Veriu.info
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Veriu
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Veriu

“Serbia do të aktivizojë lobuesit kundër këtij nominimi”, Rushiti thotë se duhet një strategji për sukses për Çmimin Nobel

25/01/2025 - 10:20
në Lajme
A A
“Serbia do të aktivizojë lobuesit kundër këtij nominimi”, Rushiti thotë se duhet një strategji për sukses për Çmimin Nobel
Shpërndaje në FacebookShpërndaje në Whatsapp

“Serbia do të aktivizojë lobuesit kundër këtij nominimi, por kjo është një fitore e madhe për Kosovën dhe kauzën e të mbijetuarve të dhunës seksuale”, me këto fjalë, drejtoresha e Qendrës Kosovare për Rehabilitimin e të Mbijetuarve të Torturës (QKRMT) Feride Rushiti, ka përshkruar rëndësinë e nominimit për Çmimin Nobel për Paqe, duke e cilësuar këtë nominim, si një njohje globale për përpjekjet e Kosovës dhe të mbijetuarve të krimeve të luftës.

Rushiti në një intervistë për Ekonomia Online tha se ky vlerësim është një moment i veçantë jo vetëm për organizatën, por për gjithë shoqërinë kosovare.

Ajo ka theksuar se nuk kishte pasur informacione paraprake për këtë nominim, por që, sipas saj, nga shoqëria ndërkombëtare lajmi për nominim për Çmimin Nobel për Paqe është cilësuar si lajmi më i gëzuar që i bëhet Kosovës pas pavarësisë.

“Si organizatë kemi punuar ndër vite për grupet të cilat i përfaqësojmë edhe ju ndihmojmë edhe asnjë herë nuk na kanë motivuar ose nuk na kanë udhëhequr mirënjohjet ndërkombëtare, padyshim ato çdo herë kur na kanë ardhur kanë qenë një frymëzim edhe energji për të ecur tutje mbi sfidat me të cilat ne i përfaqësojmë edhe kauzën të cilën ne e mbrojmë. Megjithatë, nominimi për Çmimin Nobel ka ardhur fare pa dijeninë tonë”, tha Rushiti për Ekonomia Online.

Ajo ka thënë se ky nominim është një vlerësim që i është bërë jo vetëm Kosovës, por edhe kauzës së të mbijetuarve që e dërgon në një nivel global.

“Eocionalisht nuk është që je përgatitur sikur kur e din edhe emocionet arrin që t’i menaxhosh ndryshe, në atë moment kam pasur telefonata, thirrje nga miqtë, bashkëpunëtorët, të aktivisteve. Disa shoqe të mia ndërkombëtare me të cilat bashkëpunoj më kanë thënë që pas pavarësisë së Kosovës, ky është lajmi më i gëzuar që i bëhet Kosovës dhe nderi më i madh. Edhe unë e kam pritur kështu, jo vetëm për vetën, jo vetëm për organizatën, jo vetëm për kauzën edhe me mijëra zëra të grave dhe burrave të cilët falë mbijetesës që e kanë arritur dhe ndarë përvojën e tyre me organizatën, mendoj që është një vlerësim që i është bërë Kosovës edhe kauzën e të mbijetuarve e dërgon në një nivel global”, tha Rushiti për Ekonomia Online.

Rushiti thekson se nominimi për çmimin Nobel është lehtësimi më i madh i mundshëm edhe amplifikimi i gjithë atyre zërave të pa dëgjuar në nivel ndërkombëtar

“Unë nuk mendoj që do të kishim mundur më ndryshe, unë kam marr edhe mirënjohje të tjera që kanë vulosur një njohje ndërkombëtare pastaj kanë qenë, aktivistet si Vasfija dhe Shyhreti që vazhdimisht kemi qenë në Samite të përbashkëta ku kemi folur për krimet e bëra në vitet 99-ta edhe shumë të tjera që ende nuk kanë dal në sipërfaqe. Nominimi për çmimin Nobel mendoj që është lehtësimi më i madh i mundshëm edhe amplifikimi i gjithë atyre zërave të pa dëgjuar në nivel ndërkombëtar”, ka thënë ajo për Ekonomia Online.

Rushiti tha se ky nominim është një përvojë e re për vendin dhe se është e rëndësishme që të ndërtohet një strategji e mirëfilltë, në mënyrë që të arrihet suksesshëm deri në rrugëtimin e fundit.

Për këtë, ajo tha se është në kontakt me grupe të ndryshme dhe rrjete ndërkombëtare, të cilat sipas saj, janë aktivizuar vullnetarisht për të lobuar që të fitohet ky çmim.

“Me institucionet e Kosovës kam qenë në kontakt, kam marr urime. Është edhe një përvojë e re edhe për ne si organizatë, mendoj edhe për institucionet dhe gjithë shoqërinë kosovare. Jam shumë mirënjohëse prej grupeve të ndryshme ndërkombëtare edhe në nivel shoqëror edhe nga rrjetet të cilat janë aktivizuar vullnetarisht për të lobuar nëpër rrjetet ku ata përfaqësojnë ndërkombëtarisht, pastaj jam edhe në kontakt edhe me rrjetet të cilat punojmë edhe bashkëveprojmë si organizatë. Duhet dalëngadalë të ndërtojmë një strategji të mirëfilltë në mënyrë që me arrit suksesshëm deri në rrugëtimin e fundit, pastaj kush do të jetë fituesi unë mendoj vetë nominimi është fitore në vetvete, kush do të jetë më i miri le ta merr çmimin”, ka thënë ajo.

Rushiti tha se duke marrë parasysh që ky nominim ndërlidhet mbi kauzën e krimeve të luftës, Serbia do të aktivizojë lobuesit e saj kundër këtij nominimi, por që sipas saj, kjo në vetvete është një fitore pavarësisht lobimeve që mund të bëhen nga shteti serb.

“Marrë parasysh që krejt nominimi ndërlidhet mbi kauzën e krimeve të luftës, mendoj që edhe nuk ka pasur ndonjë lëvizje përtej dialogut aktual që është duke zhvilluar nuk ka pasur ndonjë njohje apo kërkim falje në raport me krimet e luftës. Serbia natyrisht do t’i aktivizoj lobuesit e vetë kundër edhe këtij nominimi, por sido që të jetë e vlerësojmë shumë që deputeti suedez bashkë me partin e tij e ka parë më së të rëndësishme që pjesë e kësaj kandidaturë për Çmimin Nobel për Paqe të jetë edhe QKRMT. Kjo në vetë vete është një fitore pavarësisht lobimeve që mund të bëhen nga Serbia apo akter të tjerë”, ka thënë ajo.

Rushiti në këtë intervistë ka folur edhe në lidhje me sfidat që kanë kaluar përgjatë viteve në trajtimin e të mbijetuarve të dhunës.

Ajo ka përmendur se shumë vite janë nevojitur për të arritur njohjen dhe ndryshimin e ligjeve që trajtojnë këto krime, një proces që ka qenë shumë i ngadaltë, por që ka filluar të jap rezultate.

Rushiti ka thënë se nga ky proces tani rreth 2,200 viktima të dhunës seksuale të kryera gjatë luftës kanë kërkuar pensionin personal, që sipas saj, nuk janë ndihma të mëdha, por që shërbejnë si një drejtësi sociale e njohjes së dhimbjes dhe sakrificës së tyre.

“Për këtë lloj natyre të krimit, të dhunës seksuale është trajtuar brenda familjes. Nganjëherë edhe brenda individit as në familje qoftë grua apo burrë nuk ka arritur që ta ndajë. Pasi ka të bëjë me integritetin e individit dhe nuk është e lehtë të flasësh pasi në shoqërinë tonë edhe është ndërlidhur me nderin e moralin, ka mbizotëruar kulturë paragjykuese, stigmatizuese në relacion me këtë grup të ndjeshëm shoqëror dhe natyrisht ka qenë shumë, shumë sfiduese me arrit me vu kontakte me thyer atë barrierën mesë familjes, komunitetit dhe shoqërisë. Më pastaj ka qenë po ashtu një periudhë e gjatë që ne si organizata të shoqërisë civile kemi avokuar për ndryshime ligjore dhe njohje ligjore dhe njohje ligjore të kësaj plage të luftës e cila nuk ka zgjatur pak, rreth 15 vite me radhë është dashur të avokohet, është dashur të pruhet kjo plagë në sipërfaqe që përfundimisht institucionet e Kosovës ti njohin edhe me arrit me tregu kujdesin adekuat në relacion me këtë krim të luftës. Kjo ka marr kohë me fillu me u zbatu, tash janë rreth 2,2000 gra e burra që kanë kërkuar të drejtën që ju takon, pra pension personal që nuk është ndonjë ndihmë e madhe, më shumë është një farë lloj drejtësie sociale për mënyrën që shteti ja ka njohur vuajtjen sakrificën dhimbjen dhe ka krijuar një farë lloj fuqizimi në nivel familjes, nivel të komunitetit”, ka thënë ajo.

Nominimi i Rushitit u bë nga deputeti i Parlamentit suedez, Magnus Jacobsson, i cili, në një letër dërguar Komitetit të Institutit Norvegjez të Nobelit, theksoi se ky vendim u mor për të njohur “kontributet e jashtëzakonshme” të Rushitit dhe QKRMT-së “në avancimin e të drejtave të njeriut, dinjitetit të të mbijetuarve dhe shërimin e plagëve të luftës të komuniteteve”.

JU REKOMANDOJMË

Plani i Trumpit zemëron Evropën: Uashingtoni u dërgon miliona dollarë mediave të krahut të djathtë

Plani i Trumpit zemëron Evropën: Uashingtoni u dërgon miliona dollarë mediave të krahut të djathtë
01/09/2026 - 08:45

Administrata e Presidentit të SHBA-së, Donald Trump, planifikon të ndajë 4 milionë dollarë për të forcuar mediat e krahut të djathtë në Evropë, pjesë e një pakete më...

Më shumëDetails

Kjo është gjendja e fundit në pikat kufitare të Kosovës

20 minuta pritje për të dalë nga Kosova
01/09/2026 - 08:30

Sipas të dhënave të fundit për fluksin në pikat e kalimit kufitar, qarkullimi i automjeteve po zhvillohet pa vonesa të mëdha Në shumicën e pikave kufitare, hyrjet dhe...

Më shumëDetails

Gjendet e mitura që ishte raportuar e zhdukur në Pejë – Policia e gjen duke shëtitur në qytet

U nis për në shkollë e nuk u kthye më, babai njofton se i është zhdukur vajza 12 vjeçare
01/09/2026 - 08:19

E mitura R.H., 15-vjeçare, e cila ishte raportuar e zhdukur në Pejë, është gjetur sot pas angazhimit të hetuesve policorë. Sipas informacioneve të Sinjalit, rasti lidhet me zhdukjen...

Më shumëDetails

Deputetët e PDK-së dhe Aleancës bllokojnë sërish hyrjen e Qeverisë

Deputetët e PDK-së dhe Aleancës bllokojnë sërish hyrjen e Qeverisë
01/09/2026 - 08:08

Deputetët e PDK-së dhe Aleancës, kanë bllokuar edhe sot hyrjen e Qeverisë. Ditën e sotme i janë bashkuar asamblistë dhe aktivistë nga Anamorava. Ata në orët e mëngjesit...

Më shumëDetails

Kandidati për president u gjet, por marrëveshja LVV-LDK përplaset me kundërshtime

Kandidati për president u gjet, por marrëveshja LVV-LDK përplaset me kundërshtime
01/09/2026 - 08:01

Lëvizja Vetëvendosje (LVV) dhe Lidhja Demokratike e Kosovës (LDK) kanë arritur marrëveshje që profesori dhe diplomati Bekim Sejdiu të jetë kandidat për President të Republikës së Kosovës. Marrëveshja...

Më shumëDetails

Beha: Gjyqtari që kërkoi të shqyrtohej lirimi i Thaçit nuk u përfshi më në panelet për krerët e UÇK-së

Beha: Gjyqtari që kërkoi të shqyrtohej lirimi i Thaçit nuk u përfshi më në panelet për krerët e UÇK-së
31/08/2026 - 22:45

Gazetari Besian Beha ka ngritur pikëpyetje lidhur me përbërjen e paneleve gjyqësore që kanë vendosur për vazhdimin e paraburgimit të ish-krerëve të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës në Hagë....

Më shumëDetails

Më të lexuarat në 24 orët e fundit

  • Ekskluzive: Arrestohet 4 persona në Mitrovicë nën dyshimin për dallavere me testin e patent shoferëve

    Ekskluzive: Arrestohet 4 persona në Mitrovicë nën dyshimin për dallavere me testin e patent shoferëve

    154 Shpërndaje
    Shpërndaje 62 Tweet 39
  • Hoti del me sqarim, tregon pse nuk e voton Bekim Sejdiun për president

    114 Shpërndaje
    Shpërndaje 46 Tweet 29
  • Policia konfirmon raportimin e Veriu.info: Janë arrestuar 4 persona në Mitrovicë për dallavere me testin për patentë shofer

    104 Shpërndaje
    Shpërndaje 42 Tweet 26
  • Bekë Berisha për kandidatin për President: Duhet me qenë shumë i poshtër meqë janë pajtuar për të

    97 Shpërndaje
    Shpërndaje 39 Tweet 24
  • “Kjo është…”, momenti kur Mihrija kupton se do të bëhet gjyshe (video)

    91 Shpërndaje
    Shpërndaje 36 Tweet 23

Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.

Privacy Policy

© 2023 Veriu.info

Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum

© Veriu.info

Veriu.info përdor cookies. Duke vijuar me hapjen e kësaj faqe, ju bini dakord me kushtet për përdorimin e cookies. Më shumë