Veriu.info
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Veriu
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Veriu

Seanca konstituive me 9 shtator, Kryeziu: Këto janë veç afate politike, afati kushtetues ka qenë me 7 gusht!

05/09/2026 - 17:30
në Lajme
A A
Seanca konstituive me 9 shtator, Kryeziu: Këto janë veç afate politike, afati kushtetues ka qenë me 7 gusht!
Shpërndaje në FacebookShpërndaje në Whatsapp

Seanca konstituive e Kuvendit të Kosovës do të mbahet më 9 shtator.

Kështu ka konfirmuar ditën e djeshme kryesuesi i seancës, Avni Dehari.

“Si Kryesues i Seancës Konstitutive e kam parë si një lajm të mirë arritjen e marrëveshjes ndërmjet Lëvizjes VETËVENDOSJE! dhe Lidhjes Demokratike të Kosovës. Edhe pse ende nuk ka qartësi të plotë, nëse ekziston numri i nevojshëm i deputetëve për konstituimin e të gjitha institucioneve, kam vendosur që vazhdimin e Seancës Konstitutive ta thërras më 9 shtator, në orën 11:00. Deri atëherë pres që kjo marrëveshje të shoqërohet me përgjegjësi konkrete dhe me gatishmëri të deputetëve për t’i përmbushur detyrimet e tyre kushtetuese. Kosova nuk ka nevojë për një tjetër zvarritje, as për një tjetër krizë dhe aq më pak për një proces të ri zgjedhor” ka shkruar Dehari.

Por, sipas vendimit të Gjykatës Kushtetuese, konstituimi i Kuvendit duhet të përmbyllet brenda 30 ditësh nga certifikimi i rezultatit të zgjedhjeve që ishte data 7 gusht.

Kryeministri në detyrë, Albin Kurti, kërkoi kohë shtesë për konstituuimin e Kuvendit duke theksuar se duhet një marrëveshje paraprake për çështjen e Presidentit.

Nga ky subjekt politik(LVV) madje deklaruar se koha prej 30 ditësh nis nga seanca e parë duke bërë që edhe ky afat i vendosur nga vetë Lëvizja Vetëvendosje të përfundojë sonte në orën 23:59.

Në lidhje me mbajtjen e seancës konstituive të Kuvendit me datën 9 shtator ka folur për “Gazeta Blic”, ish-nënkryetari i Gjykatës Kushtetuese, Kadri Kryeziu.

Kryeziu potencoi se seanca e datës 9 shtator nuk është brenda afateve të vendosura nga Gjykata Kushtetuese.

“Jo, afati kushtetues ka qenë me 7 gusht, tash janë vetëm afate politike” tha shkurt Kryeziu për “Gazeta Blic”.

Kryetari i PDK-së, Bedri Hamza, ka deklaruar se ky subjekt politik nuk do të pranojë vazhdimin e shkeljeve kushtetuese dhe se nga sot, do të hyjë në një fazë tjetër të veprimit politik, institucional dhe juridik për rikthimin e ligjshmërisë dhe rendit kushtetues në vend.

JU REKOMANDOJMË

Hoxha Labinot Maliqi në Ditën Ndërkombëtare të Bamirësisë kujton Nënën Terezë: Kombi shqiptar është më i fortë kur secili e ruan besimin e vet, respekton tjetrin dhe punon për të mirën e përbashkët

Hoxha Labinot Maliqi në Ditën Ndërkombëtare të Bamirësisë kujton Nënën Terezë: Kombi shqiptar është më i fortë kur secili e ruan besimin e vet, respekton tjetrin dhe punon për të mirën e përbashkët
05/09/2026 - 17:24

Imami i njohur kosovar Labinot Maliqi në Ditën Ndërkombëtare të Bamirësisë ka kujtuar Nënën Terezë, Gonxhe Bojaxhiun, raporton Gazeta Online Veriu.info. Ai ka thënë se ne shqiptarët e...

Më shumëDetails

Ndalohet në Bërnjak i dyshuari për rastin e vr’asjes së 23 shqiptarëve më 19 prill 1999 në Zubin Potok

Ndalohet në Bërnjak i dyshuari për rastin e vr’asjes së 23 shqiptarëve më 19 prill 1999 në Zubin Potok
05/09/2026 - 17:04

Një person është ndaluar në pikën kufitare në Bërnjak lidhur me hetimet për ngjarjet e 19 prillit 1999 në Kalludër të Vogël të Zubin Potokut, ku u vranë...

Më shumëDetails

‘Ora e Pritjes’ nis numërimin mbrapa edhe në Gjilan, ora e lirisë për çlirimtarët

‘Ora e Pritjes’ nis numërimin mbrapa edhe në Gjilan, ora e lirisë për çlirimtarët
05/09/2026 - 16:40

Edhe në Gjilan ka nisur “Ora e Pritjes”, e cila po numëron mbrapa drejt 16 shtatorit, në pritje të drejtësisë dhe lirisë për çlirimtarët Hashim Thaçi, Kadri Veseli,...

Më shumëDetails

Tentim vrasje në Prishtinë, plagoset A.B

Punëtori bie nga lartësia në kantierin e “Fjordi SHPK” në ”Royal Green Residence” – arrestohet pronari
05/09/2026 - 16:27

Një person ka mbetur i plagosur si pasojë e të shtënave me armë zjarri në një lokal në rrugën “Lidhja e Pejës” në Prishtinë. Zëdhënësja e Policisë së...

Më shumëDetails

Përveç Jozit, u arrestua edhe shoku i tij – në kërkim dy të tjerë

Përveç Jozit, u arrestua edhe shoku i tij – në kërkim dy të tjerë
05/09/2026 - 16:17

Këngëtari Jozefin Marku, i njohur si Jozi, është arrestuar bashkë me një person tjetër në lidhje me rrahjen e Edit. Policia njoftoi se pas hetimeve për videon e...

Më shumëDetails

LAJMI I FUNDIT: Edi Rama i reagon Serbisë për Ratko Mladiqin

LAJMI I FUNDIT: Edi Rama i reagon Serbisë për Ratko Mladiqin
05/09/2026 - 16:08

Në funksion të idesë së tij për një integrim gradual të vendeve kandidate në Bashkimin Europian, kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama solli në vëmendje edhe Serbinë dhe mënyrën...

Më shumëDetails

Më të lexuarat në 24 orët e fundit

  • Kush është Blerina Maloku? Policia e Kosovës ende në kërkim të 22-vjeçares nga Vushtrria

    Kush është Blerina Maloku? Policia e Kosovës ende në kërkim të 22-vjeçares nga Vushtrria

    196 Shpërndaje
    Shpërndaje 78 Tweet 49
  • Gazetari Panduri thot se po përndiqet nga persona të lidhur me BIA-n serbe, rastin e denoncon në Polici

    87 Shpërndaje
    Shpërndaje 35 Tweet 22
  • Qeveria Kurti heq përcaktimin e çmimit, naftëtarët e mirëpresin këtë vendim

    87 Shpërndaje
    Shpërndaje 35 Tweet 22
  • 2 minuta e 50 sekonda: Edi u ndalua me shenjën STOP të policisë, del video e plotë pa ndërhyrje

    147 Shpërndaje
    Shpërndaje 59 Tweet 37
  • Një person gjendet pa shenja jete në qendër të Prishtinës

    83 Shpërndaje
    Shpërndaje 33 Tweet 21

Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.

Privacy Policy

© 2023 Veriu.info

Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum

© Veriu.info

Veriu.info përdor cookies. Duke vijuar me hapjen e kësaj faqe, ju bini dakord me kushtet për përdorimin e cookies. Më shumë