Veriu.info
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Veriu
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Veriu

SBASHK: Qeveria po përçan mësimdhënësit, ata që ia nisën mësimit po ia bëjnë qejfin pushtetit

18/09/2022 - 13:56
në Kryesore, Lajme
A A
SBASHK: Qeveria po përçan mësimdhënësit, ata që ia nisën mësimit po ia bëjnë qejfin pushtetit
Shpërndaje në FacebookShpërndaje në Whatsapp

Sindikata e Bashkuar e Arsimit, Shkencës dhe Kulturës ka reaguar pasi u ‘tradhtuan’ nga disa shkolla, të cilat nisën mësimin dhe nuk vazhduan grevën. Në një komunikatë për media, SBASHK thotë se Qeveria po përçan mësimdhënësit.

Në komunikatë sindikata e arsimit ka thënë se pushteti po don t’i shoh të shuara sindikatat.

“Ikje nga dialogu me sindikatat, që pushteti do t’i shoh të shuara, e vizitat nëpër komuna me dhembje të rrejshme për situatën dhe për fëmijët që nuk janë në shkollë e për qytetarë që nuk po mund të marrin një dokument në komunë janë rrugëtim i gabuar i qeverisë. Në vend të kësaj duhet dialogu i sinqertë e në prani të medieve të nderuara për të dalë nga kjo situatë. Por, mbase kjo situatë po i konvenon Kurtit dhe qeverisë së tij. Një kryeministër që vërtetë e do vendin e tij kurrë nuk do t’i nënshtrohej tekave të tij, që në vend të debatit e zgjidhjes së kërkesave të grevistëve, të merrte një fjali e të përqeshte atë që shkoi në takim bashkë me anëtarë të tjerë të Këshillit Grevist e që kishin qëllimin më të mirë që të debatohej sinqerisht dhe që të arrihej te marrëveshja e pranueshme”, thuhet në komunikatë.

Pavarësisht “luftës kundër zërit sindikal të anëtarësisë”, SBASHK-u thotë se nuk do të veprojnë me shantazhe e kërcënime ndaj grevistëve.

“Duke parë gjithë këtë luftë kundër zërit sindikal të anëtarësisë e duke demantuar me fakte e argumente se as SBASHK e as Sindikata e shërbyesve civilë nuk kanë vepruar kurrë e as nuk veprojnë si qeveria tani me shantazhe e kërcënime ndaj grevistëve, po respektojnë vullnetin dhe zërin e anëtarësisë e për ta lehtësuar plagën në shpirtrat e një numri të vogël të anëtarësisë, që nga presionet e vazhdueshme të qeveritarëve po ndahen nga mijëra e mijëra kolegë grevistë dolëm dhe e treguam publikisht se SBASHK ka frymuar dhe vazhdon të frymojë lirshëm dhe se ishte dhe mbetet shembull i shkëlqyer i demokracisë. Mbetet i tillë edhe tani karshi presioneve të papara të Qeverisë e një pjese të fansave të saj, që kanë humbur njerëzoren dhe krenarinë e traditën e kombit tonë.”

E përmes kësaj komunikate, SBASHK-u i është drejtuar mësimdhënësve që tashmë kanë nisur mësimin, përkundër grevës.

“Ju numri tepër i vogël i kolegeve e kolegëve tanë që po ia bëni qejfin pushtetarëve sot është zgjedhje e lirë juaja, por kolegët tuaj në kohë të tjera kur qeverisnin partitë që ata i kishin votuar, qëndronin të pa luhatur në grevat e tyre për të realizuar kërkesat legjitime e duke ruajtur unitetin me moton Bashkë e në SBASHK. Mijëra të punësuar në arsim që nga çerdhet e deri në universitete dhe ata në shërbimet publike vazhdojnë të qëndrojnë dinjitetshëm në grevën, që nuk e deshën, por erdhën deri te ajo pasi që qeveria injoroi e po injoron dialogun serioz dhe kërkesat e tyre. Qeveria me angazhime konkrete e vendime të pranueshme për të dy palët duhet të dëshmohet se është e shqetësuar vërtetë për gjendjen e krijuar. Ajo, në vend të kësaj, vazhdon me presionet ndaj grevistëve dhe tregon se qëllimi i saj, sikur është, futja e përçarjes dhe ngulfatja e zërit sindikal. Këtë askush nuk e ka arritur deri tani e nuk do ta arrij dot as kjo qeveri”.

“Edhe kjo sfidë do të kalojë dhe mjerë ata që do të ulin kokën nga turpi”, përfundon komunikata.

Komunikata e plotë:

SBASHK-u ishte dhe mbetet sindikatë e atyre që e kanë lirinë e plotë të mendimit dhe të votës së lirë. I kthyer në kujtesën e ngjarjeve të shënuara e filmuara nga mediet, ky realitet dëshmon se greva kishte edhe në Qeveritë e kaluara në Kosovën e pasluftës, por kurrë nuk kishte goditje të ulëta e të turrit të militantëve partiakë me sharje, përbuzje e linçime siç po ndodh tani e sa kohë nga Qeveria e telallët e saj.

Qeveria Kurti nuk do dialog e zgjidhje të kërkesave të grevistëve, kërkesa këto të prezantuara e të mohuara e të injoruara tani e sa muaj, por do rrugëtimin e vetë të përbuzjes, nënçmimit, linçimit përmes deklaratave, që pastaj shumëfishohen e pasurohen nga militantë nëpër facebook.

Ikje nga dialogu me sindikatat, që pushteti do t’i shoh të shuara, e vizitat nëpër komuna me dhembje të rrejshme për situatën dhe për fëmijët që nuk janë në shkollë e për qytetarë që nuk po mund të marrin një dokument në komunë janë rrugëtim i gabuar i qeverisë. Në vend të kësaj duhet dialogu i sinqertë e në prani të medieve të nderuara për të dalë nga kjo situatë. Por, mbase kjo situatë po i konvenon Kurtit dhe qeverisë së tij. Një kryeministër që vërtetë e do vendin e tij kurrë nuk do t’i nënshtrohej tekave të tij, që në vend të debatit e zgjidhjes së kërkesave të grevistëve, të merrte një fjali e të përqeshte atë që shkoi në takim bashkë me anëtarë të tjerë të Këshillit Grevist e që kishin qëllimin më të mirë që të debatohej sinqerisht dhe që të arrihej te marrëveshja e pranueshme.

Duke parë gjithë këtë luftë kundër zërit sindikal të anëtarësisë e duke demantuar me fakte e argumente se as SBASHK e as Sindikata e shërbyesve civilë nuk kanë vepruar kurrë e as nuk veprojnë si qeveria tani me shantazhe e kërcënime ndaj grevistëve, po respektojnë vullnetin dhe zërin e anëtarësisë e për ta lehtësuar plagën në shpirtrat e një numri të vogël të anëtarësisë, që nga presionet e vazhdueshme të qeveritarëve po ndahen nga mijëra e mijëra kolegë grevistë dolëm dhe e treguam publikisht se SBASHK ka frymuar dhe vazhdon të frymojë lirshëm dhe se ishte dhe mbetet shembull i shkëlqyer i demokracisë. Mbetet i tillë edhe tani karshi presioneve të papara të Qeverisë e një pjese të fansave të saj, që kanë humbur njerëzoren dhe krenarinë e traditën e kombit tonë.

Ju numri tepër i vogël i kolegeve e kolegëve tanë që po ia bëni qejfin pushtetarëve sot është zgjedhje e lirë juaja, por kolegët tuaj në kohë të tjera kur qeverisnin partitë që ata i kishin votuar, qëndronin të pa luhatur në grevat e tyre për të realizuar kërkesat legjitime e duke ruajtur unitetin me moton Bashkë e në SBASHK. Mijëra të punësuar në arsim që nga çerdhet e deri në universitete dhe ata në shërbimet publike vazhdojnë të qëndrojnë dinjitetshëm në grevën, që nuk e deshën, por erdhën deri te ajo pasi që qeveria injoroi e po injoron dialogun serioz dhe kërkesat e tyre. Qeveria me angazhime konkrete e vendime të pranueshme për të dy palët duhet të dëshmohet se është e shqetësuar vërtetë për gjendjen e krijuar. Ajo, në vend të kësaj, vazhdon me presionet ndaj grevistëve dhe tregon se qëllimi i saj, sikur është, futja e përçarjes dhe ngulfatja e zërit sindikal. Këtë askush nuk e ka arritur deri tani e nuk do ta arrij dot as kjo qeveri.

Edhe kjo sfidë do të kalojë dhe mjerë ata që do të ulin kokën nga turpi.

JU REKOMANDOJMË

Kjo është gjendja e fundit në pikat kufitare të Kosovës

20 minuta pritje për të dalë nga Kosova
01/09/2026 - 08:30

Sipas të dhënave të fundit për fluksin në pikat e kalimit kufitar, qarkullimi i automjeteve po zhvillohet pa vonesa të mëdha Në shumicën e pikave kufitare, hyrjet dhe...

Më shumëDetails

Gjendet e mitura që ishte raportuar e zhdukur në Pejë – Policia e gjen duke shëtitur në qytet

U nis për në shkollë e nuk u kthye më, babai njofton se i është zhdukur vajza 12 vjeçare
01/09/2026 - 08:19

E mitura R.H., 15-vjeçare, e cila ishte raportuar e zhdukur në Pejë, është gjetur sot pas angazhimit të hetuesve policorë. Sipas informacioneve të Sinjalit, rasti lidhet me zhdukjen...

Më shumëDetails

Deputetët e PDK-së dhe Aleancës bllokojnë sërish hyrjen e Qeverisë

Deputetët e PDK-së dhe Aleancës bllokojnë sërish hyrjen e Qeverisë
01/09/2026 - 08:08

Deputetët e PDK-së dhe Aleancës, kanë bllokuar edhe sot hyrjen e Qeverisë. Ditën e sotme i janë bashkuar asamblistë dhe aktivistë nga Anamorava. Ata në orët e mëngjesit...

Më shumëDetails

Kandidati për president u gjet, por marrëveshja LVV-LDK përplaset me kundërshtime

Kandidati për president u gjet, por marrëveshja LVV-LDK përplaset me kundërshtime
01/09/2026 - 08:01

Lëvizja Vetëvendosje (LVV) dhe Lidhja Demokratike e Kosovës (LDK) kanë arritur marrëveshje që profesori dhe diplomati Bekim Sejdiu të jetë kandidat për President të Republikës së Kosovës. Marrëveshja...

Më shumëDetails

Beha: Gjyqtari që kërkoi të shqyrtohej lirimi i Thaçit nuk u përfshi më në panelet për krerët e UÇK-së

Beha: Gjyqtari që kërkoi të shqyrtohej lirimi i Thaçit nuk u përfshi më në panelet për krerët e UÇK-së
31/08/2026 - 22:45

Gazetari Besian Beha ka ngritur pikëpyetje lidhur me përbërjen e paneleve gjyqësore që kanë vendosur për vazhdimin e paraburgimit të ish-krerëve të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës në Hagë....

Më shumëDetails

Një ditë para protestës, Rama i drejtohet Qeverisë: Mos i merrni komunave atë që u takon qytetarëve

“Për koncert po, për tjerat jo”, Përparim Rama s’flet për zhvillimet brenda LDK’së
31/08/2026 - 22:34

Kryetari i Prishtinës, Përparim Rama, ka publikuar një video në Facebook një ditë para protestës së komunave para Qeverisë së Kosovës. Rama ka kërkuar nga ekzekutivi qendror që...

Më shumëDetails

Më të lexuarat në 24 orët e fundit

  • Ekskluzive: Arrestohet 4 persona në Mitrovicë nën dyshimin për dallavere me testin e patent shoferëve

    Ekskluzive: Arrestohet 4 persona në Mitrovicë nën dyshimin për dallavere me testin e patent shoferëve

    154 Shpërndaje
    Shpërndaje 62 Tweet 39
  • Hoti del me sqarim, tregon pse nuk e voton Bekim Sejdiun për president

    114 Shpërndaje
    Shpërndaje 46 Tweet 29
  • Policia konfirmon raportimin e Veriu.info: Janë arrestuar 4 persona në Mitrovicë për dallavere me testin për patentë shofer

    104 Shpërndaje
    Shpërndaje 42 Tweet 26
  • Bekë Berisha për kandidatin për President: Duhet me qenë shumë i poshtër meqë janë pajtuar për të

    97 Shpërndaje
    Shpërndaje 39 Tweet 24
  • “Kjo është…”, momenti kur Mihrija kupton se do të bëhet gjyshe (video)

    91 Shpërndaje
    Shpërndaje 36 Tweet 23

Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.

Privacy Policy

© 2023 Veriu.info

Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum

© Veriu.info

Veriu.info përdor cookies. Duke vijuar me hapjen e kësaj faqe, ju bini dakord me kushtet për përdorimin e cookies. Më shumë