Një sasi prej disa kilogramësh drogë është kapur sot në Malishevë, por jo si zakonisht, përmes ndonjë aksioni apo kontrolli. Këtë herë, dikush i ka ‘harruar’ ose i ka lënë me qëllim dy qese me marihuanë në një rrugë të fshatit Pagarushë.
Burimet nga Prokuroria kanë bërë me dije se bëhet fjalë për mbi 3 kilogramë substancë narkotike, e llojit marihuanë, që është sekuestruar nga Policia.
Sinjali mëson se në lidhje me rastin është vënë në dijeni edhe Njësia e Antidrogës për rajonin e Gjakovës, teksa ende nuk dihet se si ka përfunduar droga aty dhe kush janë të dyshuarit.
Gazeta Sinjali ka tentuar të marrë nj përgjigje edhe nga Policia, por të njëjtit kanë qenë të paqasshëm.












