Veriu.info
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Veriu
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Veriu

Sarrazin: Të formohet sa më shpejt qeveria në Kosovë dhe të punojë aktivisht në dialog

05/03/2025 - 18:12
në Kryesore, Lajme
A A
Sarrazin: Të formohet sa më shpejt qeveria në Kosovë dhe të punojë aktivisht në dialog
Shpërndaje në FacebookShpërndaje në Whatsapp

I dërguari special i qeverisë gjermane për Ballkanin Perëndimor, Manuel Sarrazin, ka kërkuar themelim sa më të shpejtë të qeverisë së re në Kosovë, pas zgjedhjeve të 9 shkurtit.

Në një intervistë për DW në gjuhën serbo-kroate, diplomati gjerman tha se nuk u takon të tjerëve të vendosin se si do të formohet qeveria në Kosovë.

“Duhet të presim dhe të shohim se si do të zhvillohet situata politike në Republikën e Kosovës. Do të ishte e dëshirueshme që një qeveri të formohej sa më shpejt dhe qeveria e re të angazhohej aktivisht në dialog. Natyrisht, këtë e presim edhe nga Serbia. Megjithatë, nuk na takon neve të vendosim se si do të vazhdojë procesi i formimit të qeverisë në Republikën e Kosovës. Ky është një vendim i marrë nga Kosova”, deklaroi i dërguari special i qeverisë gjermane për Ballkanin Perëndimor, Manuel Sarrazin.

Ndërkaq, ai ka folur edhe për emisarin e ri të BE-së për dialogun Kosovë-Serbi, Peter Sorensen, për të cilin tha se do t’i vë theks të ri dialogut.

“Me Peter Sorensen, të dërguarin e ri të posaçëm të BE-së për dialogun ndërmjet Kosovës dhe Serbisë, kemi një person të ri që do të vazhdojë ta udhëheqë këtë proces në emër të BE-së. Bisedat e para që kishim lanë një përshtypje shumë të mirë për të si person. Ai sigurisht do t’i vërë një theks të ri dialogut, ndërsa në të njëjtën kohë do të përpiqet që, përmes punës themelore, të arrijë përparim në afrimin e dy vendeve”, u shpreh Sarrazin në këtë intervistë, transmeton Klankosova.tv.

Ai tha se në të kaluarën, Gjermania dhe vetë ai, e kanë pasur për detyrë të mbështesnin punën e institucioneve evropiane dhe kryenegociatorit të BE-së. “Ne do të punojmë ngushtë së bashku në javët dhe muajt e ardhshëm. Kjo sigurisht do të vlejë për qeverinë e re gjermane. Sepse Gjermania mbështet qasjen evropiane ndaj dialogut dhe njerëzit që e udhëheqin atë”.

“Shpresoj se tani puna thelbësore për zgjidhjet do të fillojë përsëri. Është koha për të punuar shumë për të gjetur zgjidhje konkrete. Unë besoj se zoti Sorensen është personi i duhur për këtë detyrë”, potencoi Sarrazin.

JU REKOMANDOJMË

Komunikata skandaloze e policisë, vendos inicialet e prokurores si e dyshuar për shit-blerje të narkotikëve (Emrat)

Komunikata skandaloze e policisë, vendos inicialet e prokurores si e dyshuar për shit-blerje të narkotikëve (Emrat)
18/07/2026 - 15:48

Veriu.info ka raportuar sot për një aksion të suksesshëm të anti-drogës së Prishtinës, të cilët mbrëmë kanë arrestuar një person në Podujevë dhe kanë sekuestruar rreth 650 gramë...

Më shumëDetails

Anti-droga e Prishtinës me suksese të pareshtura, kap mbi 600 gramë marihuanë në Podujevë, arrestohet një person (Emri)

Anti-droga e Prishtinës me suksese të pareshtura, kap mbi 600 gramë marihuanë në Podujevë, arrestohet një person (Emri)
18/07/2026 - 15:29

Hetuesit policorë nga Drejtoria për Hetimin e Trafikimit me Narkotikë-Njësia Prishtinë, po vazhdojnë realizimin me sukses të aksioneve kundër trafikantëve të substancave narkotike. Në kuadër të Planit Operativ...

Më shumëDetails

Abuzoi me çmimet e naftës gjatë krizës, shteti e dërgon në gjykatë kompaninë “Euro Miti” të Sait Graincës

Abuzoi me çmimet e naftës gjatë krizës, shteti e dërgon në gjykatë kompaninë “Euro Miti” të Sait Graincës
18/07/2026 - 14:50

Kompania “Euro Miti” Sh.P.K. me pronar biznesmenin Sait Grainca është përfshirë në skandalin e dallavereve me çmimet e naftës, duke shitur derivate të naftës me çmime më të...

Më shumëDetails

Mediat britanike e rikthejnë në vëmendje Dorian Pukën pasi ai shfaqet duke ushqyer qentë e tij me tufa me para

Mediat britanike e rikthejnë në vëmendje Dorian Pukën pasi ai shfaqet duke ushqyer qentë e tij me tufa me para
18/07/2026 - 14:36

Përsëri emigranti nga Laçi, Dorian Puka, kthehet në subjekt të një shkrimi të medias angleze The Daily Telegraph pas një mori shkrimesh gjatë katër viteve të fundit. Është...

Më shumëDetails

Shëngjini mbetet destinacioni më i frekuentuar nga shqiptarët e Kosovës

Shëngjini mbetet destinacioni më i frekuentuar nga shqiptarët e Kosovës
18/07/2026 - 14:23

Edhe kjo fundjavë, ashtu si gjatë gjithë sezonit veror, është shoqëruar me fluks të lartë lëvizjesh në Pikën Kufitare të Morinit. Pjesa më e madhe e udhëtarëve që...

Më shumëDetails

U pa në video duke shtënë me armë në ajër, policia e gjen të dyshuarin dhe ia sekuestron revolen

U pa në video duke shtënë me armë në ajër, policia e gjen të dyshuarin dhe ia sekuestron revolen
18/07/2026 - 13:23

Policia e Kosovës, ka njoftuar se ka sekuestruar një revole nga një person, i cili është parë në një video duke shtënë me armë zjarri në ajër. I...

Më shumëDetails

Më të lexuarat në 24 orët e fundit

  • Drejtoresha e re e RTK-së është gruaja e aktorit të famshëm

    Drejtoresha e re e RTK-së është gruaja e aktorit të famshëm

    139 Shpërndaje
    Shpërndaje 56 Tweet 35
  • Ky është i dyshuari i arrestuar për goditjen me thikë të 30-vjeçarit (B.M.) në Mitrovicë (Emri)

    106 Shpërndaje
    Shpërndaje 42 Tweet 27
  • Luana Vjollca ndez rrjetin, publikon video me fustan provokues (Pamje)

    93 Shpërndaje
    Shpërndaje 37 Tweet 23
  • Shembja e shtëpisë në rrugën A, aktivizohen Policia dhe Prokuroria

    89 Shpërndaje
    Shpërndaje 36 Tweet 22
  • Pankarta që trazoi Botërorin: FIFA del me reagim ndaj Argjentinës

    88 Shpërndaje
    Shpërndaje 35 Tweet 22

Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.

Privacy Policy

© 2023 Veriu.info

Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum

© Veriu.info

Veriu.info përdor cookies. Duke vijuar me hapjen e kësaj faqe, ju bini dakord me kushtet për përdorimin e cookies. Më shumë