Opinionisti Azdren Shala, e ka akuzuar Partinë Demokratike të Kosovës për bashkëpunim me Vetëvendosjen.
Në emisionin “Kosova Today”, ai tha se kryeministrin Albin Kurti dhe bashkëpunëtorët e tij, sipas tij, nuk duhet me i pa në politikë.
“Për përpara e kam një plan, me pa PDK-në nën prag. Albin Kurtin dhe bashkëpunëtorët e tyre nuk duhet me i pa në politikë, këtë rast PDK-ja është bashkëpunëtori më i nënshtruar i Kurtit”, tha Shala.
Shala foli edhe për reagimin e Bashkimit Evropian ndaj miratimit të Projektligjit për ndryshim/plotësimin e Ligjit për Dhomat e Specializuara.
“Dje pati reagim të BE-së, dhe këtu vijmë te argumenti i PDK-së që presidentja është e jona, që nënkupton që angazhohet për djemtë. A patë aty ndonjë reagim të presidentes, kryeministrit, ndaj BE-së? Asnjë. Zero. Që i bie me atë akt që e ka bërë PDK-ja, me atë ligj që me shumë gjasë është antikushtetues, kjo është tradhtia e parë ndaj Thaçit”, tha ai.














