për ta
Shpërndaje në FacebookShpërndaje në Whatsapp

Në Serbi debati i këtyre ditëve nuk është as Asociacioni, as dialogu, por sandwichi me sallam që presidenti serb e promovoi në kuadër të uljes së çmimeve për disa produkte. E në Bruksel Kosova u gjend si në sandwich – në njërën anë nën sanksione, e në tjetrën nën presionin për Asociacionin.

Imer Mushkolaj

A mund t’ia qëlloni cili është debati i ditëve të fundit në Serbi? Nëse mendoni se qytetarët atje janë të preokupuar rreth dialogut me Kosovën, jeni gabim. Gaboni edhe nëse mendoni se qytetarët atje janë tërë sy e veshë çfarë po ndodh në veriun e Kosovës. Ata nuk po merren as me integrimet europiane, as me luftën në Ukrainë.

Në daç besoni, n’daç jo, debati kryesor atje është sallami. Po, po salLami që atje njihet me emrin “parizer”. Por, si u bë që të gjithë atje të merren me këtë temë?

Para pak ditësh presidenti serb Aleksandar Vuçiq doli në një konferencë me gazetarë për të njoftuar se njëzet produkte bazike do të kenë çmime më të ulëta nga e mërkura e kësaj jave. Ai nga një shportë nxori një nga një produktet si sallami, jogurti, qumështi, patatet, buka etj. dhe tregoi se sa do të kushtojnë ato. Ky veprim i Vuçiqit shkaktoi reagime të shumta në opinionin publik. Por, ai nuk e la me kaq. Paralajmëroi se do të hajë vetë një shujtë bukë, sallam e majonez. Dhe ashtu ndodhi.

Të mërkurën, një ditë para takimit me kryeministrin Albin Kurti në Bruksel, ai shfaqi një video nga zyra e tij, në të cilën shihej së bashku me dy ministra të tij, Sinisha Mali dhe Tomislav Momiroviq, teksa përgatitnin sandwichë me sallam e majonez. Paraprakisht, siç u pa në një tjetër video, dy ministrat kishin shkuar në një market dhe kishin blerë gjysmë kilogrami sallam, dy litra jogurt, dy bukë dhe majonez. Ministrat u panë duke i kafshuar sandwichët, por jo edhe Vuçiq dhe kjo shkaktoi një valë reagimesh tjera, duke thënë se ai i kishte gënjyer qytetarët dhe fare nuk e kishte ngrënë sandwichin e përgatitur.

Ajo që Vuçiq bëri është propagandë e pastër politike, me qëllim që t’i fascinojë qytetarët, në radhë të parë votuesit e tij. Duke e parë Vuçiqin në video, ata ndihen të rëndësishëm sepse “qe, edhe presidenti po ha sallam si na”. Në teori, veprimi i tillë njihet si “idealizim i realitetit”. Pra, nuk bëhet fjalë për veprime dhe elemente vizuale që nuk kanë të bëjnë me argumente, por ilustrime për forcimin e mesazheve politike.

Rrjetet sociale vazhdojnë “të vlojnë” me video të qytetarëve duke e imituar Vuçiqin, ndërkohë që opozita dhe kritikët e kanë sulmuar ashpër. Gazetari Milan Quliberk ka thënë se presidenti nuk mundet “ta fsheh realitetin me sallam”, duke e konsideruar komike, por edhe tragjike njëkohësisht videon në të cilën ai bashkë me ministra shihet duke përgatitur sandwich me sallam.

* * *

Nën hijen e sallamit në Serbi mbeti edhe takimi i të enjtes në Bruksel, ndërmjet Vuçiqit e Kurtit. I pari kushtëzoi zbatimin e marrëveshjes për normalizimin e raporteve me themelimin së pari të Asociacionit të komunave me shumicë serbe, ndërkohë që i dyti refuzoi këtë kushtëzim dhe paraqiti një plan të sekuencuar se si marrëveshja duhet zbatuar. Bashkimi Europian, në anën tjetër, tha se ka prezantuar një plan të cilin i pari e pranoi, kurse i dyti e refuzoi.

Në tavolinën e bisedimeve u pa ujë e kafe, por jo edhe sandwichë. Megjithatë, Kosova u prezantua si të jetë në një sandwich. Në njërën anë nën sanksionet e BE’së dhe në anën tjetër nën presionin e europianëve, amerikanëve dhe Serbisë për themelimin e Asociacionit.

Sipas pretendimeve, njëra palë kërkon që Asociacioni të themelohet në fillim, e tjetra në fund të procesit. Por, marrë parasysh edhe mungesën e përpjekjeve të sinqerta gjaatë gjashtë muajve të fundit, për zbatimin e marrëveshjes, asnjëra palë nuk ka vullnet për ta bërë një gjë të tillë.

Kështu, një ditë pas takimit, Kurti iu kthehet obligimeve të brendshme në Kosovë, e Vuçiq debatit për sandwichin me sallam në Serbi. Vuçiqit nuk i ngutet për zbatimin e marrëveshjes dhe pret ndryshime gjeopolitike. Por, presioni është mbi Kosovën dhe Kurti duhet të veprojë në dobi të gjetjes së një zgjidhjeje.

JU REKOMANDOJMË

Eurodeputeti Bilicik: Negociatat ngecën kur Kurti erdhi në pushtet, nëse nuk ecë dialogu kemi konflikt
Lajme

Eurodeputeti Bilicik: Negociatat ngecën kur Kurti erdhi në pushtet, nëse nuk ecë dialogu kemi konflikt

03/10/2023 - 16:09
Avdiu për “Tages-Anzeiger”: Ngjarjet në veri ngjajnë me fillimet e sulmit rus ndaj Ukrainës
Lajme

Avdiu për “Tages-Anzeiger”: Ngjarjet në veri ngjajnë me fillimet e sulmit rus ndaj Ukrainës

01/10/2023 - 19:09
Shkruan Ermal Mulosmani: Shqiptarët nuk janë trima, nuk kanë qejf të vdesin, sa më larg frontit aq më të çartur janë
Opinione

Shkruan Ermal Mulosmani: Shqiptarët nuk janë trima, nuk kanë qejf të vdesin, sa më larg frontit aq më të çartur janë

01/10/2023 - 00:14
Parashikimi i Berishës: Serbia do ta vrasë Milan Radoiçiqin
Lajme

Parashikimi i Berishës: Serbia do ta vrasë Milan Radoiçiqin

30/09/2023 - 09:06
Hasani: Udhëzimi për largim të kryetarëve, kundërkushtetues dhe kundërligjor
Opinione

Mbi detyrimet ndërkombëtare të vendit tonë

29/09/2023 - 15:40
Albin Kurti po fut Kosovën në luftë me Perëndimin bazuar në gënjeshtra
Opinione

Albin Kurti po fut Kosovën në luftë me Perëndimin bazuar në gënjeshtra

23/09/2023 - 18:11

Më të lexuarat në 24 orët e fundit

  • Dramë e fajdes në Vushtrri: Shkojnë t’ia marrin shtëpinë viktimës – për 20 mijë i kërkuan 55 mijë euro (Dokument)

    Dramë e fajdes në Vushtrri: Shkojnë t’ia marrin shtëpinë viktimës – për 20 mijë i kërkuan 55 mijë euro (Dokument)

    286 Shpërndaje
    Shpërndaje 114 Tweet 72
  • “A po iu dhemb dora ende”, gazetarja amerikane ngacmon Vuçiqin që s’e nënshkroi Marrëveshjen e Ohrit

    132 Shpërndaje
    Shpërndaje 53 Tweet 33
  • Shqiptarja me emrin Lule, e martuar me serb në Zveçan: Le të pajtohen Kurti e Vuçiqi

    126 Shpërndaje
    Shpërndaje 50 Tweet 32
  • Vushtrriasit H.P. sot i merret shtëpia me vendim gjykatës, pretendon se e humbi me fajde te Sh.B.

    168 Shpërndaje
    Shpërndaje 67 Tweet 42
  • Artisti serb i drejtohet BE-së: Mos e mbështetni një shtet që financon terrorizmin

    177 Shpërndaje
    Shpërndaje 71 Tweet 44

Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.

Privacy Policy

© 2023 Veriu.info

Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
  • Ballina
  • Lajme
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum

© Veriu.info

Veriu.info përdor cookies. Duke vijuar me hapjen e kësaj faqe, ju bini dakord me kushtet për përdorimin e cookies. Më shumë