Veriu.info
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Veriu
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Veriu

Senati i Universitetit të Prishtinës miraton deklaratë për luftën çlirimtare të Kosovës

01/10/2026 - 09:13
në Lajme
A A
Senati i Universitetit të Prishtinës miraton deklaratë për luftën çlirimtare të Kosovës
Shpërndaje në FacebookShpërndaje në Whatsapp

Senati i Universitetit të Prishtinës, në mbledhjen e mbajtur dje, miratoi një deklaratë në lidhje me luftën e drejtë të popullit të Kosovës për liri, demokraci e pavarësi.“Universiteti i Prishtinës shpreh bindjen e tij të palëkundur se drejtësia duhet të jetë e pavarur, e paanshme, objektive dhe e mbështetur në prova, standarde të së drejtës dhe parimet themelore të procesit të rregullt gjyqësor. Universiteti beson se drejtësia e qëndrueshme nuk mund të ndërtohet mbi paragjykime kolektive”, thuhet në njoftim.Në të njëjtën kohë, universiteti vlerëson se historia e luftës së Kosovës nuk mund të shkëputet nga konteksti politik, shoqëror dhe humanitar, në të cilin ajo u zhvillua.“Lufta e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës ishte pjesë e përpjekjes së popullit të Kosovës për mbrojtjen e shtëpisë, jetës, dinjitetit njerëzor, lirisë individuale dhe kolektive, si dhe të së drejtës për të jetuar i lirë nga represioni dhe dhuna. Kjo luftë u zhvillua në një kontekst të dhunës sistematike, dëbimeve masive dhe dëbimit të popullsisë shqiptare të Kosovës, të shoqëruara me shkelje të rënda dhe sistematike të të drejtave të njeriut dhe të së drejtës humanitare. Këto zhvillime përbëjnë pjesë të dokumentuara të historisë së Kosovës dhe të kontekstit, në të cilin duhet të kuptohet lufta e saj për liri. Për rrjedhojë, çdo trajtim serioz i kësaj periudhe duhet ta marrë parasysh këtë realitet historik dhe humanitar. Mbështetja dhe ndërhyrja e NATO-s duhet të kuptohen në kontekstin e krizës humanitare, të dhunës së përhapur, të dëbimeve të popullsisë dhe të nevojës për mbrojtjen e saj”, thuhet tutje në njoftim.“Po kështu, Universiteti i referohet opinionit këshillimor të Gjykatës Ndërkombëtare të Drejtësisë të 22 korrikut 2010, në të cilin gjykata arriti në përfundimin se deklarata e pavarësisë së Kosovës e 17 shkurtit 2008 nuk kishte shkelur të drejtën ndërkombëtare.Universiteti i Prishtinës, siç thuhet, beson se e vërteta historike duhet të kërkohet përmes dokumenteve, dëshmive, kërkimit shkencor dhe debatit të hapur akademik. E vërteta për luftën e Kosovës nuk duhet të ndërtohet mbi mohimin, relativizimin apo instrumentalizimin politik të historisë, por mbi shqyrtimin kritik dhe të përgjegjshëm të fakteve.“Institucioni më i madh publik i arsimit të lartë dhe kërkimit shkencor në Kosovë, Universiteti i Prishtinës, mbetet i hapur dhe i gatshëm të kontribuojë me të gjitha kapacitetet e tij akademike, shkencore dhe institucionale në dokumentimin, studimin dhe ndriçimin e së vërtetës historike për luftën çlirimtare të Kosovës, për dëbimin dhe dhunën sistematike të ushtruar ndaj popullsisë civile, për përvojën e viktimave dhe të të zhvendosurve, si dhe për rrugën që çoi drejt lirisë dhe shtetësisë së Kosovës. Ky është një detyrim ndaj së vërtetës, ndaj viktimave dhe brezave që e përjetuan luftën, por edhe ndaj brezave të rinj që kanë të drejtë ta njohin historinë e vendit të tyre mbi bazën e fakteve, dokumenteve dhe standardeve akademike”.“Universiteti i Prishtinës do të vazhdojë ta mbrojë lirinë akademike, kërkimin shkencor dhe të drejtën për ta studiuar historinë e Kosovës pa frikë, pa presion dhe pa ndërhyrje politike. Universiteti mbetet i gatshëm të vërë në dispozicion ekspertizën dhe kapacitetet e tij akademike për çdo përpjekje serioze që synon dokumentimin dhe ndriçimin e së vërtetës historike për luftën e Kosovës, rrugën e saj drejt lirisë dhe ndërtimin e shtetit të Kosovës”, u bë e ditur në njoftimin e UP-së.

JU REKOMANDOJMË

Ahmeti fton shqiptarët për marshin e sotëm: Historia nuk mund të gjykohet, ajo duhet të dëshmohet me të vërtetën

Ahmeti fton shqiptarët për marshin e sotëm: Historia nuk mund të gjykohet, ajo duhet të dëshmohet me të vërtetën
01/10/2026 - 08:57

Lideri i BDI-së, Ali Ahmeti, ka ftuar gjithë shqiptarët që të marrin pjesë në marshin protestues kundër dënimit të krerëve të UÇK-së, i cili do të mbahet sot...

Më shumëDetails

Sot hyn në fuqi marrëveshja e tregtisë së lirë mes Kosovës dhe vendeve të EFTA’s

Sot hyn në fuqi marrëveshja e tregtisë së lirë mes Kosovës dhe vendeve të EFTA’s
01/10/2026 - 08:43

Nga dita e sotme, 1 tetor 2026, hyn në zbatim të plotë Marrëveshja e Tregtisë së Lirë ndërmjet Kosovës dhe vendeve të EFTA-s, përkatësisht Zvicrës, Islandës, Norvegjisë dhe...

Më shumëDetails

Latifi: E vetmja strategji për mbrojtjen e ish-krerëve të UÇK-së është sigurimi i fondeve

Blerim Latifi: VV shihej si parti e pakorruptuar, kjo gjë ka filluar të ndryshojë
01/10/2026 - 08:30

Analisti Blerim Latifi ka thënë në emisionin “Pressing” të T7 se, sipas tij, e vetmja strategji për mbrojtjen e ish-krerëve të UÇK-së është sigurimi i fondeve. Ai tha...

Më shumëDetails

Haradinaj: Ne e kemi pasur komandant Adem Jasharin, Thaçi nuk ka qenë komandant, por drejtor i drejtorisë politike

Haradinaj: Ne e kemi pasur komandant Adem Jasharin, Thaçi nuk ka qenë komandant, por drejtor i drejtorisë politike
01/10/2026 - 08:26

Ish-kreu i Aleancës, Ramush Haradinaj, në emisionin “Adresa” në Kanal 10, ka bërë një dallim mes figurave historike të luftës dhe roleve politike të asaj kohe, duke komentuar...

Më shumëDetails

Von der Leyen do të pritet me protestë, njoftohet aktivitet në aeroport

Von der Leyen do të pritet me protestë, njoftohet aktivitet në aeroport
01/10/2026 - 08:16

Presidentja e Komisionit Evropian, Ursula von der Leyen, sot do të qëndrojë për vizitë zyrtare në Kosovë. Derisa në Kryeministri e pret Kurti, von der Leyen pritet të...

Më shumëDetails

Sot mbahet protestë gjithëpopullore, në mbështetje për ish-krerët e UÇK-së

Sot mbahet protestë gjithëpopullore, në mbështetje për ish-krerët e UÇK-së
01/10/2026 - 08:07

Një numër i madh qytetarësh nga e gjithë Kosova dhe trojet e tjera pritet të bashkohen sot në protestën e paralajmëruar nga platforma Liria ka Emër, duke filluar...

Më shumëDetails

Më të lexuarat në 24 orët e fundit

  • Nga Eli Fara tek Monika Lubonja, 17 gra raportohet të jenë filmuar nga kompozitori Adrian Hila – dalin disa pamje

    Nga Eli Fara tek Monika Lubonja, 17 gra raportohet të jenë filmuar nga kompozitori Adrian Hila – dalin disa pamje

    1069 Shpërndaje
    Shpërndaje 428 Tweet 267
  • Skandali i Adrian Hilës, gazetari lëshon deklaratën e fortë: Dy prej grave kanë tentuar t’i …

    294 Shpërndaje
    Shpërndaje 118 Tweet 74
  • Misteri pas videove të Adrian Hilës me personazhet e njohur të botës së showbiz-it

    172 Shpërndaje
    Shpërndaje 69 Tweet 43
  • Aktore dhe këngëtare zhdukin fotot në studion e Ad Hilës, në videot intime edhe moderatorë dhe biznesmenë

    160 Shpërndaje
    Shpërndaje 64 Tweet 40
  • “Ballë për ballë” – Gani Geci i përgjigjet Xhavit Halitit: Kur doni, kush po doni!

    133 Shpërndaje
    Shpërndaje 53 Tweet 33

Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.

Privacy Policy

© 2023 Veriu.info

Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum

© Veriu.info

Veriu.info përdor cookies. Duke vijuar me hapjen e kësaj faqe, ju bini dakord me kushtet për përdorimin e cookies. Më shumë